LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokohet Elbasani/ Makinat nuk lejohen të hyjnë në Tiranë

20 Maj 2020, 13:50, Sociale CNA
Bllokohet Elbasani/ Makinat nuk lejohen të hyjnë në Tiranë

Policia ka nisur ngritjen e postblloqeve ditën e sotme, teksa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një protestë në orën 17:30.

Bëhet me dije se në kryqëzimin e Bradasheshit në Elbasan efektivët e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit ndalojnë çdo makinë dhe ushtrojnë kontroll të dokumentacionit të makinave.

Disa prej automjeteve nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Tiranës, pasi sipas policisë këta drejtues nuk kanë justifikuar udhëtimin e tyre drejt Tiranës ndërkohë që disa të tjerë janë lejuar të vijojnë rrugën.

Këto masa të shtuara nga policia e shtetit janë marrë me qëllim parandalimin për pjesëmarrjen në protestën e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga