Connect with Us

“Më ngatërruan me Niçen e Shijakut”/ Alfred Lela: Nuk do ta fal Ramën dhe Veliajn

Politikë

“Më ngatërruan me Niçen e Shijakut”/ Alfred Lela: Nuk do ta fal Ramën dhe Veliajn

Publikuar

-

Gazetari Alfred Lela ka folur nga protesta për shoqërimin e tij mëngjesin e 17 majit, kur u shemb Teatri Kombëtar.

Lela tregoi se i kishin thënë se kanë ngatërruar me Niçen e Shijakut. Ai falenderoi të gjithë artistët dhe aktivistët që kanë mbrojtur Teatrin Kombëtar, duke thënë se ia kupton sakrificën.

“Më thanë se më kishin ngatërruar me Niçen, u gëzova. Por më thanë më pas se më kishin ngatërruar me Niçen e Shijakut. Unë erdha këtu sot për të përshëndetur heronjtë e vërtetë, me H të madhe, Edmond Budinën, Liçajn, Malkajn, e shumë e shumë të tjerë që kanë qëndruar bashkë për 27 muaj. 27 duket si një numër, por unë që kam kaluar dy orë e gjysmë në komisariat e di se çdo të thotë 27 muaj. Shumëzoje me qindra e qindra herë. Jua respektojë sakrificën, dhimbjen, ju them se nuk ishte dështim. Shteti që udhëheq, erdhi hajdutçe në mes të natës, pa gdhirë agimi për të shembur një ndërtese që e kujt është? Është e shtetit dhe e jona, por nuk është e pushtetit. Është e njerëzve, e jona”, u shpreh gazetari.

Më tej, ai deklaroi se punonjësit e policisë do t’i falë për shoqërimin e tij, por theksoi se nuk do të falë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn.

“I kam falur policët, pasi janë bija dhe bijë nënash. Na bënë kokë turku, por nuk jemi të parët. Nuk do ta fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin. Nuk do ta fal jo se u dhunova atë ditë, nuk do ta fal sepse ishin të pazotë për ta pranuar dhe njohur dhunën, për të qenë burra në Shqipëri e të thonë “na fal se ashtu ndodhi”. Nuk mundën se janë burracakë. Që të mos keqkuptohemi, s’kam ndërmend të marr pushkën. Ajo që ndodhi me Teatrin nuk ishte suksesi i parë i Edi Ramës. Dua të përmend disa prej tyre. Kanabizimi i vendit cep me cep. Detyrimi i shqiptarëve për të ikur dhe për të lënë këtë vend, si asnjë herë më parë.”, tha Lela.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zyrtare/ Sulmuesi i njohur spanjoll tërhiqet nga futbolli

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Aritz Aduriz ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli. Shkak për këtë janë bërë dëmtimet e shumta për 39-vjeçarin, teksa është shprehur se këto ia kanë bërë të pamundur të vazhdojë karrierën e tij.aduriz

Sulmuesi kishte si qëllim që të luante në finalen e Kupës së Mbretit, ndaj Real Sociedadit, e cila do të ishte edhe ndeshja e tij e fundit, por dëmtimet ia kanë bërë të pamundur dhe ditën e sotme njofton përfundimisht tërheqjen.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në kanal

Në karrierën e tij, Aduriz ka arritur numra fantastikë, teksa ka zhvilluar 780 ndeshje në total, ku ka arritur të shënojë plot 285 gola. Një lajm jo shumë i mirë për tifozët e Atletik Bilbaos, të cilët e pëlqenin shumë sulmuesin spanjoll.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon takimi me 3 ambasadorët/ Rama bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Rama, ambasadores së SHBA Yuri Kim, atij të BE, Luigi Soreca dhe Peter Zingraf.

Takimi nisi pak para protestës me dyer të mbyllura, dhe në fokus të diskutimeve, mendohet të ketë patur cështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe Reformën Zgjedhore, e cila ka mbetur pezull pasi opozita joparlamentare nuk ka shkuar në dy takimet e fundit.

LEXO EDHE:  Çfarë po paralajmëron Edi Rama?!/S’keni para gjë akoma!

Tre ambasadorët  kanë dalë njëherësh nga godina e kryeministrisë ndërsa Rama menjëherë është futur live në rrjetet sociale  ku po zhvillon  një intervistë për Euronews teksa po diskuton temat e nxehta të aktualitet në vend./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Kryemadhi firmos peticionin për Teatrin Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Disa artistë dhe qytetarë që ishin kundër shembjes së Teatrit, kanë nisur të firmosin një peticion për rindërtimin e godinës ashtu siç ishte.

Ky peticion me vlerë morale për të treguar se qytetarët ishin kundër shembjes së Teatrit, është firmosur edhe nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Më herët, Kryemadhi së bashku me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, kanë paralajmëruar se do ta rindërtojnë Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte.

LEXO EDHE:  Basha merr vendimin/Ja ku dhe kur do të dalë të flasë publikisht

Ata kanë shprehur mbështetjen ndaj artistëve dhe aktivitëve, si dhe kanë deklaruar se do jenë krah tyre për të mbrojtur këtë kauzë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE