Connect with Us

Nuk vendosi masa kufizuese ndaj koronavirusit/ Si ndryshuan sot shifrat në Suedi

Bota

Nuk vendosi masa kufizuese ndaj koronavirusit/ Si ndryshuan sot shifrat në Suedi

Publikuar

-

Tetëdhjetë e tetë persona të tjerë humbën jetën si pasojë e koronavirusit në Suedi, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të vendit në 3.831.

Përditësimi i fundit nga autoritetet shëndetësore në Suedi, gjithashtu njoftoi 724 raste të reja ndaj pandemisë.

Kujtojmë se Suedia nuk ka vepruar si pjesa tjetër të botës në vendosjen e masave të rrepta kufizuese dhe mbylljen e biznesit për të ngadalësuar përhapjen e virusit./bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kërcënohet me jetë Albin Kurti/ Kryeministri i Kosovës zbulon autorët

Publikuar

-

Nga

Kërcënohet me jetë kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kurti, i cili deklaron se ajo që e ka kërcënuar është Garda Vullnetare Shqiptare.

Kreu i qeverisë në detyrë ka publikuar letrën kërcënuese dhe disa foto të tij me shënjestër në kokë dhe thotë se nuk e merr këtë si kërcënim personal, por si kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, ai pretendon se Garda Vullnetare Shqiptare do të frikësojë Gjykatën Kushtetuese dhe ambasadorët e Quintit.

“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër. Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tani populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata.

LEXO EDHE:  “Bota po mendon për valën e dytë të pandemisë”/ Manjani leksion Ramës: Lëri përrallat

LEXO EDHE:  Rëndohet situata në Kukës/ Polici me Covid-19 infekton edhe kolegët

Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin. Dekreti i Presidentit nuk është amandament kushtetute. Për çka nuk flet Kushtetuta nuk mund të flasë Presidenti. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë. Ne jemi duke i ndjekur me kujdes zhvillimet teksa po presim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Në zgjedhjet e ardhshme do ta thellojmë diferencën si asnjë subjekt tjetër i parë në Kosovën e pasluftës”, shkruan Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Vetëm një i infektuar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Vetëm një rast është konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë nga 211 mostra që janë testuar.

IKSHPK njofton se rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Rahovecit.

Gjithashtu raportohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 15 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769 raste.

QË nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë konfirmuar 989 raste me koronavirus, nga të cilët 769 prej tyre janë shëruar dhe 29 të tjerë kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Deklarata e Piperos/ “Pjesa më e madhe e atyre që intubohen nuk kanë shpëtuar”

LEXO EDHE:  “Pamjet janë shokuese”/ Topollaj leksion qeverisë: Si mund të shmangen radhët e qytetarëve

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më sot sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.952.228 raste të COVID-19 dhe 323.009 raste të vdekjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kryeministri rus mund koronavirusin/ Rikthehet në punë pas 1 muaji

Publikuar

-

Nga

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është kthyer në punë, pasi është shëruar nga koronavirusi. Mishustin njoftoi ne prill se ishte diagnostikuar me koronavirus.

Ai zhvilloi disa takime online me qeverinë e tij, ndërkohë që ishte në spital.

Sot autoritetet në Rusi thanë se kanë regjistruar edhe 9,263 raste të reja me koronavirus, të cilat e rrisin në 299,941 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë vend.
Me këtë shifër, numri total i viktimave nga koronavirusi në Rusi arrin në 2,837./CNA.al

LEXO TE PLOTE