Connect with Us

Demalia paralajmëron Ramën, Veliajn dhe Ballën/ “Do varoseni nën gërmadhat që ngritët me para krimi”

Politikë

Demalia paralajmëron Ramën, Veliajn dhe Ballën/ “Do varoseni nën gërmadhat që ngritët me para krimi”

Publikuar

-

Taulant Balla tha sot se Teatrit Kombëtar ishte godinë që nisi si kazermë për ushtrinë pushtuese italiane dhe nuk i bënte nder aspak kryeqytetit të Shqipërisë në 2020.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar analisti Ilir Demalia, i cili pretendon se Tirana ka rënë shumë poshtë, pasi për të vendos Balla, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Demalia ia vë fajin popullit të Tiranës që votoi Rilindjen dhe i la ta shkatërrojnë kryeqytetin.

Ai i paralajmëron Ballën, Veliajn dhe Ramën se do të vijë dita që do të varrosen nën gërmadhat që kanë ngritur me paratë e drogës dhe krimit.

“Me logjikën e këtyre gërçekarëve dhe KM-së, me 60 anëtarët e këshillit Bashkiak, ku vetëm njëri qenka i lindur në Tiranë, dhe me toboret e INST e të tjera gazerma gërçekarësh të Rilindjes, i bie që meqë Teatri ka qenë “ndërtim fashist’ të fillojmë të shëmbim të gjithë ndërtimet fashiste; Stadiumin Kombëtar e shembëm, Kinematë po, tani të ja fillojmë të shëmbim Universitetitn, ministritë, dhe . . . të ndërtojmë Rilindjen urbane të Rilindjes Gërçekare me lidhje të trashëgimisë historike pallatet e Shallvareve të shokut Spiro Koleka.

LEXO EDHE:  Berisha: Edi Rama kryeministri më i urryer pas Mehmet Shehut

Fajin nuk e keni ju! Fajin e ka populli Tiranës që j’u la juve dhe para-ardhësit tuaj, të nënshtrojnë dhe shkatërrojnë Tiranën në këtë farë derexheje sa që nuk ka më asnjë gjurmë. Dhe jo vetëm, por si vetë fytyra provinciale e gërçekarëve te Rilindjes se Revolucionit te skicofrenit qe drejton këto detashmente, është jo kryeqyteti, por katundi më i shëmtuar sot në Europë dhe më gjërë. Ju që varrosët Tironën, do të vijë dita, që do të varroseni vetë në ato gëmadha që keni ngritur me pastrim te parasë së trafiqeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar me oligarkinë kriminale ekonomike”, thekson Demalia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkoi dorëheqjen e Veliajt/ Profesori letër publike Lubonjës: E pamundur, shuan ëndrrat e mijëra hipokritëve

Publikuar

-

Nga

Profesor Ilir Pecnikaj i ka drejtuar një letër të hapur analistit Fatos Lubonja, i cili gjatë protestës pas shembjes së Teatrit, kërkoi që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

Në një letër të hapur, të publikuar në rrjetet sociale, profesor Pecnikaj numëron “kostot” që sipas tij ka dorëheqja e kryebashkiakut.
“Dhenja dorëheqje e kryetarit të emëruar të Bashkisë, sipas meje, ka një kosto të jashtëzakonshme qoftë shoqërore, sepse:

a) Shuan ëndrrat e mijëra hipokritëve që mendojnë se mund të bëhesh “kryetar bashkie” me lepirje dhe duke shitur fiq, s’ka rëndësi se kush është background-i tij/saj, analfabet apo poosher, nga ku je nisur dhe ku do të shkosh, mjafton që të bësh çdo gjë që të obligon shefi.
b) Shuan ëndrrën e shumë personave që bëjnë çdo “kërcim-përdredhje” për të shkuar atje lart, dhe pastaj për të bërë çfarë ti dojë k…, dhe, sa më shumë të veprojë kundër ligjit, aq më i famshëm bëhet ai.
c) E shuan ëndrrën e shumë të rinjve që mendojnë se me pensionin e nënës mund të bëjnë dasmën e tyre nëpër kështjella, atëherë kur të jetë në fron.”-shkruan ndër të tjera Pecnikaj.

Letra e plotë drejtuar Lubonjës:

I nderuar z. Lubonja
Po ju drejtohem Ju si një qytetarë i thjeshtë, sepse shpesh herë ndihem keq, kur drejtohem si një intelektual që ka studiuar dhe jeton në perëndim, dhe që ka një karrierë shkencore prej shumë vitesh atje.

Ju si një intelektual i mendimit të lirë, për të cilën ju vlerësoj, dhe pse shpesh herë nuk ndaj të njëjtin mendim me ju, zgjodha t’ju drejtohem sot.
Në një prononcim që bëtë para protestuesve, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ndër të tjera Ju, iu drejtuat kryetarit të Bashkisë së Tiranës me një thirrje -“DORËHIQU”.
Këtu më vjen keq por unë nuk mund ta pranoj se një person i tillë mund dhe duhet të japë dorëheqje.
Dhenja dorëheqje e kryetarit të emëruar të Bashkisë, sipas meje, ka një kosto të jashtëzakonshme qoftë shoqërore, sepse:

d) Shuan ëndrrat e mijëra hipokritëve që mendojnë se mund të bëhesh “kryetar bashkie” me lepirje dhe duke shitur fiq, s’ka rëndësi se kush është background-i tij/saj, analfabet apo poosher, nga ku je nisur dhe ku do të shkosh, mjafton që të bësh çdo gjë që të obligon shefi.
e) Shuan ëndrrën e shumë personave që bëjnë çdo “kërcim-përdredhje” për të shkuar atje lart, dhe pastaj për të bërë çfarë ti dojë k…, dhe, sa më shumë të veprojë kundër ligjit, aq më i famshëm bëhet ai.
f) E shuan ëndrrën e shumë të rinjve që mendojnë se me pensionin e nënës mund të bëjnë dasmën e tyre nëpër kështjella, atëherë kur të jetë në fron.

LEXO EDHE:  Reagon Rama/ Tregon si do veprohet me kërkesat e studentëve

Shkencore, sepse;

E dini Ju i nderuar Lubonja, se populli shqiptar, ADN e tij e ka të veshur me një “mantel” të quajtur FRIKË, pra jemi të deformuar në gen? Kjo vërtetohet shumë lehtë nga historia, sepse Shqiptarët, ose kanë jetuar në diktaturë, ose kanë vdekur për liri, por kurrë nuk kanë jetuar të lirë.
Shqiptarët nuk dinë të jetojnë aty ku “i madhi” në respekt të ligjit, të nderojë dhe respektojë qytetarët.. Ne duam që “i madhi” të dhunojë, të shtypë dhe të denigrojë pa ligj, sepse ligji është vetë ai dhe jo, ligji i shkruar, që popujt e qytetëruar dhe të lirë e quajnë rregullator për bashkëjetesë.

Institucional, sepse;

Ju e dini fortë mirë i nderuar se dorëheqja është institucion, ku jo çdokush e ka luksin të jetë pjesë e tij, sepse Institucioni i dorëheqjës kërkon integritet profesional, personal dhe moral.
Cilin nga këto vyrtyte e ka kryetari ynë për të qënë pjesë e institucionit të dorëheqjes?

Dhe e fundit, ajo “pushtetarë”

Për sa më sipër, duke qënë se largëqoftë mund të ndodhë një dorëheqje e tillë, na rrëzohen të gjitha institucionet e sipërcituara, dhe do dalim zbuluar…
Unë ju kuptoj se Ju, sepse gjithë jetën keni deshiruar lirinë dhe barazinë, por sa e vështirë qenka për të ristrukturuar një gjë të rrënuar, e aq më keq kur rrënojat janë të grumbulluara mbi rrënoja të mëparshme.

Shumë më qanë zemra për ç’ka ndodhur, për c’po ndodh e fatkeqësisht projeksioni “c’do ndodhë” në këtë shtëpinë tonë të përbashkët më ngjan dhe më i zymtë.
Respekt për të gjithë ata që luftojnë për të qënë të lirë dhe punojnë për lirinë e gjithësecilit.
Me respekt
Ilir Pecnikaj PhD.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kjo dhunë ka vetëm një emër”/ Meta thirrje të fortë qytetarëve: Kurajo, demokracia nuk dhurohet

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish me tone të forta në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve dhe artistëve tek teatri Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale Meta shkruan se “Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!”

LEXO EDHE:  Raporti i GRECO-s/ Balla: Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit

LEXO EDHE:  Minimi i reformave/ Balla bën përgjegjëse opozitën

Më tej, ai ka edhe një thirrje të fortë për qytetarët, ndërsa shkruan se demokracia nuk dhurohet, por fitohet.

“Kurajë qytetare dhe solidaritet!
Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!
Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkesa për PD dhe LSI/ Reagon ashpër Rudina Hajdari: Mos sajoni lajme!

Publikuar

-

Nga

Pak orë më parë në media qarkulloi lajmi se dy bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, ju kanë drejtuar një kërkesë zyrtare PD dhe LSI për të marrë pjesë në Këshillin Politik.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë deputetja Rudina Hajdari e cila thotë se ajo nuk ka bërë asnjë kërkesë.

LEXO EDHE:  Berisha: Edi Rama kryeministri më i urryer pas Mehmet Shehut

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Rama dhe Kumbaro injorojnë myftiun e xhamisë

“Disa media kanë përmendur emrin tim për kërkesën që ka dërguar Damian Gjiknuri anëtarëve të Këshillit Politik. Ju lutem me shumë mirëkuptim, mos sajoni lajme. Unë i kam adresuar një letër tjetër të veçantë anëtarëve të Këshillit”, shkruan Hajdari në një postim në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE