Connect with Us

Nga Armand Shkullaku/ Kur heshtja (nga dy Artanët tek Kadareja) i hap rrugë krimit shtetëror

Opinione

Nga Armand Shkullaku/ Kur heshtja (nga dy Artanët tek Kadareja) i hap rrugë krimit shtetëror

Publikuar

-

Ngjarje të mëdha si kjo e shëmbjes së Teatrit Kombëtar janë një pasqyrë e rrallë ku një shoqëri mund të shohi veten më qartë se kurrë. Aty dalin në pah rrahjet e pulsit të reagimit qytetar, kurajo civile për të thënë të vërtetën, dinjiteti dhe ndjeshmëria për publiken, historinë, rrënjët dhe identitetin, gjithçka që e kemi të përbashkët. Siç reflektohen po ashtu edhe sëmundjet e rënda, që e kalbin së brendshmi një shoqëri, si konformizmi, përulja, nënshtrimi ndaj më të fortit, shërbimi, heshtja apo më keq akoma mbulimi i krimeve të pushtetit, diktuar nga nevoja banale materiale.

Historia jonë ka pafund raste kur heshtjen dhe shërbimin e kemi paguar me vite të gjata sundimi, mungese lirie, vuajtje fizike e shpirtërore, pasoja që ndihen edhe sot duke na renditur ndër vendet më të varfëra ekonomikisht dhe më të prapambetura shoqërisht. Në 2020, Shqipëria është ende një demokraci hibride, ku qytetarët e saj nuk gëzojnë të drejta elementare si ato të europianëve të tjerë.

Shembja e Teatrit, ishte pikërisht një nga ato raste kur një vend duhet të ndjejë ndërgjegjen e tij të zgjohet dhe bërtasë. Ku pavarësisht bindjeve politike, nevoja për të ruajtur të përbashkëtën tonë historike dhe kundërshtimi i arrogancës së dhunshme të pushtetit, do të duhej të prekte menjëherë nervin qytetar dhe të bënte bashkë pjesën e ndriçuar të kombit.

Mirëpo elita shqiptare, siç ka ndodhur rëndom, e degradoi debatin në pro ose kundër, e politizoi, e ndau në palë, duke shmangur të marrë përgjegjësinë që i takon për të mbrojtur ato pak vlera që na kanë mbetur. Pa shkuar më larg, kështu u veprua kur në fillim të viteve ’90 u shkatërruan të mirat publike në emër të kapitalistëve të rinj, kështu ndodhi kur u zhduk lulishtja e rrallë pas monumentit të Skënderbeut, kur u tretën kinematë dhe objektet historike në barkun e kullave të betonit, kur u shemb stadiumi kombëtar… për t’i ardhur radha në fund një tjetër vepre të arkitekturës italiane, Teatrit Kombëtar, që e sakatoi përfundimisht atë pak trashëgimi të përbashkët që kish mbijetuar në kryeqytetin tonë.

Të mos heshtësh përballë një krimi, kur këtë edhe mund ta paguash shtrenjtë, do të ishte ideali i një shoqërie të civilizuar, të cilën vështirë ta nënshtrosh. Këtu edhe një krim i qartë si ai operacionit që coi në rrëzimin e teatrit, manipulohet dhe deformohet sipas formës së kockës që pushteti jep për të lëpirë. Dhe për të mbuluar këtë turp, këtë deformim, ata që do duhej të flisnin në mbrojtje të vlerave, nxitojnë të zbulojnë një armik për t’u marrë me të dhe jo me thelbin e problemit.

Mjafton të shohësh sot se si një pjesë e mirë e zërave të njohur në publik merren me opozitën, a e politizoi ajo çështjen e teatrit, a reagoi si duhet, çfarë duhet të bëjë e çfarë s’duhet të bëjë, etj, për të shmangur kështu qëndrimin e qartë se a duhej shembur një vlerë e përbashkët dhe se a ishte kriminale sjellja e pushtetit në gjithë këtë operacion.

Disa u zhgënjyen nga komentatorët e regjimit që edhe kur panë kolegët e tyre të goditur nga policia nuk folën, por preferuan të merren me Bashën. Disa të tjerë u zhgënjyen me Kadarenë, një simbol i kulturës sonë, i cili ka 30 vjet që përpiqet t’i mbushë mendjen botës se ishte një kundërshtar i regjimit të Enver Hoxhës, por nuk ka fjalë për një njeri që po i zhduk një e nga një monumentet e gjalla të veprës së tij, që do të duhej të na mbanin të lidhur të gjithëve me historinë e qytetit dhe me vlerat shpirtërore të krijuesve të tij.

Pati dhe nga ata që u habitën si dy artanët tanë (Lame, Shkreli) që qëmtojnë fakte nga historia se si ne shqiptarët i shkatërrojmë vetë vlerat tona dhe se si duhet t’i lartësojmë ato, dy artanët që bërtitën fort kur u hoqën ca kangjella tek Pallati i Brigadave apo Presidenca, sot merren me harqet e shtëpive të tyre dhe nuk u dhembin muret e godinës së Giulio Berte. Sepse kryearkitekti që u ka dhënë ofiqe zyrtare, quhet Edi Rama. Në vend të tyre, flet me zhargon tirone kryetari provincial i kryeqytetit, i cili e çon diskutimin tek bregu i cekët i politizimit, sa më larg nga thellësia e shqetësimit për vlerat që po shkatërrojmë.

Arroganca e beftë e pushtetit që rrëzon natën dicka që u përket gjithë shqiptarëve, nuk është një befasi. Ajo është rezulati i pritshëm i një shoqërie me nerv të paralizuar nga bashkëjetesa me të keqen dhe me mendje të korruptuar nga shërbimi i paguar. Në kushte të tilla, arroganca shndërrohet fare lehtë edhe në krim shtetëror.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Ilir Demalia/ Edi Rama ti sot je armiku im!

Publikuar

-

Nga

Edi Rama! Sot Ti je në gjendje shumë më të rëndë se presidenti Berisha në 1996.

Në vitin 1996, kur falangat e Berishës, ashtu si detashmentet e gërçkarëve të T’u sot, policë dhe civilë, si dikur ato xhupat e zi” të kriminelit Bashkim Gazidede, që vepronte nën urdhërat e presidentit aso kohe Sali Berishës, që të dhunuan barbarisht, shkruajta në gazetën “Koha Jonë” një shkrim, “Regjimi Tiranës është postdiktaturë”.

Ndërmjet të tjerave shkruaja;
“Hezitimi i presidentit për të dënuar shkelje të tilla u ka hapur udhën veprimtarisë së bandave që komandohen nga segmente të shtetit, të cilët masakrojnë kundërshtarët politikë ashtu siç ndodhi me mikun tim Edi Rama.
Zoti president duhet të ketë të qartë se aty ku rrihen dhe masakrohen qytetarët duke i hequr të drejtën e fjalës së lirë, nuk kemi të bëjmë me demokraci, po me postdiktaturë.”

Të njëjtën gjë po bën ti sot Edi Rama. Po shkatërron trashëgiminë kulturore dhe historike të Tiranës, me gërçekarët provncialë dhe me banditë e cuba që ke mbushur Parlamentin, shtetin, administratën.

LEXO EDHE:  Nga Armand SHKULLAKU/ Këta janë ministra apo aktorë të Edi Ramës

Po rreh në mënyre banale dhe barbare me falangat e tua dhe gjeneral Lleshin, qytetarë, artistë, studentë. Pse? Pse po mbrojnë kulturën, historinë, trashëgiminë e qytetit tyre.

Ke shkuar shumë larg, sa që edhe po të tërhiqesh sot, nuk mund të lehtsosh ndëshkimin tënd në një ditë, të afërt apo të largët. Do më kujtosh kur të vijë ajo ditë!

Dhe po ta themë, po se pate nga ligji, do ta keshë nga mafia që të ka shtrënguar “your bolls” dhe nuk je njeri, jo vetëm i lirë, por portreti yt sot, nuk ka asnjë lidhje me artistin, por me një kriminel ordiner, ti shkatërues i vlerave të historisë se Tironës.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse ambasadorja amerikane nuk e kupton dot, teatrin apo aktrimin tresh: Mona-Luli-Edi?

