Connect with Us

Dhuna ndaj Lelës dhe punonjësve të medias/ Shoqata e Gazetarëve: Ishte e targetuar

Sociale

Dhuna ndaj Lelës dhe punonjësve të medias/ Shoqata e Gazetarëve: Ishte e targetuar

Publikuar

-

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë kanë reaguar lidhur me shoqërimin e gazetarit Alfred Lela mëngjesin e ditës kur u shemb Teatri Kombëtar.

Shoqata dhe Lidhja e Gazetarëve dënojnë me forcë dhunën shtetërore të ushtruar nga policia ndaj Lelës, si dhe punonjësve të tjerë të medias më 17 Maj.

Sipas tyre, dhuna ndaj punonjësve të medias ka qenë e targetuar, ndaj i bëjnë thirrje kryeministrit Rama të distancohet nga akte të tilla.

“Në kushtet kur ende nuk ka një ndjesë publike dhe ndëshkim të autorëve me uniformë apo të fshehur në shkelje të ligjit, për ato akte dhune, të cilat u pasqyruan nga çdo media, ne gjykojmë se dhuna ndaj gazetarit Lela dhe e kolegëve të tjerë, nuk ka qenë e rastësishme, por e targetuar! Deklaratat e ministrit të brendshëm se “tek policët duhet të shohim ministrin e brendshëm” është flagrante dhe justifikuese e dhunës barbare ndaj kolegut Alfred Lela dhe kolegëve të tjerë.

LEXO EDHE:  Rama nxjerr foton e llotove sportive/ Lamtumirë

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Rama të distancohet nga akte të tilla, që dëshmojnë se sa i rrezikshëm po bëhet zanati i gazetarit nën qeverisjen e tij. Kujtojmë se një gazetar në detyrë duhet të jetë njëlloj i paprekshëm, si një punonjës me uniformë në detyrë! Heshtja për dhunën ndaj gazetarëve ka gjithë tiparet e, në mos të një direktive, të paktën të një bashkëfajësie shtetërore në një vend të NATO-s e në pritje të antarësimit në BE, që e ka shembur diktaturën 3 dekada më parë”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Nëse kjo quhet demokraci, çfarë mund të themi për diktaturën!”/ Malkaj mban fjalimin e fortë

Publikuar

-

Nga

Aktori shumë i dashur, Mehdi Malkaj, ka emocionuar me fjalimin e tij në ditën e dytë të protestës për Teatrin.

Teksa ka falenderuar të gjithë mbeshtëtësit në kauzën e tyre, aktori ka recituar i shoqëruar nga protestuesit vargjet e Naim Vrashërit “Ti Shqipëri më jep ndër”.

“Ju kam xhan të gjithëve do më duhet të bëj nja dy vlerësime cdhe të përshëndes disa njerëz përshëndes kolegët në Kosovë për mbështetjen mos jua paçim kurrë këtë borxh, dua të përshëndes Teatrin Migjeni në Shkodër dhe teatrin e Durrësit të tjerët nuk e di.

LEXO EDHE:  Akuzat për ministren e Ramës/Belinda është një hajdute që konkurron me Damianin

LEXO EDHE:  Plani i Ramës për “shfarosjen” e LSI -së/ Kush pritet të arrestohet pas Dashamir Xhikës?

Në qoftëse kjo që quhet demokracia , çfarë mund të themi për diktaturën, më kuptuat.

Unë do të recitoj disa vargje unë të parin dhe ju do të më shoqëroni nga pas.

Ti Shqiperi,me jep nder,

me jep emrin shqipetar,

zemren ti ma gatove

plot me deshire e me zjarr!, është shprehur Malkaj. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Rama po vepron si kamikaz”/ Budina i vendosur për drejtësi: Të zbardhet krimi

Publikuar

-

Nga

Regjisori Robert Budina u shpreh se Rama vazhdon të bëjë veprime mafioze.

Ai tha se artistët dhe qytetarët janë bërë bashkë e do të firmosin një peticion për të rindërtuar Teatrin sërish aty ku ishte.

“Vëllezër, ne kemi qëndruar për të mbrojtur Teatrin mbi 2 vjet që të mbrojmë godinën e Teatrit. Ne fitojmë me dije, vendosmëri. Rama veprime mafioze, ne paqësore. Peticioni do të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi artistë, kjo është forca jonë më e madhe. Ne duam të sjellim ndryshimin tek njeriu dhe jo tek forca e fizikja.

LEXO EDHE:  Rama nxjerr foton e llotove sportive/ Lamtumirë

LEXO EDHE:  “Ka lezet, Migjeni pranë Lasgushit”/ Çfarë paralajmëron Rama përpara Vitit të Ri

Mund të ketë strategji për të shfryrë protestën, por ne nuk do lejojmë këtë gjë. Ne duam të zbardhet krimi që ka ndodhur në Teatër. Sot të gjitha materialet i kanë shkuar gazetave më të mëdha botërore. Kam marrë vesh se akuzat ndaj nesh mund të jenë edhe për terrorizëm, Rama po vepron si kamikaze në mes të Tiranës. Ne kemi lidhje me mediat e huaja dhe do të bëjmë me dije gjithcka”, tha regjisori Budina nga protesta për mediat./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Qeveria ndryshon Aktin Normativ “anti Covid-19”/ Gjoba bizneseve që s’aplikojnë për pagën e punonjësve

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave ka bërë disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ të datës 15 mars të këtij viti në kuadër të masave të veçanta anti COVID 19.

Televizionet që nuk respektojnë distancën prej 2 metrash për të ftuarit gjobiten me një milion lekë, ndërsa masa mund të shkojë deri në vendosjen e bllokimit.

Githashtu, gjoba sanksionohen edhe për bizneset që nuk aplikojnë për pagën e luftës për punonjësit.

Vendimi
Disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të këshillit të ministrave, “për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19”, të ndryshuar. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave.

Neni 1

Në nenin 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1.Pika 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“13. Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se një person në të njëjtën studio televizive, që nuk respektojnë distancën e sigurisë prej 2 metrash nga njëri-tjetri, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.”.

LEXO EDHE:  Meta i shkruan Ramës pas paktit me Bashën/Zbardhen “sms”-të

2.Pas pikës 20 shtohet pika 21, me këtë përmbajtje:

“21. Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Subjektet, të cilat i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit nuk gjobiten për mosaplikim për përfitimin e ndihmës financiare.

Subjektet e gjobituara mund të ushtrojnë të drejtën e ankimit pranë administratës tatimore, duke paraqitur në rrugë elektronike, nëpërmjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e komunikimit të gjobës, sipas Kodit të Procedurave Administrative.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LEXO TE PLOTE