Connect with Us

Nis grumbullimi i protestuesve/ Qytetarët firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit

Sociale

Nis grumbullimi i protestuesve/ Qytetarët firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit

Publikuar

-

Vetëm pak minuta para fillimit zyrtar të protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka filluar grumbullimi i qytetarëve.

Disa artistë dhe qytetarë që ishin kundër shembjes së Teatrit, kanë nisur të firmosin një peticion për rindërtimin e godinës ashtu siç ishte.

Gjithashtu ky peticion ka vlerë morale për të treguar se qytetarët ishin kundër shembjes së Teatrit.

LEXO EDHE:  Protestë e pazakontë në Barcelonë/ I duam refugjatët!

Ndërkohë, kujtojmë se opozita ka premtuar se sapo të vijë në pushtet do ta ndërtojë Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte para shembjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bllokohet Elbasani/ Makinat nuk lejohen të hyjnë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia ka nisur ngritjen e postblloqeve ditën e sotme, teksa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një protestë në orën 17:30.

Bëhet me dije se në kryqëzimin e Bradasheshit në Elbasan efektivët e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit ndalojnë çdo makinë dhe ushtrojnë kontroll të dokumentacionit të makinave.

Disa prej automjeteve nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Tiranës, pasi sipas policisë këta drejtues nuk kanë justifikuar udhëtimin e tyre drejt Tiranës ndërkohë që disa të tjerë janë lejuar të vijojnë rrugën.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha tregon planin B të opozitës

Këto masa të shtuara nga policia e shtetit janë marrë me qëllim parandalimin për pjesëmarrjen në protestën e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu vlerëson punën e punonjësve sociale/ Asnjë i prekur në institucione

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për të gjithë punonjëset e Institucioneve të Përkujdesit Social në të gjithë vendin që u izoluan brenda institucioneve për të mbrojtur fëmijët pa përkrahje prindërore, ata me aftësi ndryshe, të moshuarit që jetojnë në Shtëpitë e të Moshuarve, nga rreziku i infektimit nga Covid19.

Nga shtëpia e foshnjes “Hannah dhe Rozafa”, Manastirliu tha se janë 130 punonjës që zgjodhën t’u shërbejnë fëmijëve, të moshuarve, grupeve në nevojë duke qëndruar larg familjeve të tyre.
“Zgjodhëm këtë ditë të veçantë, që është Dita Botërore e Fëmijëve Jetimë për t’ju shprehur mirënjohjen më të thellë. Në çdo ditë të vitit ju bëni një punë të jashtëzakonshme me fëmijët pa përkrahje prindërore. Por në këto kohë të vështira, sakrifica juaj është e paçmuar. Ne vendosëm një strategji të vetëizolimit të punonjësve socialë për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19 dhe falë sakrificës tuaj kjo strategji rezultoi e suksesshme sepse asnjë person në qendrat tona sociale nuk është prekur nga ky virus i rrezikshëm”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e bërë nga qendrat e kujdesit shoqëror në të gjithë vendin, Manastirliu tha se qeveria vendosi për shpërblimin e të gjithë punonjësve të këtyre qendrave që janë vetëkarantinuar në shërbim të fëmijëve dhe të moshuarve.

LEXO EDHE:  Protesta masive për të rrëzuar qeverinë?/ Vasili tregon strategjinë e opozitës

“Qeveria ka vendosur mbështetjen financiare për ju dhe së bashku me UNICEF që ka kontribuar po ashtu, përbëjnë paketën e plotë të mbështetjes në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, ku pavarësisht angazhimit me situatën shëndetësore, ne ju kemi patur gjithmonë në fokus”, tha Manastirliu.
Drejtuesi i UNICEF në Shqipëri, z. Roberto de Bernardo vlerësoi masat e marra nga qeveria shqiptare dhe u shpreh mbështetës për punonjësit e qendrave sociale, që i dhanë të gjithëve një provë të forcës dhe dashurisë që kapërcen çdo vështirësi.

“Ju keni bërë një punë të jashtëzakonëshme dhe keni të gjithë admirimin tonë dhe ne si UNICEF jemi shumë të lumtur që i jemi bashkëngjitur kësaj mbështetje për ju”, tha z. Roberto de Berndardo.
Që prej fillimit të epidemisë, punonjësit sociale në qendrat e përkujdesit janë izoluar në shërbim të fëmijëve, të moshuarve dhe grupeve vulnerabël. Grupi i parë tashmë është rikthyer në familje dhe pjesa tjetër e stafit janë në shërbim prej 20 ditësh në institucionet e kujdesit social, të vetëizoluar. Masa e shpërblimit të miratuar nga qeveria është 55,000 lekë/muaj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lufta me koronavirusin/ Yuri Kim: SHBA i ofron Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja, Yuri Kim bën me dije se Shtetet  e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Shqipërisë 900 mijë dollar shtesë për koronavirusin.

Përmes një postimi në ‘Tëitter’, ajo ka njoftuar se në këtë mënyrë në total Shqiërisë do t’i jepen në total 2 milionë dollarë për laboratorë dhe asistencë teknike.

Ambasadorja ka theksuar se SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale.

LEXO EDHE:  Kosove, mblidhen 55 mije firma ne peticionin per liberalizimin e vizave

LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar/ Ngjela: Rama e kërkon prodhim tregu interesash klienteliste

“SHBA i ofron Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë për COVID19, duke sjellë në total, 2 milionë dollarë për laboratorë, përcjellje të rasteve dhe asistencë teknike. Kjo ndërtohet në 700 milion dollarë në asistencë totale që nga viti 2000. SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale”, shkruan Yuri Kim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE