Connect with Us

Koronavirusi!/ Ursula von der Leyen: Vaksina mund të shitet si një mjet luksi

Shëndeti

Koronavirusi!/ Ursula von der Leyen: Vaksina mund të shitet si një mjet luksi

Publikuar

-

Vijojnë kërkimet për gjetjen e një vaksine për koronavirusin.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka deklaruar se BE do të mbështesë kërkimet për gjetjen e vaksinës.

Ajo theksoi se vaksina duhet të jetë e disponueshme për të gjithë qytetarët në botë dhe se nuk duhet të jetë luks.

Këtë deklaratë presidentja e Komisionit Evropian e bëri gjatë samblesë së 73 të OBSH.
“Duhet të luftojmë më shumë për mposhtjen e koronavirusit dhe për këtë duhet kura respektove. BE i është përgjigjur menjëherë thirrjes për mbledhjen e 8 miliardë dollarëve për krijimin e vaksinës, e cila me t’u bërë, duhet të jetë e disponueshme ndaj të gjithëve pasi nuk mund të shitet si një mjet luksi, por e mirë e përbashkët”-tha Ursula von der Leyen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Vetëm një i infektuar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Vetëm një rast është konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë nga 211 mostra që janë testuar.

IKSHPK njofton se rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Rahovecit.

Gjithashtu raportohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 15 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769 raste.

QË nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë konfirmuar 989 raste me koronavirus, nga të cilët 769 prej tyre janë shëruar dhe 29 të tjerë kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Kujdes!/ Produktet e rrezikshme që blihen online

LEXO EDHE:  Ndalimi i lëvizjes në këmbë/ Noka i përvishet Ramës: Po përpiqesh të na çmendësh të gjithëve

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më sot sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.952.228 raste të COVID-19 dhe 323.009 raste të vdekjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bie në mënyrë të ndjeshme numri i të prekurve me Covid-19/ Vetëm një rast pozitiv në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast pozitiv me Covid-19 në vendin tonë.

Dr. Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik tha se “Në vend vazhdon shfaqja e rasteve sporadike, ndërsa situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Marrja në kohë e masave, respektimi i distancimit fizik, ruajtja e higjienes personale kanë rolin kryesor në shfaqjen e një kurbe epidemike të butë.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19.
Të shëruar janë 15 qytetarë.
Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.
Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.
Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.”.

LEXO EDHE:  Meta “godet” qeverinë/ “S’është koha për të zhvilluar mbledhje”

Po ashtu ajo i beri apel qytetareve qe të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit.
“Qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, por të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për çdo pyetje apo shqetësim Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër 0800-40-40

COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)
Testime totale 12899
Raste pozitive 949
Raste të shëruara 742
Raste Aktive 176
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 68
Krujë 35
Durrës 31
Shkodër 14
Kamëz 10
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Mirditë 1
Korçë 1”-tha Dr. Adela Vasili.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Koronavirusi/ Organizata Botërore e Shëndetësisë në krizë

Publikuar

-

Nga

OBSH mblidhet në takimin vjetor, i cili për shkak të Coronës do të zhvillohet virtualisht dhe shkurt, megjithëse organizata ka shumë probleme për të zgjidhur. Kriza mund të shihet edhe si shanc për të bërë ndryshime.
Organizata Botërore e Shëndetësisë OTB, e ka zvogëluar në dy ditë kohëzgjatjen e takimit vjetor. Vitet e kaluara asaj i janë dashur gjashtë deri dhjetë ditë për të mbajtur takimin vjetor. Krahas vendimeve burokratike, në axhendën e takimit mbetet vend vetëm për një temë: Covid 19.

Nuk dihet aktualisht nëse përhapja e pandemisë, ka bërë që temat e tjera globale në sektorin e shëndetësisë të dalin nga fokusi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OTB. Ka mundësi që kjo të ketë më shumë të bëjë me njoftimin e SHBA një muaj më parë, se nuk do të paguajë më kontributet financiare për OBT. Në buxhetin dyvjetor të organizatës SHBA pagoi për vitet 2018/19 gati 14 përqind të shumës së përgjithshme, si në kontributin që paguhet nga vendet anëtare ashtu edhe në kontributin vullnetar.

Në rrezik është sistemi i paralajmërimit të shpejtë

Suerie Moon, bashkë-koordinatore në qendrën Global Health Centre, në Institutin Graduate në Gjenevë, e bën të qartë se cilat do të jenë pasojat që mund të ketë shkurtimi i buxhetit: Një nga temat kryesore për SHBA është sëmundja e paralizimit të fëmijëve (Polio). SHBA e financon këtë fushë me kontribute vullnetare. Nëse këto nuk do të jepen më, atëherë kjo do të ketë efekt negative tek projektet, për shembull gjatë të cilave njerëzit shkojnë derë më derë për të vaksinuar fëmijët, thotë Moon: “Ky system i kontrollimit të Polios shfrytëzohet po ashtu, për të parë nëse ekzistojnë sëmundje të tjera infektive”. Edhe raste për COVID-19. Pranda Moon thotë se është „krejtësisht dritshkurtër“ të ndalosh kontributet në një situatë të tillë të jashtëzakonshme.

Megjithëse deri tani nuk është e qartë se çfarë do të thotë kontretisht deklarata e presidentit amerikan, Donald Trump, thotë Moon: Duan SHBA të mos paguajnë më kontributin vjetore fiks si vend anëtar, që llogaritet nëpërmjet aktivitetit ekonomik dhe numrit të popullsisë? Apo duan të mos paguajnë kontributet vullnetare, të cilat kanë qenë 75 për qind e pagesave të përgjithshme amerikane? Dhe kur do të fillojë ky mospagim?

Fakt është se deri më 30 prill 2020, as Kina as SHBA nuk kanë bërë pagesat vjetore, megjithëse ato duheshin bërë që më 1 janar. Kjo gjë ndodh shpesh, dhe është një nga problemet më të mëdha që ka organizata. Edhe Gjermania përshembull sapo ka bërë pagesën e gjysmës së shumës. Por ndryshe nga Kina, SHBA ka edhe pagesa të tjera të vjetra që nuk i ka bërë.

Po është duke u tërhequr SHBA sërish? Suerie Moon mendon se SHBA ka humbur shumë nga ndikimi që ka në parketin ndërkombërat dhe merret „më pak serozisht“. “Pse duhet të na dëgjojnë vendet e tjera kur ne kemi sinjalizuar se nuk kemi interes në bashkëpunimin multilateral?”

LEXO EDHE:  “Shqipëria e prekur seriozisht”/ Meta kërkon të shtohen testimet

LEXO EDHE:  Isuf Kalo këshillon diabetikët/ "Mos pini lëng limoni, ka sheqer"

Molla e sherrit

SHBA, ose më mirë Doland Trump personalisht, pretendojnë se OBSH është shumë miqësore me Kinën dhe shumë kritike ndaj SHBA, se Kina, ka shumë ndikim tek organizata dhe se OBSH reagoi me shumë vonesë në rastin e pandemisë. Kur dihet që presidenti amerikan ishte ai, që nuk e vlerësoi sa duhet rrezikun e pandemisë dhe të virusit Corona.

Moon mendon se kritikat ndaj qëndrimit të OBSH kundrejt Kinës lidhur me pandeminë nuk janë të drejta. Ekspertja për çështjet e shëndetit global, thekson se OBSH i duhet të reagonte me shumë kujdes, sepse kjo temë është për Kinën politike shumë delikate: „Detyra më e rëndësishme ka qenë që të sigurohet gatishmëria e qeverisë kineze për bashkëpunim, në mënyrë që ajo të japë sa më shumë informacione që të jetë e mundur.”

Kështu që nuk është rastësi që Kina nuk ka lejuar një ekip ekspertësh amerikanë që të hyjë në vend, por lejoi vetëm në mes të muajit shkurt një ekip të OBSH, të parin në përgjithësi.

Megjithatë ka zëra kritikë. Për Thomas des Garets Geddes, bashkëpunëtor shkencor i think tankut MERICS, nuk është e justifikueshme që drejtori i Përgjithshëm i OBSH, e ka vlerësuar reagimin e Kinës ndaj pandemisë si shumë pozitiv: “Një vlerësim i tillë pozitiv dhe pjesërisht jo i drejtë ka qenë i panevojshëm dhe i gabuar,“ thotë  Geddes në bisedë me Deutsche Wellen.

E varur nga disponimi i donatorëve

Suerie Moon mendon se këtu kemi të bëjmë me një problem thelbësor të OBSH: “Organizata nuk mund të guxojë t’i hipi nervat donatorëve. Ajo nuk është në gjendje të ushtrojë kritikë sa herë është e nevojshme.“

Pandemia është si një lloj alarmi për organizatën. “Ajo tregon çfarë rreziku paraqet një virus, çfarë rreziku përbën për sigurinë dhe ekonominë. Ajo shkundi botën dhe tregoi sa e rëndësishme është, që të kesh një organizatë që është e besueshme dhe stabile, që ndihmohet dhe që ka hapësirë të mjaftueshme politike, për të ushtruar kritikë kur është e nevojshme.”

Deri para disa muajsh Moon do të kishte thënë se marrëdhënia që OBSH kam e vendet në zhvillim është ndryshe nga ajo me vendet e pasura, sepse ato kanë më shumë nevojë dhe se OBSH mund të dërgojë ekspertë. Por edhe vlerësimi për OBSH ka qenë ndryshe: „Unë shpesh dëgjoj të thuhet se udhëzimet e OBSH janë si Bibël për vendet e zhvilluara.”

Në situatën aktuale doli se OBSH është e rëndësishme për vendet e pasura jo vetëm për shkak të udhëzimeve ndërkombëtare të detyrueshme në çështjet e shëndetësisë. „Çdo vend është i varur nga informacionet e OBSH. Këtu futen edhe vendet e pasura, këtu futet edhe SHBA“. Ajo shpreson që pas pak kohe të flitet seriozisht për reformimin e financimit dhe të drejtës ndërkombëtare, në mënyrë që OBSH të jetë në gjendje të ndihmojë botën më mirë që të mbrohet nga rreziqe të tilla si pandemia COVID-19./DW

LEXO TE PLOTE