Connect with Us

Budina thirrje të fortë qytetarëve/ Revoltohuni, zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet

Lajme

Budina thirrje të fortë qytetarëve/ Revoltohuni, zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet

Publikuar

-

Regjisori Edmond Budina ka folur sot për përplasjet në Teatrin Kombëtar mëngjesin e së dielës, ku edhe u realizua shembja e teatrit.

I ftuar në Abc e Mëngjesit, Budina u shpreh se qytetarët duhet të reagojnë, pasi shembja e Teatrit është realizuar në kundërshtim të çdo ligji.

“Jemi akoma popull i mbetur mbrapa, duhet të kujtomë se çdo njeri ka të drejtë të protestojë të thotë mendimin e tij. Tani unë pa dyshimin  më të vogël them se jemi në diktaturë. Punonjësit e policisë mu dukën si ato fashistët që sulmojnë në mënyrë të pabesë. Këta po shkatërrojnë pasuritë e vendit. Prepotenca e këtyre pushtetarëve ka një gërshetim shumë të fortë pushte-mafia. Por e gjitha kjo histori nuk varet vetëm nga ne”, tha Budina.

Sa i përket protestës së sotme ai u shpreh se gjatë gjithë kësaj kohë insistimi i atyre njerëzve ka treguar që ja vlen të rezistosh, edhe pse numrat kanë rëndësinë e tyre.

Budina theksoi se në protestë ka ardhur të gjithë njerëzit që kanë mendësi qytetare që duan të protestojnë.

“Ne kemi sjellë një mendësi të re, por këtej e tutje duhet një bashkë-pjesëmarrje e intelektualëve shqiptare, duhet ta marrin ata në dorë. Të vijnë të hartojnë një platformë kombëtare, të ruajmë dinjitetin tonë kombëtar që të mos e copëtojmë vendin tonë”, u shpreh ai.

Në esencën e saj lëvizja ka qenë shumë e pastër. Kjo frymë pastërtie e kësaj lëvizjeje duhet të transmetohet tek ata që do të vijën më pas.

“Shqiptarët nuk duhet të durojnë të mbyten nga betoni, zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet. Ngrihuni, revoltohuni, bëni një mosbindje civile. Secili të bëjë pjesën tij. Kjo gjë mund ta shpëtojë Shqipërinë”, tha më tej Budina.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Mafiozët shohin televizor e ngrenë dolli me qeverinë”/ Budina mesazh të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Regjisori Edmond Budina ka folur sërish sot në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në Abc e Mëngjesit me Enkel Demin, regjisori Budina tha se shembja e Teatrit ka filluar ndërkohë që 12 veta ishin ende brenda godinës.

Po ashtu ai tha se ndërhyrja është bërë me forca speciale, a thua se aty ndodheshin kriminelët më të mëdhenj të globit, ndërkohë që sipas tij, këta të fundit ngre dolli me qeverinë.

“Shembja e Teatrit ka filluar ndërkohë që aty ishin brenda shokët tanë, ishin ende 12 veta brenda. Ndërhyrja është bërë nga forca speciale, a thua se aty kishte kriminelët më të mëdhenj të globit. Ndërkohë që kriminelët rrinë në shtëpi, shohin televizorin e ngrenë dolli me qeverinë, për të thënë se ja arritëm. Ne jemi të fuqishëm i shkelim me këmbë”-tha Budina.

LEXO EDHE:  Hipokrizia e Kryemadhit me studentët

Më tej ai kishte edhe një apel për qytetarët, ndërsa tha se “Shqiptarët duhet të kenë energji dhe shpresë për t’u ngritur”.

Budina i dha edhe një “shuplakë” të fortë Ramës, ku theksoi se “Më thuaj një vend të botës ku një kryeminister mban një televizor privat. As në vendet e Afrikës nuk ndodh”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Janë në metro mo?”/ “Shpërthen” Budina: Nuk jeni padronë të këtij vendi

Publikuar

-

Nga

Regjisori Edmond Budina ka folur me tone mjaft të forta një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për News 24, regjisori Budina tha se rreth 1500 forca policie ishin tek Teatri, për të nxjerrë jashtë 50 veta.

“1500 forca policie u dërguan për 50 veta. Janë në metro mo? Ja ku i keni makinat e mafiozëve me xhama të zi? I keni në gjithë Shqipërinë. Edhe i sjell policinë kundër qytetarëve që protestojnë për të drejtën e tyre.”-tha Budina.

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës dhe Kongresi i Ps-së/ Rama publikon fotot krahasuese

Më tej, ai theksoi se “Pozitë-opozitë megjithë lojërat e tyre nuk janë padronë të këtij vendi, padronë janë qytetarët e thjeshtë që punojnë ndershëm nga mëngjesi në darkë”.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Parlajmërimi i fortë i Budinës/ Pas Teatrit fshihet mafia, do ta denoncoj ndërkombëtarisht

Publikuar

-

Nga

Regjisori Edmond Budina i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “ai po përdoret politikisht”.

Në në intervistë për News 24, Budina tha se nuk është përdorur nga asnjë parti, por shtoi se kjo çështje ështëb politizuar nga vetë Rama.

Gjithashtu Budina tha se pas çështjes së Teatrit fshihet mafia e ndërtimit, që sipas tij është e lidhur me pushtetin.

Ndër të tjera ai paralajmëroi se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe do ta denoncojë edhe ndërkombëtarisht.

LEXO EDHE:  Hipokrizia e Kryemadhit me studentët

“Nuk më ka përdorur asnjë parti. Këtë çështje e ka politizuar vetë Edi Rama.

Janë interesa mafioze të lidhura ngishtë mes mafies së ndërtimit dhe pushtetit. Do ta denoncoj ndërkombëtarisht nuk e lë me kaq. Të gjitha do të zbulohen. Mënyra si i ka përdorur artistët duke i vënë kundër njëri-tjetrit, është një absurd i madh”-tha Budina.

LEXO TE PLOTE