LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdorën fytyrën e Salah për të grabitur dyqane dhe markete, arrestohen 4 persona

20 Maj 2020, 16:09, Sport CNA
Përdorën fytyrën e Salah për të grabitur dyqane dhe

Në Cairo Egjipt, katër persona janë arrestuar, të cilët përdornin maska me fytyrën e Salah për të grabitur dyqane dhe markete në qytet. Të katër personat u kapën në flagrancë teksa po grabisnin një dyqan me armë.

Pas një ndjekje të gjatë me makina, policia e Cairo arriti të ndalojë dhe të arrestojë katër grabitësit, të cilët në zotërim kishin armë zjarri dhe katër maska me portretin e yllit të Liverpool.

Salah është personi më i dashur në Egjipt dhe të gjithë e konsiderojnë si ?Mbretin e Egjiptit?. Me fanellën e Liverpool, 27 vjeccari ka qenë shumë i suksesshëm, ndërsa me kombëtaren e tij, ende nuk ka arritur të fitojë trofe.

Lajmet e fundit nga