Connect with Us

Mike Pompeo: Inspektori i Përgjithshëm duhet të ishte shkarkuar më herët

Bota

Mike Pompeo: Inspektori i Përgjithshëm duhet të ishte shkarkuar më herët

Publikuar

-

Pompeo: SHBA do të punojë për të zgjatur embargon e armëve ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nuk pranoi të mërkurën të thoshte se pse kishte rekomanduar shkarkimin e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, por shtoi se duhet ta kishte bërë më herët dhe hodhi poshtë pretendimet se vendimi i tij ishte motivuar nga hakmarrje politike.

Këshilltarë të anëtarëve të Kongresit thanë se Steve Linick, Inspektori i Përgjithshëm po hetonte nëse zoti Pompeo kishte shfrytëzuar një të emëruar politik rroga e të cilit mbulohet nga taksapaguesit, për të kryer punë personale për të dhe bashkëshorten e tij, si për shembull nxjerrja e qenit.

“Në këtë rast, unë i rekomandova presidentit që Steve Linick të shkarkohej. Në fakt duhet ta kisha bërë më herët”, u tha ai gazetarëve në komentet e para publike që kur Presidenti Donald Trump e bëri shkarkimin të premten në mbrëmje.

Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e quajti shkarkimin “skandaloz” dhe tha se zoti Pompeo duhet të dëshmojë në Kongres për këtë dhe çështje të tjera.

Ajo tha se shkarkimi i katër inspektorëve të përgjithshëm në muajt e fundit, minon demokracinë amerikane. Zoti Pompeo mohoi të kishte vepruar për hakmarrje.

“Ka pretendime se unë veprova për hakmarrje, për shkak të një hetimi që po bënte zyra e inspektorit të përgjithshëm. Krejtësisht e pavërtetë. Unë nuk e kisha idenë se çfarë hetimesh po bënte zyra e Inspektorit të Përgjithshëm”, tha ai.

LEXO EDHE:  SHBA kritikon Kinën, Iranin, Nigerinë për shkelje të lirive fetare

“Me një përjashtim. Më ishin dërguar një sërë pyetjesh me shkrim. Iu përgjiga pyetjeve për një hetim të caktuar. Kjo ndodhi para disa muajsh”, tha ai pa detajuar se për çfarë bëhej fjalë.

Ai tha se nuk e dinte natyrën e hetimit.

Zoti Pompeo, një republikan, sulmoi senatorin Bob Menendez, anëtari më i lartë demokrat në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit që kryesohet nga republikanët, që tha se zoti Linick kishte qenë duke hetuar shpalljen e gjendjes së emergjencës, nga ana e Presidentit Trump për t’i hapur rrugën shitjeve në shumën prej 8 miliardë dollarësh të paisjeve ushtarake, pjesa më e madhe Arabisë Saudite, duke anashkaluar një shqyrtim nga Kongresi.

“Budallallëqe”, tha zoti Pompeo në përgjigje të nocionit se një i emëruar politik bënte punë personale dhe akuzoi senatorin Menendez se e kishte nxjerrë këtë informacion në media.

“Unë nuk i marr udhëzimet etike nga një njeri i ndjekur penalisht. Senatori Menendez u padit në vitin 2015 nën akuza për korrupsion, të cilat u rrëzuan nga Departamenti i Drejtësisë.

Menendez u kundërpërgjigj.

“Fakti që Sekretari Pompeo po përpiqet të largojë vëmendjen duke u përpjekur të hedhë baltë mbi mua, është sa i parashikueshëm aq edhe i turpshëm”, tha ai përmes një deklarate, duke shtuar se Sekretari Pompeo duhet të fokusohet tek përgjigjia e pyetjeve se pse Linick ishte shkarkuar./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kroaci: E djathta e re bëhet më ekstreme

Publikuar

-

Nga

Kroaci: E djathta e re bëhet më ekstreme

Kamerat e përgjimit i kanë regjistruar të gjitha: Më 12 tetor 2020 rreth orës 8 një i ri me hap të vendosur ecën drejt sheshit Markus në Zagreb, në këtë orë gati bosh. Synimi i tij: Pallati Banus, selia e qeverisë kroate. Në trup ai mban të lidhur ngushtë një kallashnikov AK-74. Para hyrjes ai qëllon policin e rojes, dhe vazhdon. Vetëm kur polici i dytë hap zjarrin, i riu largohet. Më vonë sulmuesi shkruan në Facebook: “Mjaft më me gënjeshtra dhe shkeljen e paskrupullt të vlerave njerëzore pa përgjegjësi”. Një gjysmë ore më vonë Daniel Bezuk, 22 vjeç u gjend i vdekur.

Sulm ndaj kryeministrit?

