Connect with Us

Kryemadhi godet sërish me veshjen/ Jep mesazhin e fortë për Ramën nga protesta

Politikë

Kryemadhi godet sërish me veshjen/ Jep mesazhin e fortë për Ramën nga protesta

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është nisur drejt protestës së organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Ajo që ka tërhequr sërish vëmendjen është veshja e Kryemadhit, e cila ka stampuar në bluzë një foto të Teatrit Kombëtar.

Gjithashtu vihen re dy sy që janë simbol i shprehjes “I am whaching you” ( po të vëzhgoj).

Një tjetër element është një pikë loti, si simbol i një nëne dhe një gruaje që derdh lot hidhërimi dhe gëzimi.

Me këtë veshje, kryetarja e LSI i jep Ramës mesazhin “Po të vëzhgoj ty që më shkaktove dhimbje dhe do ta rindërtoj Teatrin aty ku ishte dhe ashtu siç ishte”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nis protesta për Teatrin/ Basha lë selinë e PD-së, bashkohet me protestuesit

Publikuar

-

Nga

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka lënë selinë e PD-së pak minuta më parë për tu bashkuar me protestuesit për mbrojtjen e Teatrit.

Basha është i shoqëruar nga Gazment Bardhi dhe  militantë të tjerë të PD-së.

Protestës i është bashkuar dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit shoqërohet  nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Protesta e sotme është e dyta që pas 17 Majit, datë kur qeveria vendosi shembjen e Teatrit Kombëtar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pak para nisjes së protestës/ Yuri Kim dhe Peter Zingraf mbërrijnë në zyrën e Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një tjetër takim me ambasadoren e Shteteve të Bashuara në Tiranë Yuri Kim. Mësohet se gjithashtu në takim është prezent edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Mendohet se Rama, Kim dhe Zingraf po diskutojnë lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Reformën Zgjedhore, e cila ka mbetur pezull pasi opozita joparlamentare nuk ka shkuar në dy takimet e fundit.

LEXO EDHE:  Prova e fundit e marrëveshjes Rama-Basha

Ky takim ka nisur vetëm pak para nisjes së protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, kujtojmë se ky është takimi i tretë i Ramës me ambasadoren amerikane brenda 5 ditëve.

Nga ana tjetër, Zingraf kritikoi qeverinë se për shembjen e Teatrit dhe e cilësoi këtë veprim të nxituar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lirimi i dy anëtarëve të grupit të Bajrave/ Alibeaj: Regjimi i Ramës i ka themelet te krimi

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike, e përfaqësuar nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për lirimin nga burgu të dy anëtarëve të grupit të tmerrshëm kriminal të Bajrave.

Në një deklaratë për shtyp, Alibeaj tha se sot u dëshmua edhe njëherë  se ai që e quan regjimi i Edi Ramës i ka themelet tek krimi dhe se reforma në drejtësi ka dështuar, duke u bërë mburojë e grupeve kriminale në shërbim të pushtetit të kryeministrit.

“Lirimi i grupit kriminal të Bajrave, me të cilët Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet në Shkodër, konfirmoi para qytetarëve të vërtetën që ne e kemi thënë prej shumë kohësh, se kush është pjesë e grupeve kriminale, qeveria dhe drejtësia, nën diktatin e saj, bën gjithçka për ta shpëtuar. Kush proteston, kush mbron trashëgiminë kulturore, kush kërkon që Shqipëria të bëhet si Europa, kush kërkon respektimin e lirive dhe të drejtave, kush kërkon të luftohet krimi dhe korrupsioni, kush denoncon Edi Ramën dhe bandën e tij si vegël të oligarkëve për të vjedhur Shqipërinë, goditet, tërhiqet zvarrë, burgoset.

Mes rinisë, artistëve dhe qytetarëve të ndershëm dhe bandës së tmerrshme të Bajrave, që njihet në zonën e Shkodrës për vrasje makabre, trafik droge dhe prostitucioni, Edi Rama zgjedh të jetë krah kriminelëve, t’i mbrojë ata, t’i lehtësojë nga akuzat dhe t’i lirojë nga burgu”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Qytetari e akuzoi se nuk e kishte dëmshpërblyer/ Reagon Drejtori i Burgjeve

Sipas tij, Rama mund ta mbajë në këmbë pushtetin e tij vetëm përmes tyre. Demokrati pretendon se kjo është një arsye më shumë për të protestuar, ndërsa i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë të heqin dorë nga dhuna dhe presioni ndaj qytetarëve.

“Kjo është një arsye më shumë për të protestuar! Të mos e lëmë jetën në dorë të një regjimi që ka bërë pakt me krimin kundër qytetarëve. Është në nderin e të gjithëve të jenë sot në sheshin e protestës, bashkë me artistët, me rininë, me opozitën.

Partia Demokratike i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë të heqin dorë nga dhuna dhe presioni ndaj qytetarëve. Është e papranueshme që policia po sillet si një vegël e verbër politike duke mos lejuar  qytetarët nga jashtë Tiranës të bashkohen me protestën e orës 17.30. Kushdo polic apo prokuror që, në vend të zbatimit të ligjit, zhytet në llumin e paligjshmërisë dhe korrupsionit të Edi Ramës, duhet të ketë të qartë se asgjë nuk do të harrohet!”, nënvizon Alibeaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE