Connect with Us

“Nuk llogarisim asnjë kundërshtar”, Osmani “thumbon” Shehin

Sport

“Nuk llogarisim asnjë kundërshtar”, Osmani “thumbon” Shehin

Publikuar

-

Tefik Osmani lëshon sfidën. Mbrojtësi njihet si një nga ata që dinë të flasin në fushë dhe jashtë saj. Në një rrëfim prononcim të fundit, nuk i ka kursyer “kunjat” për ish-shokun e skuadrës Orges Shehi i cili tashmë është trajner i Kukësit, rivales direkt të Tiranës për titull.

“I kuptoj të gjitha këto fjalë. Janë deklarata ku ne nuk duhet të përzihemi. Duhet të shohim veten tonë. Çdo trajner tjetër motivon ekipin e tij. Ama ne le të shohim punën tonë. Dhe duke parë punën tonë nuk llogarisim asnjë nga kundërshtarët”, u shpreh Osmani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Futbollin nuk e ndryshoi lufta, jo më një virus idiot”, shpërthen presidenti i UEFA-s

Publikuar

-

Nga

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin jep një shpresë të madh për të gjithë tifozët e sportit më popullor, futbollit.  Ceferen beson se tifozët do të kthehen në stadium më shpejt sa është parashikuar duke qenë se tashmë virusi njihet më mirë. Ndërsa, sa i përket faktit se pas kësaj pandemie edhe futbolli mund të ndryshojë disa nga rregullat për t’u përshtatur, presidenti ishte i qartë duke u shprehur se futbollin nuk e ka ndryshuar lufta e parë dhe e dytë botërore e jo më ta ndryshojë një virus.

“Tani e njohim më mirë këtë virus dhe unë në përgjithësi jam një person pozitiv. Nuk më pëlqen aspak ajo pikëpamja që do të ndodhë diçka apokaliptike me valën e dytë, tretë apo edhe të pestë. Të gjithë njerëzit mund të vdesin një ditë, por a duhet të jemi të shqetësuar tani? Unë nuk mendoj kështu. Ne jemi gati dhe do të ndjekim udhëzimet e autoriteteve, por personalisht jam shumë i sigurt se futbolli që jemi mësuar, loja e bukur me tifozë do të rikthehet shumë shpejt.

Asgjë nuk mund ta ndryshojë futbollin përgjithnjë. Kjo ishte një eksperiencë e re dhe kur ta heqim qafe këtë virus idiot, çdo gjë do i kthehet normalitetit. Futbolli nuk ka ndryshuar pas luftës së parë botërore dhe asaj të dytë, e jo më të ndryshojë prej një virusi”, u shpreh Ceferin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sinan Idrizit i plas skandali, ish-presidenti i Gallatasarait e padit për mashtrim

Publikuar

-

Nga

Një skandal ka dalë në dritë lidhur me kompaninë ajrore Air Albania, ku partneri kryesor i saj, Sinan Idrizi është paditur nga biznesmeni i famshëm turk  Adnan Polat në prokurorinë e Stambollit për mashtrim. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke të cilat shkruajnë se Polat, ka de.noncuar se Idrizi i ka kërkuar para, për të blerë një kompani nafte në vendin tonë, kontratë e cila nuk është përmbushur.

“Adnan Polat, biznesmeni i famshëm, ish-President i Galatasaray është mashtruar në Shqipëri. Adnan Polat, i cili është dhe presidenti i Polat Grup ka dorëzuar në prokurorinë e Stambollit një pádi penale me pretendimin se kompania e Sinan Idrizit, Air Albania i ka kërkuar para me premtimin se do të blinte një kompani nafte por kontrata nuk është përmbushur” shkruan gazeta e madhe turke hurryet.com.tr

Çfarë ndodhi gjatë negociatave mes palëve, ku biznesmeni turk pretendon se ka ndodhur dhe máshtrimi?! Adnan Polat ishte takuar me Sinan Idrizin, partnerin e kompanisë Air Albania dhe president i sport klub Flamurtarit. Idrizi i kishte thënë Polat se një kompani e quajtur Global Fluids International, GFI në Shqipëri po bënte një biznes shumë të fitimprurës në Shqipëri dhe ai mund ta ndihmonte nëse donte ta blente kompaninë.

Sipas pádisë, Sinan Idrizi i tha Polat se kompania shitej për 17 milionë dollarë dhe 3.5 milionë dollarë do të ishin si garanci dhe nëse shitja nuk do të bëhej atëherë kjo garanci do të kthehej. Polat kishte përgatitur një projekt-marrëveshje për blerjen e aksioneve në nëntor 2016. Pas kontratës, Idrizi tha se zyrtarët e kompanisë kishin kërkuar që paratë të kalonin nga ai në cilësinë e të besuarit dhe jo përmes bankës.  Kështu Polat kishte dërguar tarifën e parapagimit në llogarinë e biznesmenit pas kontratës së shitjes që ata kishin nënshkruar.

Sipas lajmit të gazetares  Dilek Yaman publikuar në gazetën Sabah Newspaper, Idrizi kishte telefonuar Polat për ta informuar se kishte zgjedhje në Shqipëri dhe projekti do të realizohej pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 2017 shitja nuk u realizua. Atëherë Adnan Polat kishte kërkuar kthimin e 3.5 milionë dollarëve dhe anulimin e kontratës së shitjes. Por Sinan Idrizi nuk kishte pranuar., prandaj biznesmeni ka bërë pádi në Prokurori për máshtrim dhe kanë nisur hetimet.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zbulohet fjalimi i presidentit Takaj, ja çfarë iu tha lojtarëve para rifillimit të stërvitjes

Publikuar

-

Nga

Në ditën e parë të përgatitjeve, lojtarët e Skënderbeut janë këshilluar për të zbatuar me rigorozitet protokollin. Jo vetëm stafi mjekësor dhe trajneri Ilir Daja, por edhe vetë presidenti Ardjan Takaj është mundur që të mobilizojë ekipin për të përballuar këtë situatë anormale.

 

Numri një i klubit ka qenë vetë prezent në grumbullim, ndaj ka përfituar për të bërë mbledhjen e parë pas shkëputjes së kampionatit.

KËSHILLAT

Burime të sigurta thanë për “Panorama Sport” se më së shumti ka qenë një fjalim këshillues dhe ndërgjegjësues, duke u lënë të kuptohet se për klubin ka më shumë rëndësi shëndeti i futbollistëve.

“Pas një shkëputjeje të gjatë, më në fund u rikthyem. Por, e dimë tashmë se jemi në një situatë krejt tjetër nga ajo e zakonshmja. Mund të them se tani është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin tuaj. Prandaj ju ftoj që të gjithëve të zbatoni me përpikëri protokollin e dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me masat paraprake të kujdesit shëndetësor në një gjendje të tillë.

T’i qëndrojmë sa më rigorozë këtij plani dhe të mbajmë kujdesin maksimal. Kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër,  shëndeti ynë dhe i të gjithëve është parësor”, mësohet të ketë thënë fillimisht Takaj gjatë fjalimit të tij.

SYNIMET

Presidenti nuk e la me kaq, pasi është munduar që të rrisë edhe moralin e të tijve në prag të nisjes së pjesës së mbetur të kampionatit. Edhe pse koha për t’u përgatitur është pak, pritshmëritë e kreut të klubit janë të mëdha. Ai ka kërkuar angazhim maksimal prej gjithsecilit në seancat stërvitore të këtyre dy javëve, pasi vetëm kështu mund të përballohet ngjeshja.

“Do t’ju kërkoj që të punoni fort këto dy javë, pasi na pret një fundsezon i ngarkuar. Për shkak të ndalesës duhet të luajmë ndeshje të ngjeshura dhe në një klimë jo të favorshme, por të nxehtë. Do të duhet të jemi gati që të gjithë. Për shkak se ndeshjet do të jenë shumë afër njëra-tjetrës, do të duhet që të gjithë të jeni të gatshëm, prandaj le të marrim ngarkesën e duhur e të mundohemi të shmangim dëmtimet.

Do të kemi nevojë për të gjithë ju. Kur u vendos ndërprerja e kampionatit, ishim në një formë të shkëlqyer fizike dhe po merrnim rezultate. Të punojmë sërish fort që të rikthehemi atje ku ishim. Cilësitë i kemi dhe e treguam që i kemi. Tani duhet vetëm të punojmë”, ka thënë mes të tjerash presidenti i Skënderbeut gjatë kësaj mbledhjeje, e cila është e para që pas shpërthimit të pandemisë.

LEXO TE PLOTE