Connect with Us

Çani tregon 3 arsyet e shembjes së Teatrit/ “Zona ku ndodhej ka interes shumë të madh financiar”

Politikë

Çani tregon 3 arsyet e shembjes së Teatrit/ “Zona ku ndodhej ka interes shumë të madh financiar”

Publikuar

-

Gazetari Arian Çani ka shprehur qëndrimin e tij kundër vendimit dhe aktit të qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Çani tha se Rama ka dashur ta prishë Teatrin që në vitin 2000, ndërsa pretendon se zona ku ndodhej godina ka interes shumë të madh financiar.

“Ramsi ka dashur ta prishë Teatrin që në vitin 2000 dhe arsyet kanë qenë të shumta. Janë arsye psikike, emocionale dhe interesi. Është një zonë që do të ketë një interes shumë të madh financiar. E kanë pranuar të gjithë që pas teatrit do ndërtohen kulla. Kështu është historia dhe Ramsi e ka pranuar. Vetë Ramsi e pranoi se filloi si një PPP. Jo vetëm”, u shpreh ai në emisonin “Open”.

LEXO EDHE:  Video- “Po na çon në vetëvrasje”/ Banorët thirrje Ramës dhe Veliajt

Më tej, gazetari deklaroi se: “Pas 100 vjetësh nëse ky planet do të ekzistojë, do të jetë një nga krimet më të rënda. Do të mbetet një njollë e zezë. Ky është turp i madh”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shteti nuk ekziston”/ Mark Marku: Kriza e tërmetit tregoi dobësinë më të mëdha

Publikuar

-

Nga

“Shteti nuk ekziston”/ Mark Marku: Kriza e tërmetit tregoi dobësinë më të mëdha

Pedagogu Mark Marku, ka komentuar sot situatën në vend, duke marë shkas nga tërmeti i një viti më parë që tronditi jo vetëm Shqipërinë.

Marku tha se krizat e mëdha, siç ishte rasti i tërmetit, tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit. Sipas tij, shteti nuk ekziston dhe qytetarët janë të pambrojtur.

Ai deklaroi në News 24 se qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë, ndonëse pretendon se kjo mund të ndodhë.

“Tërmeti bëri “vetting-un” e ndërtimeve. Krizat e mëdha tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit, siç ishte rasti i tërmetit. Shteti nuk ekziston. Qytetari shqiptar, qoftë në katastrofa, qoftë në probleme individuale, përballet me probleme. Qytetari është i pambrojtur nga shteti, kjo është drama më e madhe për shqiptarët. Disa gjëra trashëgohen nga një forcë politike në tjetrën. Ajo çka nuk funksionon në Shqipëri, është marrëdhënia mes qytetarit dhe shëtit.

Qytetari është një qenie pasive, shtetin e ka si një fatkeqësi natyrore, që nuk mund ta ndryshojë. Edhe qytetari i shmanget detyrimeve të tipit ligjor, dhe nuk e ndjen dhe është i distancuar nga shtetit, pasi e mendon si një fatalitet të natyrës. E vetmja gjë që mund të ndryshojmë është qeveria dhe marrëdhënia me të. Deri sa të ndryshojë ky fatalizëm, e kemi të vështirë për të avancuar drejt shoqërive moderne. Një akt i thjesht i këtij ndryshimi është vota. Qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë. Përvoja historike ka treguar se sado e fortë që të jetë një qeveri apo agresive, është përmbysur”, theksoi pedagogu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “i tërheq veshin” qeverisë/ Rindërtimi është larg nga përmbushja

Publikuar

-

Nga

Një vit nga tërmeti/ Basha “i tërheq veshin” qeverisë: Rindërtimi, larg nga përmbushja

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në Thumanë pranë familjeve të prekura.

Basha deklaron se është e papranueshme të shohësh se sa pak ka bërë qeveria që prej fatkeqësisë.

Sipas tij, puna për rindërtimin është larg nga përmbushja, ndërsa donacionet dhe ndihma ka shkuar tek qytetarët e prekur nga tërmeti.

Sot vizitova familjen e Bujar Çukës në Thumanë që humbi bashkëshorten dhe djalin në tragjedinë e 26 nëntorit. Isha pranë tyre për t’ju dhënë forcë dhe shprehur ngushëllimet në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Bujari dhe vajza e tij Megi nuk kanë parë të bëhet drejtësi për përgjegjësit e asaj katastrofe ku ata humbën dy njerëzit e tyre të shtrenjtë, Fatmirën dhe Sardin. Është e papranueshme të shohësh se sa pak ka bërë qeveria që prej fatkeqësisë. Kemi dëgjuar kaq shumë premtime dhe kaq pak rezultate.

Si gjatë gjithë kësaj kohe edhe sot u takova me familje që për fat të keq pritet ta kalojnë dhe dimrin e dytë në çadra. Puna për rindërtimin është larg nga përmbushja. Vetëm një pjesë e donacioneve dhe ndihmës ka shkuar tek qytetarët e prekur nga tërmeti. Ku janë paratë e donatorëve? Ku janë premtimet?

Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. Familjet shqiptare meritojnë më shumë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit. Ne do ta bëjmë këtë qeveri dhe do t’i sjellim shpresë Shqipërisë”, shkruan kreu i PD-së në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një vit nga tërmeti, banorët ende në çadra/ Najada Selmani kritika qevrisë: Pranojeni se keni dështuar

Publikuar

-

Nga

Një vit nga tërmeti, banorët ende në çadra/ Najada Selmani kritika qevrisë: Pranojeni se keni dështuar

Ka kaluar 1 vit nga tërmeti i nëntorit ku u regjistruan 51 viktima dhe 913 të plagosur, ndërsa mijëra persona humbën banesat, një pjesë e të cilëve sot ende ndodhen në çadra e pa një çati mbi kokë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim, Najada Selmani, e cila kritikon ashpër qeverinë e cila e përdoni këtë ngjarje për shoë, ndërsa sot pas një viti banorët kanë mbetur rrugëve.

Si sot një vit, Shqipëria u gdhi nën rrenoja!

Tërmeti me pasoja shkatërruese që goditi vendin hapi plagë të reja në shumë familje shqiptare! Plagë që nuk po mbyllen as sot, pas një viti të plotë me mashtrime dhe propagandë nga Kryeministri, kabineti qeveritar dhe një farë komiteti i shpëtimit!

Sot pas një viti të rënduar ekonomikisht dhe mendërisht për shqiptarët nga situata e kovid-19 dhe tërmetit situata paraqitet e njëjtë! Banorët e mbetur rrugëve, me banesat e prishura në themel, kanë një vit që nuk dëgjojnë gjë tjetër veçse propagandë dhe kaq!

Zotërinj të nderuar, bëtë shfaqje dhe shoë mediatik sa u doli boja ndër shqiptar, është koha të pranoni,të paktën, se keni deshtuar! Përveç kësaj nuk mund të bëni asgjë më shumë!

 Ata banorë që po jetojnë që prej një viti çadrave janë pasqyra e vërtetë e këtyre 8 viteve qeverisje!

LEXO TE PLOTE