Connect with Us

“Nuk jam paguar ”, futbollisti rrëfen dramën: Dua të largohem nga Bylisi, por nuk më lënë të iki

Sport

“Nuk jam paguar ”, futbollisti rrëfen dramën: Dua të largohem nga Bylisi, por nuk më lënë të iki

Publikuar

-

Ëndrra për të bërë një karrierë ndërkombëtare është kthyer në makth për lojtarin brazilian Vinsente De Paula Mercedes. Lojtari i KF Bylisit nuk është paguar për katër muaj me radhë dhe po i mohohet e drejta (janë bllokuar hyrje-daljet) për t’u kthyer në Brazil.

Kështu thotë vetë ai për mediat braziliane me zë dhe figurë. Veç situatës delikate, Vinsentes i ka vdekur edhe mamaja shkurtin e shkuar, me një tumor në pankreas, por klubi nuk i dha leje që ai të ishte në funeral. “Nuk mund ta përshkruash dhimbjen dhe çfarë ndien kur humbet mamanë.

Diçka unike. Sapo e mora vesh që mamaja ishte sëmurë, komunikova me mjekun që më tha të isha pranë saj. Fola me presidentin e klubit, por ai më tha se do të ishte më mirë që të kthehesha në shtëpi, pasi nuk do të më linte. Më tha që do të jepte gjithçka më duhej, por nuk e bëri”, thotë braziliani për “esporte.band.uol.com.br”.

Lojtari nuk është i vetmi që nuk ka marrë rrogën, pasi, sipas tij, ka lojtarë të tjerë që nuk kanë marrë para prej një kohe akoma më të gjatë. Pa para, ushqimi konsumohet në klub dhe hotelin ku qëndron.

“Federata Shqiptare e Futbollit na ka vënë në dispozicion 250 euro rrogë, por me këtë është e pamundur të mbijetosh. Një lojtar me një fëmijë e ka të pamundur, pasi duhet t’i dërgojmë para familjes”, ankohet Vinsente. Braziliani vinte nga një aventurë në Ukrainë, por rrëfen se mbërriti në Shqipëri përmes një menaxheri, i cili e kishte kontaktuar. “Më kontaktoi, më bëri një ofertë që ishte shumë e mirë.

Pranova, por kur mbërrita atje, situata ishte shumë ndryshe. Më gënjeu. Është shumë e trishtë, sepse shkojmë për të luajtur dhe përmirësuar jetën dhe jemi në këtë situatë. Jam i mërzitur, sepse janë ëndrrat e çdo të riu, çdo lojtari. Kjo gjë ama nuk ka ndodhur vetëm me mua”, është shprehur ai. Ashtu siç e pranon vetë Vinsente, ai nuk është rasti i vetëm. “Vazhdova të luaj e të stërvitem. Kërkova që të lihesha i lirë, por nuk ia dola. Nuk jam i qetë mendërisht. Mund të luaj, por ndihem i dekurajuar”, shprehet Vinsente për mediat braziliane.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Egbo: Nuk do jemi ata të para pandemisë, më shqetëson çështja e dëmtimeve

Publikuar

-

Nga

Tirana ka ardhur në momentin më të mirë të dekadës së fundit dhe është shumë pranë përsëritjes së titullit të vitit 2009. Bardheblutë janë 9 pikë larg nga Kukësi kur nevojiten edhe 10 ndeshje për të përcaktuar fatet e Kategorisë Superiore. Arkitekti i kësaj ecurie dhe ai që i solli Tiranës edhe fatin me vete është pikërisht Emanuel Egbo. Trajneri i kryeqytetasve ka dhënë një intervistë për “Super Sport”, ku ka folur rreth situatës së pazakontë, dëmtimeve apo arritjes së formës së para pandemisë.

STËRVITJA– “Më në fund kthehemi në fushë. Është një çlirim për të gjithë futbollistët e kampionatit dhe Tiranës. Ka filluar zyrtarisht stërvitja dhe kampionati. Lojtarët janë stërvitur individualisht, por kemi nisur stërvitjen zyrtare, ashtu siç kemi punuar para nisjes së kampionatit. Mendoj se është një ndjesi e mirë për të gjithë, sepse po kthehemi në punë për të bërë atë që dimë të bëjmë më mirë”.

FRIKA NGA DËMTIMET– “Nuk ekziston asnjë plan që mund të arrijmë atë që duam, pra të çojmë futbollistët në nivelin që i kishim para mbylljes së marsit. Pashë edhe statistikat e Bundesligës ditën e shtunë. Nga gjashtë ndeshje ishin dëmtuar tetë lojtarë. Ata kanë një muaj e ca stërvitje dhe janë në këtë gjendje. Kemi edhe 13 ditë për t’u stërvitur, por kjo është jeta, këto janë kushtet për të gjithë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme për të futur lojtarët në formën më të mirë të mundshme për vazhdimin e kampionatit”.

