Connect with Us

Kurba e Covid-19 në Shqipëri/ Ish-ministri i Shëndetësisë: Askush nuk mund ta besojë, ja arsyeja e luhatjes  

Politikë

Kurba e Covid-19 në Shqipëri/ Ish-ministri i Shëndetësisë: Askush nuk mund ta besojë, ja arsyeja e luhatjes  

Publikuar

-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu shkruan se askush nuk mund ta besojë kurbën e shifrave të koronavirusit në vendin tonë, për shkak të luhatjeve të theksuara nga dita në ditë.

Në një postim në rjetet sociale, Shehu shkruan se janë disa arsye që mund të prodhojnë një kurbë të tillë, si numri shumë i vogël i testimeve të bëra hermetikisht në një laborator, metodat jo profesionale në kërkim dhe lëvizja e shifrave me çelës poshtë tavolinës së “konjukturave”.

“Askush nuk mund t’i besoje kesaj kurbe, pra mos harxhoni me “kohe” me ate dhe as me testimet tuaja! Ndiqeni “ecurine” e luhatjeve te saj per rastet e prekurave nga Covid 19 ne nivel vendi: Sot raportohet nje “ngritje” me reth 15 here me lart se dy ditet e fundit. Para 4-5 ditesh u ul me 9-10 here brenda 24 oreshit!

7-8 dite me pare u rrit 6-7 here…dhe te gjitha keto “luhatje” ne hapesiren e 24-48 oresh! Keshtu ka variuar ne te gjithe keto jave duke paraqitur “kurben” me te cuditeshme e te pa besueshme ne bote…pervec Sudanit, ku nuk testohet!

Jane disa aresyet qe mund ta prodhojne te tille: numri shume i vogel i testimeve virusologjike (tampon) te bera hermetikisht ne nje laborator, metodikat jo profesionale ne kerkim, si dhe levizja e shifrave me celes poshte tavolines sipas “konjukturave”!!

Ndersa konkluzionet imunologjike as mos i permendeni, per derisa ajo procedure kaq e rendesishme ka nje kusht, te jete masive per te qene e vlefshme, gje qe mund te realizohet lehtesisht ne vendin tone, mjafton te mos pengohen laboratoret per ta realizuar ate.

Por ju perkundrazi e keni “burgosur” edhe kete analize ne nje laborator, nuk keni publikuar as edhe nje metodike apo objektiv, pra me mire hiqni dore edhe prej saj se keshtu do te prodhoni vecse ndonje “mrekulli” tjeter te ngjashme me ate virusologjiken!”-shkruan Tritan Shehu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Sarajet” nuk mund të shpronësohen/ Historiani zbulon shkeljen e radhës të Veliajt

Publikuar

-

Nga

Historiani Kastriot Dervishi ka reaguar lidhur me shembjen e godinës së Teatrit sqaron se “sarajet” nuk mund të shpronësohen por, vetëm mund të blihen.

Më tej Dervishi sqaron se sipas ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, i ndryshuar, “Për shpronësimet…”, arsyet që detyrojnë shtetin të ndërmarrë një akt shpronësimi janë madhore dhe lidhen me fushën e investimeve, me detyrime nga traktatet ndërkombëtare, projekte të energjetikës, transporteve, arsimit, kulturës, mbrojtjes së monumenteve të cultures.

Sipas tij, shpronësimi përgjithësisht nënkupton investim duke shkatërruar pronën qe i merr privatit

“Gjatë një dalje të fundit ku u përpoq të përligjë aktin e paligjshëm të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, kryetari i bashkisë së kryeqytetit tha se së shpejti do shpronësojë edhe dy objekte në zonën historike të Tiranës, njëra nga të cilat është objekti i njohur “Sarajet”. Sipas ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, i ndryshuar, “Për shpronësimet…”, arsyet që detyrojnë shtetin të ndërmarrë një akt shpronësimi janë madhore dhe lidhen me fushën e investimeve, me detyrime nga traktatet ndërkombëtare, projekte të energjetikës, transporteve, arsimit, kulturës, mbrojtjes së monumenteve të kulturës (p.sh. një zbulim arkeologjik në një tokë apo truall), mbrojtjes së vendit, etj. Shpronësimi përgjithësisht nënkupton investim duke shkatërruar pronën me i merr privatit. Kurrsesi në asnjë rast shteti nuk mund të shpronësojë një objekt monument kulture siç janë “Sarajet”, por vetëm ta blejë atë nëse pronari do që të shesë. Pronari ka detyrimin të njoftojë shtetin nëse do ta shesë dhe nëse shteti nuk ka interes vijon shitja pa i humbur objektin statusin e monumentit të cultures”, shkruan Dervishi në një postim në rrjtet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri kërkesë zyrtare PD-së dhe LSI-së

Publikuar

-

Nga

Deputetja demokrate Rudina Hajdari dhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri i kanë drejtuar një kërkesë zyrtare Partisë Demokratike dhe LSI-së që të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Kujtojmë këtu se PD dhe LSI bojkotuan mbledhjet e Këshilit politik, për shkak të protestës dhe situatës së shkaktuar, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhuna tek Teatri/ Kryemadhi tregon emrat e policëve: Të gjithë do ta paguajnë

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi publikoi sot emrat e policëve që sipas saj, dhunuan ditën e shembjes së Teatrit, qytetarët, politikanët dhe gazetarët.

Në një lidhje në News 24, ajo tha se të gjithë ata që kanë gisht në shembje do ta paguajnë.

“Të gjithë ata që kanë firmosur atë vendim, kryetarë bashkie, këshilltarë bashkie dhe ata policisë privatë të firmës që do ndërtojë atje do përgjigjen një ditë. Kemi nisur t’i identifikojmë. Kemi identifikuar: Altin Lila, Shef i komisariatit nr. 5.

LEXO EDHE:  Video/ Johnson shfaqet për herë të parë pas daljes nga spitali, falenderon mjekët që i shpëtuan jetën

Ai dhunoi gazetarin Alfred Lela. Kemi identifikuar Kastriot Gjokutajn, komandant i forcave special të Edi Ramës, Denisa Hima është policja që dhunoi Silva Cakën. Kemi filluar identifikimin e policëve dhe policeve që kanë dhunuar qytetarët. Turp më të madh nuk ka se të preket me dorë një grua e mbuluar me shami. Amarilda Shabani, është një tjetër police e dhunës”,- tha Kryemadhi.

LEXO TE PLOTE