Publikuar

-

Nga

Pse teatri u shemb në 17 Maj?
Mendoj që s’ka lidhje aspak me 3 vjetorin e dasmës Lul-Rama.
Teatri u rrafshua 3 ditë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim i kishte kërkuar zyrtarisht liderve politik ndryshimin e Kodin Elektoral duke adoptuar sistemin danez dhe listat e hapura, jo sipas preferencës kryetarve të partive.
3 liderët politik Rama-Basha-Kryemadhi u bashkuan më fort se kurrë me njëri-tjetrin dhe vendosën së bashku në 17 Maj ta fundisnin teatrin.
Nga fadromat e teatrit ata fituan jashtzakosisht shumë të tre, për këto arsye:
– A e dini që së bashku PS-PD-LSI shkatërruan në 30 vjet 143 kinema, teatro, bibloteka dhe qendra kulturore në gjithë Shqipërinë? Ato ishin 100% trashëgimi kulturore dhe aty u ndërtuan pallate me firmat e Berishës, Metës, Bashës, Nanos.
– A e dini që shembja e teatrit ishte amnisita ku përfitojnë pafajësi të gjithë këta që shkatrruan trashëgimin kulturore shqiptare dhe morrën rryshfete për pallatet që u ndërtuan mbi ngrehinat e monumenteve kulturore?
– A ju kujtohet Kinostudio e filmave Shqipëria e re? E shkatrroi dhe privatizoi Sali Berisha me 1 euro meter2 dhe 100.00 metra katror ja dha oligrkve. Pas saj shkriu gjithe kinematografinë shqiptare dhe sot nuk prodhohet asnjë film.
– A ju kujtohen: Kinama Partizani, Kinema, Republika, Kinema 17 Nëntori, Kinema Agimi, Kinema Dajti, Kinema Kombinati, Kinema Jubileu, etj etj? Të gjitha u rrafshuan dhe u bën biznese private.
– Po kinematë verore në çdo plazh ju kujtohen? Po dhjetra qytete si Durrsi, Vlora, Fieri, Elbasani që mbetën pa kinema dhe teatro?
– A ju kujtohen biblotekat dhe qendrat kulturore? Monika Kryemadhi i ka zyrat e LSI mbi njërēn prej tyre. Dikur ajo ishte qendër kulture dhe teatër i lagjes 5 “Triana e re”. Burri i saj që ishte kryeministër e firmosi rrafshimin dhe sot janë 10 pallate aty përfshi dhe zyrat e LSI.
– A ju kujtohet që pallati ku jeton sot Sali Berisha, dhe ku ka një kat në pronësi me familjen e tij, është ndërtuar mbi vilat 100 vjeçare që ishin monument kulture në rrugën e Elbasanit pas TVSH?
– A ju kujtohet që Berisha dhe Meta e hoqën teatrin nga lista e objekteve të trashëgimisë kulturore?
– A ju kujtohen protestat 3 vjeçare të Aleancës për teatrin? Ishin protesta me 10 deri 30 artistë por askush nuk i solli fadromat. Mund ta rrafshonin muaj dhe vite më parë.
– A ju kujtohet që kjo ndodhi pikërisht në ditēn që Mona dhe Luli kishin dezhurnin dhe kërcënuan se duhet kalohej mbi trupin e tyre? E quani rastësi?
– A ju kujtohet që kur jepnin deklarata skishin as 30 veta prapa, si në asnjë proteste tjeter?
– A ju kujtohet që Monika u tha artistëve largohuni se nuk vjen sot policia?
– A ju duker rastësi që vetem nje herë në jetë gruaja e presidentit kishte dal pa shofer, pas shoqërues dhe pas stafine saj dhe ky ishte pikërisht momenti kur policia bëri sikur e “arrestoi”?
– A ju kujtohet që dje të gjithē deklaruan se largohen nga dialogu dhe reforma zgjedhore?
Të gjitha pikëpyetjet kanë një përgjigje:
“Në politikë s’ka dy herë rastësi”.
Ata përfituan së bashku nga fundosja e teatrit.
Aty mbyllën kirmet, vjedhjet, korrupsionin 30 vjeçar të instaluar me sistem.
Me një gur vranē 10 zogj, mes tyre edhe ambasadoren amerikane e cila ka 3 ditë endet nëpër takime në zyrat e treshes mafioze.
Ajo e ka të vështirë ta kuptojë që ata të tre janë të gatshëm të shembin Shqipërinë, për të shmangur ndryshimin e sistemit dhe shpërbërjen e establishmentit.
Loja me teatrin ishte alibia për tu larguar nga dialogu dhe për t’iu shmangur ambasadores amerikane.
Kështu u mbyll kapitulli i Kodit Elektoral por dhe i Kodit të Mafies që bleu opozitën.
Protesta do vazhdojnë ose pas Bajramit ose pas plazhit.
Është axhenda tradicionale e liderit opozitar që e riboton çdo 17 Maj.
Kthjellohuni…… Ata janë bashkë

LEXO TE PLOTE

Opinione

A ja dhatë shefit brekët e Violeta Manushit?!

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja

Në studiot televizive debati për teatrin ka degraduar në atë farë feje sa e vetmja gjë që mund të themi është ajo që, shqiptarë ju kurrë nuk keni për ta kuptuar se çfarë keni humbur me prishjen e teatrit. Ndofta edhe për 30 vjet të tjera, ndofta edhe për 50 vjet, e gjitha është një devijim total nga thelbi, krimi i pastër karshi historisë suaj. Por ju nuk doni ta kuptoni dhe arsyeja është te vazhdimësia e tifozllëkut të sforcuar për shkak se jeni kapur burrat nga topet dhe gratë nga fyti. Ju kanë budallepsur sa nuk e keni për gjë të ulni shpinën.

