Connect with Us

Merr fund makthi, talenti shqiptar rikthehet në fushë pas… 3 muajsh

Sport

Merr fund makthi, talenti shqiptar rikthehet në fushë pas… 3 muajsh

Publikuar

-

Aristidi Kolaj mund të kthehet të buzëqeshë përsëri. Futbollisti i përfaqësueses Shpresa është shfaqur edhe një here në qendrën stërvitore të Sasuolos, për të nisur vrapimet dhe pjesën e dytë të riaftësimit të tij pas dëmtimit tronditës që i mbylli para kohe këtë sezon.

Kolaj ishte huazuar te Pro Patria në Serinë C dhe ishte kthyer në titullar atje. Por në një ndeshje në fillimin e shkurtit, ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit të majtë dhe u desh të operohej menjëherë. Për lojtarin filloi periudha e vështirë e riaftësimit, e cila e kombinuar me izolimin në shtëpi ia vështirësoi pak punën.

Gjithsesi, Kolaj ia ka dalë që të gjejë forcat për t’u kthyer sa më parë në fushë dhe rihapja e qendrave stërvitore e ka parë edhe atë të stërvitej në kompleksin e Sasuolos, klub ku është thyer pasi ka mbyllur kontratën e huazimit te Pro Patria meqë në këtë sezon nuk mund të zbresë më në fushë. Ai ka postuar vetë një video ku tregonte lumturinë e tij për këtë kthim. “93 ditë. Çfarë ndjesie e bukur të kthehesh të vraposh në fushë”, tregonte lojtari për pauzën prej 3 muajsh që e kishte lënë larg fushave të lojës, ku shpreson të kthehet protagonist në sezonin e ardhshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tronditet Italia/ Seria A mund të pezullohet plotësisht

Publikuar

-

Nga

Seria A do të përfundojë me një skenar të play-offit nëse sezoni ndalet përsëri për shkak të coronavirusit, ka mësuar ANSA.

Këshilli Federal mbajti mbledhje këtë pasdite me të gjithë akterët kryesorë të futbollit italian, përfshirë Presidentin e FIGC, Gabriele Gravina, Shefin Lega Serie A, Paolo Dal Pino dhe ata që janë në krye të Serie B dhe C.

Sipas agjencisë së lajmeve, FIGC ka pranuar të ristrukturojë formatin e tre ligave kryesore të Italisë për ndeshjet e mbetura nëse imponohet një pezullim tjetër.

Formati është përshkruar si ‘një fazë e shkurtër e play-off’it dhe playout’, duke përfshirë ekipet që garojnë për vendet e para dhe ata që luftojnë për të shmangur rënien nga A, B dhe C.

Në rast se sezoni përjashtohet plotësisht, ANSA shkruan se “tabelat do të përcaktohen duke aplikuar koeficientet e korrigjimit objektiv”.

Serie A planifikon që të rikthehet më 15 qershor, mirëpo në rast se nuk bije numri i të infektuarve, atëherë do të përjashtohet ky edicion përfundimisht.

LEXO TE PLOTE

Sport

Përdorën fytyrën e Salah për të grabitur dyqane dhe markete, arrestohen 4 persona

Publikuar

-

Nga

Në Cairo Egjipt, katër persona janë arrestuar, të cilët përdornin maska me fytyrën e Salah për të grabitur dyqane dhe markete në qytet. Të katër personat u kapën në flagrancë teksa po grabisnin një dyqan me armë.

Pas një ndjekje të gjatë me makina, policia e Cairo arriti të ndalojë dhe të arrestojë katër grabitësit, të cilët në zotërim kishin armë zjarri dhe katër maska me portretin e yllit të Liverpool.

Salah është personi më i dashur në Egjipt dhe të gjithë e konsiderojnë si “Mbretin e Egjiptit”. Me fanellën e Liverpool, 27 vjeccari ka qenë shumë i suksesshëm, ndërsa me kombëtaren e tij, ende nuk ka arritur të fitojë trofe.

LEXO TE PLOTE

Sport

Situatë kaotike, lojtari i klubit shqiptar del pozitiv me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Alarm te Drita e Gjilanit, në një moment kur klubi priste që t’i bashkëngjiteshin të gjithë lojtarët, që ishin jashtë Kosovës. Klubi ka marrë një lajm aspak të mirë ditën e sotme, teksa njëri ka lojtarët e kësaj skuadre ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Kjo është njoftuar nga vetë klubi i Dritës, te cilët nuk e kanë publikuar emrin e lojtarit, pasi me ligj ruhet anonimati. Tashmë të gjithë në këtë klub janë në ankth, në një kohë kur po përgatiteshin për rinisjen e kampionatit, i cili është pezulluar pikërisht për shkak të pandemisë.

Drita nëpërmjet një deklarate publike kanë kërkuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet çdo futbollisti dhe çdo personi që shkon në aktivitete sepse në të kundërt mund të rrezikohet shëndeti i të gjithëve në komunitetin e futbollit.

LEXO TE PLOTE