LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Europa Nostra nxjerr zbuluar Ramën dhe Veliajn/ I ofruam ndihmë për të shpëtuar Teatrin, por si përgjigje morëm ekskavatorët

20 Maj 2020, 18:22, Politikë CNA
Europa Nostra nxjerr zbuluar Ramën dhe Veliajn/ I ofruam ndihmë

Sekretarja e përgjithshme e Europa Nostra, Sneshka Mihailoviç  në një intervistë për Euronews Albania, tha se federata për brojtjen e trashëgimisë kulturore e kishte lajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj që më 17 janar se Teatri Kombëtar me shumë gjasa do të futej në listën e 7 vendeve më të rrezikuara në Europë.

Ata do të ofronin ekspertizë për të gjetur së bashku zgjidhjen për ta shpëtuar këtë godinë, por si përgjigje nga autoritetet shqiptare, morën ekskavatorët e dërguar në mes të natës të dielën e kaluar.

“E njëjta letër ju dërgua kryebashkiakut të Tiranës, kryeministrit dhe presidentit të Republikës së Shqipërisë, duke i informuar ata se teatri ishte vendosur në listën tonë prej 14 vendesh dhe me gjasa do të vendosej në listën me 7 vende dhe ne po ofrojmë ekspertizën tonë, po ofrojmë të vijmë e të flasim me ta, me të gjitha palët e përfshira, shoqërinë civile dhe ekspertët për të gjetur së bashku zgjidhjen për ta shpëtuar këtë godinë dhe për të gjetur një zgjidhje alternative për projekte të tjera zhvillimi që po diskutohen për Tiranën.  Por në vend të kësaj, nuk morëm asnjë përgjigje për letrën e 17 janarit.

Do t?jua dërgoj një kopje të letrës, dhe së fundmi, përgjigja që ne morëm ishin ekskavatorët e dërguar në mes të natës të dielën e kaluar, për të rrafshuar jo vetëm godinën, por edhe brendësinë e teatrit me kostumet dhe arkivat, duke e kthyer në rrënoja të gjithë historinë.

Nuk mendojmë se kjo ishte përgjigja që meritonim dhe prisnim nga autoritetet. Dhe veçanërisht jo ne, por qytetarët e Shqipërisë meritonin një përgjigje ndryshe nga autoritetet,” deklaroi Mihailoviç./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga