Connect with Us

Lufta me koronavirusin/ Yuri Kim: SHBA i ofron Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë

Sociale

Lufta me koronavirusin/ Yuri Kim: SHBA i ofron Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë

Publikuar

-

Ambasadorja, Yuri Kim bën me dije se Shtetet  e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Shqipërisë 900 mijë dollar shtesë për koronavirusin.

Përmes një postimi në ‘Tëitter’, ajo ka njoftuar se në këtë mënyrë në total Shqiërisë do t’i jepen në total 2 milionë dollarë për laboratorë dhe asistencë teknike.

Ambasadorja ka theksuar se SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale.

“SHBA i ofron Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë për COVID19, duke sjellë në total, 2 milionë dollarë për laboratorë, përcjellje të rasteve dhe asistencë teknike. Kjo ndërtohet në 700 milion dollarë në asistencë totale që nga viti 2000. SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale”, shkruan Yuri Kim./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Në kulmin e Covid-19/ Bie numri i vdekjeve totale, më i ulëti në 4 vite

Publikuar

-

Nga

INSTAT ka raportuar paraprakisht një tendencë rënëse të vdekjeve në tremujorin e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas treguesve demografike, të publikuara sot nga INSTAT, 6,115 persona humbën jetën në janar-mars, në krahasim me 6,361 në tremujorin e parë 2019, me një rënie prej gati 4%, ose 246 jetë të humbura më pak.

Këto janë të dhëna paraprake dhe INSTAT pohon se do i rivlerësojë në të ardhmen, për shkak të vështirësisë së mbledhjes së informacionit nga situata e Covid-19.

Përgjithësisht, tremujori i parë ka një numër më të lartë vdekjesh, në raport me periudhat e tjera, që nga mjekët shpjegohet me faktin se i ftohti ul imunitetin dhe kjo çon në humbjen e jetës së personave të dobët, sidomos të moshuarve.

Por, të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të 2020-s, numri i vdekjeve ka qenë më i ulëti në katër vitet e fundit për të njëjtën periudhë kohore. Rekordi është shënuar në tre muajt e parë 2017, me 6,791 vdekje (shiko grafikun).

Mjekët pohojnë se një arsye e rënies së vdekjeve, mund të lidhet me faktin që izolimi ka bllokuar edhe gripin sezonal. “Nga ana tjetër, individët, duke qëndruar në izolim dhe të shkëputur nga puna, kanë qenë të prirur për më pak infarkte dhe goditje të tjera në tru”, thotë Petrit Malaj, pneumolog. Edhe tkurrja e popullsisë është një tjetër faktor.

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e parë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Humb jetën një grua

LEXO EDHE:  “Kujdes kur teshtini”! Mjeku infeksionist këshillon qytetarët: Ja si të ruheni nga koronavirusi

Mjekët kanë konstatuar se kërkesa për shërbime spitalore ka shënuar rënie të lartë, përfshirë dhe urgjencat e zakonshme në spitale, teksa izolimi duket se i ka bërë mirë dhe sëmundjeve të tjera.

Mesatarisht në tremujorin e parë 2020 kanë humbur jetën 67 persona në ditë, nga rreth 70 persona në ditë në janar-mars 2019 dhe 75 persona në 2017-n, kur është shënuar dhe numri më i lartë i vdekjeve.

Por, INSTAT thekson në publikim se NUMRI i LINDJEVE DHE VDEKJEVE GJATË TREMUJORIT TË PARË 2020 MUND TË MOS REFLEKTOJË REALITETIN, PASI PËR SHKAK TË SITUATËS SË COVID -19, MOS RAPORTIMET NËPËR ZYRAT E GJENDJEVE CIVILE NË TË GJITHË SHQIPËRINË PËR NUMRIN E LINDJEVE DHE VDEKJEVE MUND TË MOS JENË REFLEKTUAR NË REGJISTRAT PËRKATËS. KËSISOJ, TË DHËNAT DO TË JENË OBJEKT RISHIKIMI GJATË TREMUJORIT TË DYTË 2020 DHE DO TË RIVLERËSOHEN.

Sipas rretheve, rënia më e madhe është shënuar në Shkodër, Durrës dhe Dibër, ndërsa Tirana ka shënuar tkurrjen më të lehtë. Vetëm në Korçë janë raportuar rritje të vdekjeve.

Tremujori i parë 2020 përkon me përhapjen e pandemisë së Covid-19, që kulmoi në muajin mars e prill. Por për fat të mirë, Shqipëria ka pasur një numër të ulët vdekjesh të raportuara nga kjo sëmundje, ndryshe nga shteti fqinj Italia. Deri tani janë raportuar në vend 31 humbje jete nga Covid-19./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rregulla të reja për aeroportet gjermane

Publikuar

-

Nga

Pasagjerët duhet të planifikojnë më tepër kohë për të shkuar në aeroport në të ardhmen. Krahas mbajtjes së maskës parashikohen edhe procedura të zgjeruara kontrolli. Detyrim për të mbajtur maskë në pika të caktuara, procese më të përimta dhe për këtë arsye më të ngadalta kontrolli, por një herë për një herë jo kontroll mjekësor – këto janë disa nga rregullat që prezantoi Shoqata e Industrisë së Fluturimeve Ajrore ADV në Berlin. Paketa e masave ka për qëllim ta shmangë thuajese krejtësisht rrezikun e infeksionit nga sëmundja e mushkërive COVID-19, nëse trafiku ajror rifillon nga puna, tha drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate Ralph Beisel.

Aktualisht në aeroportet gjermane nuk ekziston një detyrim i përgjithshëm për të mbajtur maskë në terminalet e aeroporteve. Deri tani një detyrim i tillë ekziston vetëm për aeroportet në landet e Bavarisë, Baden-Vürtembergut, Nordrajn –Vestfalise, Saksonisë së Ulët dhe në atë të Berlinit dhe Bremenit. Në aeroportet e landeve të tjera udhëtarëve vetëm sa u rekomandohet një gjë e tillë. Tani mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha aeroprotet e Gjermanisë.

Më shumë autobusë – më pak vende

LEXO EDHE:  Nga sot lëvizet me autorizim/ Si të aplikoni për ta përfituar lejen

LEXO EDHE:  “Kujdes kur teshtini”! Mjeku infeksionist këshillon qytetarët: Ja si të ruheni nga koronavirusi

Shoqata rekomandon që aeroportet të ngadalësojnë proceset e ndryshme në aeroport, si p.sh. në sportelet për check-in apo në kontrollet e bagazheve në mënyrë që pasagjerët të kenë mundësi të ruajnë distancën minimale fizike. Po ashtu pritet të kufizohen edhe vendet e pritjes së pasagjerëve në hollet e aeroportit dhe që radhët e pritjes të tyre të organizohen në mënyrë të tillë që të ruhet distanca fizike. Prej zbatimit të këtyre masave pritet që infrastruktura e aeroporteve do shënojë rënie prej 20 deri 50 përqind të kapaciteteteve të saj, që do të thotë edhe një përgjysmim të numrit të mëparshëm të udhëtarëve.

Jo kontrolleve mjekësore

Sa u përket kontrolleve mjekësore të pasagjerëve para se të hipin dhe kur zbresin nga avionet aeroportet gjermane janë kundër, sepse sipas ekspertëve kamerat termike ose matja e temperaturës së pasagjerëve nuk janë masa të përshtatshme për të identifikuar bartësit e virusit Coronës. Por nëse autoritetet gjermane kërkojnë vendosjen e kontrolleve mjeksësore, aeroportet preferojnë që kjo të bëhet përmes pyetësorëve që duhet të plotësohen nga pasagjerët./DW

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshon moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Sipas SHMU, reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, përgjatë relieveve malore reshjet hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkutra.

LEXO EDHE:  “Kujdes kur teshtini”! Mjeku infeksionist këshillon qytetarët: Ja si të ruheni nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet: Koronavirusi në SHBA, ende në "fazën e përshkallëzimit"

Era do të vijojë të jetë nga kuadrati i jugut me shpejësi 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.
Temperaturat parashikohen me një rënie në të dyja vlerat, me konkretisht:
vendet malore 12°C deri në 26°C
vendet e ulëta 14°C deri në 32°C
vendet bregdetare 11°C deri në 30°C

LEXO TE PLOTE