Tani në opinionin kroat është ndezur debati, se cilat ishin motivet e të riut dhe çfarë donte të arrinte ai. A ka një atmosferë të tillë në shoqërinë kroate, që e nxiti këtë akt? Kryeministri kroat, Andrej Plenković nga partia nacional-konservatore, „Bashkësia Demokratike Kroate” HDZ është i bindur, se sulmuesi synonte të hynte në selinë e qeverisë për të vrarë atë, kryeministrin. “Ky ishte terrorizëm”, thotë Plenković.

Žarko Puhovski, ekspert, ish-profesor për filozofinë politike në Universitetin e Zagrebit është i një mendimi tjetër: „Terrori kërkon të krijojë frikë”, thotë ai për Deutsche Wellen, „por në mediat sociale në Kroaci pati disa qindra mesazhe, që e përshëndetën këtë veprim dhe që e falënderuan sulmuesin. Kjo nuk ka të bëjë me frikën.”

Për Puhovskin sulmi tregon, se sa prezent është në opinionin kroat himnizimi i dhunës. „Gjithnjë theksohet, se vlera më e lartë e patriotizmit kroat është dinjiteti i të ashtuquajturës, lufta për atdheun, dhe lufta do të thotë gjithmonë dhunë”, thotë Puhovski. Në shumë reagime lexoje, se dikush vendosi të veprojë, që „atyre atje lart”, që  „na sundojnë, t’u tregojë njëherë vendin.” Të veprosh për ta do të thotë dhunë, mendon Puhovski.

Vend plot armë

Gatishmëria për dhunë mbështetet edhe nga fakti, që në Kroaci ka shumë armë të paregjistruara. Pas luftës për pavarësi nga Jugosllavia, (1991-1995) shumë qytetare e qytetarë i mbajtën armët. Igor Tabak, një analist për çështjet ushtarake thotë se „ka hulumtime që tregojnë, se në Kroaci ka nga një armë ilegale për person.” Në kuadër të aksionit „Më pak armë më pak tragjedi” u dorëzuan tek autoritetet 343.000 pistoleta dhe automatikë, e disa tonë lëndë shpërthyese më shumë se 5.milionë copë municion. Sipas Tabak kjo është një pjesë e vogël e arsenalit ilegal, pasi „njerëzit dorëzojnë armët e vjetra dhe të papërdorshme e mbajnë të mirat.

Ekstremizmi kroat

LEXO EDHE:  Fushata presidenciale në SHBA, kundërshtarët me tone të ashpra

LEXO EDHE:  Ambasada amerikane: SHBA mirëpret miratimin e draftit të Reformës në Drejtësi

Më e rrezikshme se armët është një atmosferë që mbështet përdorimin e tyre. Kryeministri Plenković pas sulmit tha se „kemi një problem serioz shoqëror me radikalizimin dhe ekstremizmin, që nuk vjen nga jashtë, por nga brenda. Ky është një produkt kroat, me të cilin ne duhet të merremi.”

Për sulmuesin e ri nuk tregojnë mirëkuptim vetëm përdoruesit e mediave sociale, por edhe politikanë të skajit të djathtë, si  “Lëvizja për Atdheun e Miroslav Škoros”. “T’ia ngarkosh të gjitha këtij të riu dhe në të njëjtën kohë të harrosh mëkatet e 30 viteve të fundit, do të ishte e gabuar”, thotë kryetari i bashkisë së qytetit lindor kroat, Vukovar, Ivan Penava. Atentatori e ka parë „si ne të gjithë” padrejtësinë në Kroaci dhe tregoi protestën e tij.

Prej vitesh sundon një klimë e intolerancës në shoqërinë kroate, që drejtohet kundër pakicës serbe në vend. Ikonografia e ekstremistëve të djathtë është pjesë e përditshmërisë kroate. Retorika e ashpër nacionaliste, gjuha e urrejtjes dhe simbolet e qarta neofashiste i sheh kudo në publik, megjithëse nuk ka një dhunë të drejtpërdrejtë në rrugë. Në shumë mure sheh parulla si “vritini serbët”, apo “varini serbët në pemë”.

I ri tani është fenomeni, që partia qeverisëse, HDZ po sulmohet nga spektri ekstrem i djathtë, kur vetë kjo parti ka qenë për një kohë të gjatë përfaqësuese e pozicione të djathta deri në ekstremisht të djathta. Vetëm me ardhjen e Plenković para katër vitesh në krye të partisë, krahu i djathtë i HDZ-së filloi të dobësohej. Profesori Žarko Puhovski është i mendimit se „Plenković shihet nga të djathtët si tradhtar, që ua ka marrë partinë më të rëndësishme, dhe po e çon atë nga e majta.” Mëkati tjetër është se kryeministri ka bërë koalicion me një parti të pakicës serbe.

Megjithatë Puhovski thekson se “do të ishte e gabuar të mendoje, se shoqëria kroate është ekstremiste e djathtë.” “Ajo është një pakicë si në shumë qytete të tjera europiane.” Puhovski është i mendimit, se kjo pakicë, ku ka shumë të rinj nuk e ka përjetuar luftën në vitin 1995 dhe ndjek një trenk ndërkombëtar. “E Djathta e Re lufton praktikat që i shikon si „jonormale” dhe sidomos lufton kundër homoseksualitetit, ateistëve, kundër të gjithë atyre që nuk e respektojnë traditën kombëtare, por kanë synime internacionaliste, ata ngrihen kundër elitave.” Deri më tani qeveria e Plenkovićit nuk ka gjetur ndonjë përgjigje për këtë sfidë të re.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rekord infektimesh/ Italia rikthen masat kufizuese, mbyllen baret, restorantet, palestrat…

Publikuar

-

Nga

Rekord infektimesh/ Italia rikthen masat kufizuese, mbyllen baret, restorantet, palestrat…

Italia ka kthyer masat kufizuese për shkak të shifrave të larta të Covid-19.

Kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur dekretin i cili do të futet në fuqi ditën e hënë. Për pasojë, lokalet, baret, restorantet do të mbyllen pas orës 18:00.

Mediat vendase bëjnë me dije se dekreti i firmosur nga kryeministri do të jetë në fuqi deri më datë 24 nëntor. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë komfirmuar pozitiv me Covid mbi 19 mijë raste të reja dhe 123 persona kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pse qeveria suedeze rekomandon që popullata e moshuar të mos izolohet?

Publikuar

-

Nga

Pse qeveria suedeze rekomandon që popullata e moshuar të mos izolohet?

Derisa vendet e tjera evropiane po shtrëngojnë masat kufizuese për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me COVID-19, Suedia ka porositur qytetarët e saj mbi moshën 70 vjeçare që të mos izolohen.

Njoftimi erdhi nga Qeveria suedeze të enjten, më 22 tetor, me shpjegimin se Suedia regjistron numër më të ulët të njerëzve të infektuar sesa në pranverë dhe se izolimi la pasoja në shëndetin mendor të popullatës së moshuar.

“Agjencia e Shëndetit Publik ka vendosur që të moshuarit, si dhe ata në grupet e tjera të rrezikut, nuk do t’i nënshtrohen masave specifike, ata do t’u nënshtrohen të njëjtave rekomandime si pjesa tjetër e popullsisë”, tha ministrja suedeze e Shëndetësisë, Lena Hallengren, raporton agjencia e lajmeve  Reuters.

Suedia aktualisht ka një total prej rreth 110,000 të infektuarve me koronavirus dhe mbi 5,900 vdekje. Numri i të infektuarve është rritur vazhdimisht javët e fundit, por është ende dukshëm më i ulët se në vendet e tjera të Evropës.

Në Republikën Çeke, janë shtrënguar masat për të përballuar rritjen e madhe të rasteve të reja. Belgjika, Holanda, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë gjithashtu shtetet që kanë shënuar rritje të madhe.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në Suedi është më i lartë se në vendet e tjera Skandinave, por gjithsesi më i ulët se numri i regjistruar nga vendet që kanë ndërmarrë masa më të rrepta si Spanja ose Mbretëria e Bashkuar.

Një qasje tjetër

Që nga fillimi i pandemisë, Suedia ka pasur një qasje të ndryshme nga pjesa tjetër e Evropës – duke u mbështetur në masa vullnetare për të promovuar distancën fizike dhe sjelljen e ndërgjegjshme të qytetarëve të saj – por Suedia i kishte izoluar shtëpitë e pleqve kur numri i të infektuarve filloi të rritet dhe kur vdekjet tek të moshuarit u rritën.

Strategjia e Suedisë që bazohet mbi përgjegjësinë personale, dhe jo kufizimet dhe bllokadat e rrepta, është kritikuar pas vdekjeve në pranverë, kryesisht në shtëpi të pleqve, por zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e kanë vlerësuar modelin e tyre si “të qëndrueshëm”.

Strategjia bazohet në premisën që rekomandimet mund të zgjasin për vite me rradhë dhe se do të ishte një “katastrofë” për të hapur dhe mbyllur shkolla dhe restorante çdo herë, dhe kjo do të bënte më shumë dëm për shërbimet publike ose bizneset sesa mbyllja e tyre menjëherë dhe përgjithmonë.

Gjatë shtatorit, kur numrat filluan të rriteshin përsëri pas një vere të qetë, Suedia megjithatë e konsideroi rikthimin e masave.