Jeni ca toga që ecni me marsh paradash, majtas kthehu, djathtas vrapo. Ju nuk keni për ta kuptuar atë që duke rrëzuar ato mure varrosët Sulejman Vokshin, Avdyl Frashërin, Hasan Prishtinën, Plakun e Ucajve etj. I varrosët ju pasi koha ua fali me bujari një plejadë që bën art të madh në një kacolle, një barakë kazerme, një donacion fashist, që për faqen tuaj të zezë ka investuar më shumë se ju në këto 100 vjet shtet. Një harbutëri televizive kamerash që nxirrte nga rrënojat e kohës kostumet e Sulejman Pitarkës a Kadri Roshit, të Drita Pelingut, a Tinka Kurtit…, është krim i pastër karshi historisë sonë. Për më tepër karshi shkollës sonë që ka akoma moshë motake përballë asaj të kontinentit.

Po ku e kupton këtë një hajvan administrate që ka ardhur në pushtet për shkak se i falet teserës së partisë apo grupit me hori që shkon pas një legeni i cili quan demokraci faktin që ka fituar vota. Ato garderoba nën rrënoja janë me plot gojën zhvarrimet e krimit që kanë bërë birbot dhe tufa e legenëve që me faqet e tyre komike, webe, televizione etj., nuk kanë bërë asgjë tjetër por 15 vjet rroftë Berisha dhe poshtë Rama, e 15 të tjera poshtë Berisha e rroftë Rama.

Ndaj kemi sot një shoqëri që flet vetëm me dy gojë, atë të Ramës dhe atë të Berishës, e si përfundim një shoqëri që kurrë nuk foli një herë me gojën e saj. Ju kurrë nuk keni për ta kuptuar se ato mure, ajo ngrehinë mbante qark, atyre tallaishteve me merimanga e lagështirë,  shpirtrat. Shpirti është një grimë pluhuri, një flutur që u dalldiset përsipër e ju mbron me një kujdes hyjnor. Ju mbron edhe kur mëkatoni pasi janë kthyer në ëngjuj, por ku kuptoni ju nga këto, ku i jetoni këto ndjesi, ju i vrisni edhe pse i keni si ëngjuj qark e mbi veten.

LEXO EDHE:  Ligji për legalizimet/ Objektet që përjashtohen nga procesi

LEXO EDHE:  "Prokuroria iu thyen dhëmbët juve"/ Ngjela përplaset live me Shkrelin i kthehet dhe Eni Vasilit

Por ju nuk shikoni as horizont, as qiell, se nuk i njihni, ju shikoni vetëm duart, xhepat. Keni kaq pasion të mundni njëri-tjetrin sa jeni verbuar dhe ky verbim ju ka bërë katilë, xhelatë, kriminelë. Koha ju ka damkosur tashmë por ju as që e çani bythën. Sepse kujtoni se bëni kohën duke vrarë siç vranë para’ardhësit tuaj. Ju kurrë nuk do ta kuptoni se çfarë shtyp tabani i këmbës tek pragu i derës, lë aty me shekuj dhimbjen e gjunjëve të burrave e burrneshave që shkelën aty. Si mund ta shembësh pragun ku shkeli Loro Kovaçi, Luan Qerimi, Liza Laska, Prokop Mima, Ndrek Shkjezi, Bep Shiroka, Sulejman Dibra etj… dhe të thuash merre hidheni tek landfildi i mbrturinave se do ta bëj prej qelqi.

A e dini sa me fat ishim që i kemi? Jo nuk e besoj…, po ta dinit do shkonit aty përditë me shishe uji, do e lanit, freskonit. Por asesi që nuk e dini. Jeni një tufë shpifësirash që kujtoni se keni kapur qiellin me ca vota të vjedhura, me ca qorra që kanë për kulturë dorën makiaveliste të shefit, ca shifra me grushtin tek tëmthi. Si do u thoni brezave nesër për qelqet  a katet me qelqe, këto janë poturet e Isa Boletinit, nga garderoba e teatrit që varrosëm, e shikoni mbi krimin kemi ngritur këtë shkëlqim. Çfarë do bëni me bredhat që ua mbollët me ceremoni korifejve për të përfituar vota. Çfarë do bëni me brekët e Violeta Manushit, metafora e perversit tuaj, kancerit të ekonomisë shqiptare, covidi që po ju helmon me lëmosha bashkije?A Keni nevojë për lëmosha e të thoni të keqen nëna rrofsh që më dhe, apo për dinjitet të qytetarit? Jeni bërë popull lëmoshash dhe prapë thoni rroftë Edi. Kurrë nuk keni për ta kuptuar dhe Zoti ju mëshiroftë e ju pranoftë.

LEXO TE PLOTE