PËRSHTATJA– “Nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk mund ta ndryshojmë as botën dhe as koronavirusin. Do të bëjmë më të mirën, do të përshtatemi me kushtet që kemi. Do të bëjmë punën tonë dhe me ndihmën e Zotit do të arrijmë në rrugën e drejtë”.

RIFILLIMI I KAMPIONATIT– “Nuk është vetëm çështja e vendimit tonë. Nëse edhe shumica e klubeve kanë dhënë mendimin e tyre, kjo nuk ka rëndësi. Fundja çfarë rëndësie ka tani, që jemi duke filluar kampionatin. Dyshimi është mbyllur, tani mendja jonë edhe te përgatitja e skuadrës”.

FORMA FIZIKE– “Do të jetë e vështirë të jemi në formën që kishim, por të shohim. Duhet të kontrollojmë sa është forma e lojtarëve, 50-60 për qind. Po kontrollojmë me kujdes lojtarët. Tani do të shohim se si sillen në grup”.

E ARDHMJA– “Të mbarojë njëherë sezoni dhe pastaj është radha e kësaj historie. Ju e dini që unë mendoj për atë që kemi përpara. Të fillojmë dhe mbarojmë kampionatin, më pas të mendojmë për sezonin e ri. Gjithsesi, është kënaqësi që Halili më ka konfirmuar. Tirana është klubi me të cilin kam debutuar në Shqipëri. Do të bëhet ajo që ka vendosur Zoti, gjërat e mira bëhen gjithmonë bashkë”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kapiteni i ekipit shqiptar i jep lamumirën futbollit në moshën 27-vjeçare, ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Turbina po vazhdon përgatitjet në kryeqytet, duke sfiduar në njëfarë mënyre edhe temperaturat e larta. Një lajm i keq vjen nga kampi cërrikas në këtë moment të vështirë. Kapiteni i skuadrës, Xhulio Jaupi, i ka dhënë lamtumirën futbollit në moshën 27- vjeçare.

Mbrojtësi elbasanas, me një përvojë të gjatë, ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e Turbinës në takimet e mbetura të kampionatit. Jaupi pret të shkojë këto ditë në Itali, për t’u bashkuar me familjen e tij. Ky vendim ka qenë shumë i vështirë për kapitenin Jaupi, ndërkohë që largimi i tij ka pezmatuar së tepërmi drejtuesit e klubit të Turbinës.

Gjithsesi, këta të fundit e kanë falënderuar dhe i kanë uruar një jetë sa më të mirë në Itali. Edhe Jaupi ka falënderuar klubin cërrikas dhe shokët e ekipit për mbështetjen që i kanë dhënë gjithmonë për sa kohë ka veshur fanellën e Turbinës.

Xhulio Jaupi, përveç Turbinës, ka luajtur edhe për disa skuadra të tjera në vend, siç janë Elbasani, Shkumbini dhe Korabi. Për cërrikasit është një humbje e madhe në 9 ndeshjet e mbetura, ku vendoset qëndrimi në Kategorinë e Parë./Panorama Sport

LEXO TE PLOTE

Sport

As te Bayerni nuk po bind, çdo ndodhë me Coutinhon?

Publikuar

-

Nga

Agjenti i Philippe Coutinhos, Kia Joorabchian ka thënë se e ardhmja e brazilianit është ende e pavendosur. 27-vjeçari iu bashkua Bayern Munichut në verën e kaluar në formë huazimi nga Barcelona, mirëpo që ka dështuar të gjejë vetën edhe aty.

Joorabchian ka thënë se Coutinho është shumë i lumtur te Bavarezët, mirëpo këta ë fundit nuk e duan transferimin e tij.

“Mund të them se Philippe është shumë i lumtur në Munich”, ka thënë ai për Sport1. “Atij i pëlqen klubi dhe profesionalizimi që zhvillohet aty”.

“Gjëja më e rëndësishme për të është që të rikuperohet nga lëndimi i kyçit të këmbës dhe më pas do të shohim”.

“E ardhmja e tij është ende e pavendosur dhe në fund të këtij edicioni do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej Joorabchian.

Coutinho po kërkohet nga klubet e Ligës Premier dhe në Serie A, derisa Barcelona kërkon 90 milionë euro nga shitja e tij.

LEXO TE PLOTE