“Numri mesatar i infeksioneve të reja po rritet,” tha Anders Tegnell, kryedemidologu Suedez i cili shpiku strategjinë Suedeze, por shtoi se “ende nuk ka ndikuar në kujdesin shëndetësor. Çfarë saktësisht do të ndodhë, do të shohim.”

Në shtator, Anna Mia Ekstrom, një epidemiologe në Institutin Suedez Karolinska, qendra më e madhe e vendit për kërkime akademike në fushën e mjekësisë, foli për Radion Evropa e Lirë në lidhje me qasjen jo-kufizuese të Suedisë.

Lidhur me rëndësinë e jetës së njerëzve, kryesisht të njerëzëve të moshuar në shtëpi pleqsh, Ekstrom tha: “Ne patëm vdekje shumë herët, në mars dhe prill, në vendet ku kishte një përhapje (të virusit) dhe që kryesisht në shtëpi të specializuara të moshuarve për shkak të kushteve të papërshtatshme të punës, e cila përfshinte mungesën e pajisjeve mbrojtëse, kur dinim më pak se si të mbronim të moshuarit”.

“Por, kur institucionet shëndetësore dhe politikëbërësit kuptuan se nuk ishte gjë e mirë që infeksioni hyri në shtëpi pleqsh dhe se kaq shumë njerëz vdiqën në javët e para, gjërat u përmirësuan në mënyrë dramatike “.

LEXO EDHE:  Një pasqyrë e shtrenjtë, për t’u dukur amerikanë!

LEXO EDHE:  SHBA kritikon Kinën, Iranin, Nigerinë për shkelje të lirive fetare

Ekstrom shpjegoi pse ajo beson se qasja e Suedisë për të luftuar COVID-19 është më e qëndrueshme në planin afatgjatë krahasuar me masat kufizuese nga vendet e tjera evropiane:

“Strategjia ka qenë gjithmonë më e qëndrueshme – propozimi i masave që janë të pranueshme nga popullata në planin afatgjatë. Ne kurrë nuk kishim mbyllje të plotë, kishim rekomandime të rrepta për sa i përket punës nga shtëpia, mësimi në arsimin e lartë zhvillohet në distancë, distancimi shoqëror dhe shmangia e kontaktit të panevojshëm me të moshuarit, higjiena e duarve, pra masa të këtij lloji që njerëzit në masë të madhe i kanë pranuar”.

Sidoqoftë, ka pasur polemikë nëse pacientët e moshuar në nevojë morën gjithë ndihmën e nevojshme kur kishin nevojë për të.

Tagnell thotë se vdekshmëria e lartë në Suedi nuk ka asnjë lidhje me strategjinë e luftimit të koronavirusit të Suedisë dhe se Suedia nuk mund të krahasohet me Norvegjinë dhe Finlandën, sepse shumica e vdekjeve në Suedi lidhen me shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë për të sëmurët rëndë dhe dobësitë e tjera janë identifikuar më parë” citohet nga Newsweek.

Ai pranon se ata nuk prisnin kaq shumë vdekje dhe se “patjetër që diçka shkoi në drejtimin e gabuar, por që vetë strategjia nuk është e gabuar”.

Deri më tani, suedezët mbi moshën 70 vjeç janë këshilluar të shmangin kontaktet fizike, të mos përdorin transport publik, të mos shkojnë në dyqane dhe vende të tjera publike – masa që kanë ulur numrin e të infektuarve, por, nga ana tjetër, kanë lënë pasoja të konsiderueshme negative mbi cilësinë e përgjithshme të jetës së shumë njerëzve të moshuar.

Suedia ishte relativisht e hapur në krahasim me vendet e tjera Skandinave, qytetarët e saj, sipas rekomandimeve, punonin nga shtëpia ose udhëtonin me biçikleta.

Suedezët e moshuar tani këshillohen të ndjekin masat që zbatohen nga pjesa tjetër e popullsisë – duke shmangur tubimet më të mëdha, duke qëndruar në shtëpi në simptomat e para të sëmundjes dhe duke ruajtur distancën fizike.

Sipas BBC, John Carlson, kreu i Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, tha se rekomandimet e mëparshme kishin ndihmuar në uljen e përhapjes së infeksionit në mesin e popullatave më të prekshme, por që pasojat mendore dhe fizike ishin të dukshme për shkak të kohëzgjatjes së pandemisë.

“Rrezik për individët do to të vazhdojë. Disa do të sëmuren, por ne duhet të gjejmë një balanc,” tha Carlson.

Sidoqoftë, siç theksoi ministrja Suedeze e Shëndetësisë Lena Hallengren, kjo nuk do të thotë kthim në jetën normale: “Jeta e përditshme nuk mund të jetë si para pandemisë, por ka shumë mënyra për të jetuar dhe jo vetëm të mbijetosh”./rel

LEXO TE PLOTE