LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më ke kërcënuar”/ Plas debati mes Budinës dhe Imamit, regjisori del nga linja

20 Maj 2020, 20:04, Politikë CNA
“Më ke kërcënuar”/ Plas debati mes Budinës dhe

Çështja e Teatrit Kombëtar ka krijuar përçarje mes artistëve dhe dy të tillë janë përplasur mbrëmjen e sotme pikërisht për këtë.

Bëhet fjalë për Edmond Budinën dhe Artan Imamin, të cilët debatuan ashpër, teksa Budina po akuzonte qeverinë për shembjen e Teatrit.

Imami e ka quajtur Budinën uzurpator , ndërsa ky i fundit e i tha se është pjesëmarrës në krim. Aktori akuzoi regjisorin Budina se e ka kërcënuar, ndërsa ky i fundit doli nga lidhja online.

Pjesë nga debati në emisionin “Open”:

Budina: Teatri Kombëtar është një vlerë kulturore. Nuk i përket as kryeministrit as banorëve të Tiranës. Është Teatri Kombëtar dhe i përket të gjithë Shqipërisë.

Imami:  Edmond je një uzurpator.

Budina: Kush jeni ju që më thoni mua jeni uzurpator?

Imami: Mondi pse u bëre ti dy vite e gjysmë vite pronar i atij teatri me dhunë.

Budina: Më fal kush jeni ju?

Imami: Unë jam Tan Imami.

Budina: Unë i dashur Artan nuk dua të flas me juve në këtë rast. Ju jeni pjesëmarrës në krim. Jeni te ata që nuk ngritën zërin kur policia ndërhyri.

Imami: Ti gënjen mor burrë.

Budina: Jo gënjen ti Artan.

Imami: Kur të thashë do vi të marrë 2-3 këmisha, me the hajde hajde se ta tregojmë ne. Më ke kërcënuar.

Budina: Nuk flas me kriminelë. Do ta ndaloni atë apo të iki?

Imami:  Po boll fole…

Budina: Të lutem Eni do ta ndërpresësh atë?

Imami: Të dëgjova në miting, kam 2 vite.

Budina: Unë po iki, natën e mirë. Ik te partia merr ndonjë tender./ CNA.al

Lajmet e fundit nga