Connect with Us

Pak para nisjes së protestës/ Yuri Kim dhe Peter Zingraf mbërrijnë në zyrën e Ramës

Politikë

Pak para nisjes së protestës/ Yuri Kim dhe Peter Zingraf mbërrijnë në zyrën e Ramës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një tjetër takim me ambasadoren e Shteteve të Bashuara në Tiranë Yuri Kim. Mësohet se gjithashtu në takim është prezent edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Mendohet se Rama, Kim dhe Zingraf po diskutojnë lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Reformën Zgjedhore, e cila ka mbetur pezull pasi opozita joparlamentare nuk ka shkuar në dy takimet e fundit.

LEXO EDHE:  Sqarimi i kryeministrisë/Ja pse mungoi Rama në foton zyrtare në samitin e kartës së Adriatikut

Ky takim ka nisur vetëm pak para nisjes së protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, kujtojmë se ky është takimi i tretë i Ramës me ambasadoren amerikane brenda 5 ditëve.

Nga ana tjetër, Zingraf kritikoi qeverinë se për shembjen e Teatrit dhe e cilësoi këtë veprim të nxituar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lirimi i dy anëtarëve të grupit të Bajrave/ Alibeaj: Regjimi i Ramës i ka themelet te krimi

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike, e përfaqësuar nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për lirimin nga burgu të dy anëtarëve të grupit të tmerrshëm kriminal të Bajrave.

Në një deklaratë për shtyp, Alibeaj tha se sot u dëshmua edhe njëherë  se ai që e quan regjimi i Edi Ramës i ka themelet tek krimi dhe se reforma në drejtësi ka dështuar, duke u bërë mburojë e grupeve kriminale në shërbim të pushtetit të kryeministrit.

“Lirimi i grupit kriminal të Bajrave, me të cilët Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet në Shkodër, konfirmoi para qytetarëve të vërtetën që ne e kemi thënë prej shumë kohësh, se kush është pjesë e grupeve kriminale, qeveria dhe drejtësia, nën diktatin e saj, bën gjithçka për ta shpëtuar. Kush proteston, kush mbron trashëgiminë kulturore, kush kërkon që Shqipëria të bëhet si Europa, kush kërkon respektimin e lirive dhe të drejtave, kush kërkon të luftohet krimi dhe korrupsioni, kush denoncon Edi Ramën dhe bandën e tij si vegël të oligarkëve për të vjedhur Shqipërinë, goditet, tërhiqet zvarrë, burgoset.

Mes rinisë, artistëve dhe qytetarëve të ndershëm dhe bandës së tmerrshme të Bajrave, që njihet në zonën e Shkodrës për vrasje makabre, trafik droge dhe prostitucioni, Edi Rama zgjedh të jetë krah kriminelëve, t’i mbrojë ata, t’i lehtësojë nga akuzat dhe t’i lirojë nga burgu”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Rama mbështet Veliajn/ “Tirana në rrugën e duhur”

Sipas tij, Rama mund ta mbajë në këmbë pushtetin e tij vetëm përmes tyre. Demokrati pretendon se kjo është një arsye më shumë për të protestuar, ndërsa i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë të heqin dorë nga dhuna dhe presioni ndaj qytetarëve.

“Kjo është një arsye më shumë për të protestuar! Të mos e lëmë jetën në dorë të një regjimi që ka bërë pakt me krimin kundër qytetarëve. Është në nderin e të gjithëve të jenë sot në sheshin e protestës, bashkë me artistët, me rininë, me opozitën.

Partia Demokratike i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë të heqin dorë nga dhuna dhe presioni ndaj qytetarëve. Është e papranueshme që policia po sillet si një vegël e verbër politike duke mos lejuar  qytetarët nga jashtë Tiranës të bashkohen me protestën e orës 17.30. Kushdo polic apo prokuror që, në vend të zbatimit të ligjit, zhytet në llumin e paligjshmërisë dhe korrupsionit të Edi Ramës, duhet të ketë të qartë se asgjë nuk do të harrohet!”, nënvizon Alibeaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Brahimllari nxjerr videon/ Rama po përdor policinë dhe forcat speciale për të bllokuar protestën

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari ka postuar një video në rrjetet sociale ku akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor policinë dhe forcat speciale për të bllokuar protestën e artistëve.

Sipas tij, me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama, të gjithë hyrjet për në Tiranë, janë bllokuar.

“Edi Rama perdor policine dhe forcat speciale per te bllokuar protesten e artisteve.
Te gjithe hyrjet per ne Tirane bllokohen me urdher politik te Edi Rames.
Policia nuk po kryhen funksionin per te luftuar krimin e organizuar por per te dhunuar artistet dhe qytetaret.”/CNA.al

Edi Rama perdor policine dhe forcat speciale per te bllokuar protesten e artisteve. Te gjithe hyrjet per ne Tirane bllokohen me urdher politik te Edi Rames. Policia nuk po kryhen funksionin per te luftuar krimin e organizuar por per te dhunuar artistet dhe qytetaret.

Gepostet von Endrit Braimllari am Mittwoch, 20. Mai 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkëpronari i Air Albania akuzohet për mashtrim/ Shehaj: Rama e përdor për të mbuluar aksionet e veta

Publikuar

-

Nga

Një nga biznesmenët më të famshëm në Turqi ka dorëzuar kallëzim penal në Stamboll kundër biznesmenit shqiptar Sinan Idrizi, për një mashtrim me vlerë 3.2 milionë euro për blerjen e një kompanie koncesionare në Shqipëri.

Për këtë ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili thotë se kryeministri Edi Rama e bëri ortak në Air Albania për ta mbuluar.

Sipas tij, Idrizi po mbulon 41 % të aksioneve të Air Albania që pretendon se janë të Edi Ramës.

“Sinan Idrizi, një person që Edi Rama e vendosi si ortak me 41 % të aksioneve të kompanisë shtetërore Air Albania, akuzohet për mashtrim prej miliona euro. Këtë të akuzuar për mashtrim, pa asnjë aktivitet biznesi, pa asnjë burim të deklaruar parash, Edi Rama e bëri ortak me shtetin vetëm sepse ai ishte njeriu i duhur për të mbuluar Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Kryemadhi në panik/ Ja, si po tenton të “blejë” protestuesit

Nuk ka asnjë dyshim që Sinan Idrizi u vu aty vetëm për të shërbyer si mbulesë për vetë Edi Ramën. 41 % të aksioneve të Air Albania janë të Edi Ramës. Është koha që SPAK të hetojë urgjentisht lidhjet Rama-Idrizi dhe  mënyrën se si u bë Idrizi ortak i shtetit”, shkruan Shehaj në rrjetet sociale./ CNA.al

Bashkëpronari i Air Albania, Sinan Idrizi akuzohet për mashtrim në Turqi

LEXO TE PLOTE