Connect with Us

Bashkëpronari i Air Albania akuzohet për mashtrim/ Shehaj: Rama e përdor për të mbuluar aksionet e veta

Politikë

Bashkëpronari i Air Albania akuzohet për mashtrim/ Shehaj: Rama e përdor për të mbuluar aksionet e veta

Publikuar

-

Një nga biznesmenët më të famshëm në Turqi ka dorëzuar kallëzim penal në Stamboll kundër biznesmenit shqiptar Sinan Idrizi, për një mashtrim me vlerë 3.2 milionë euro për blerjen e një kompanie koncesionare në Shqipëri.

Për këtë ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili thotë se kryeministri Edi Rama e bëri ortak në Air Albania për ta mbuluar.

Sipas tij, Idrizi po mbulon 41 % të aksioneve të Air Albania që pretendon se janë të Edi Ramës.

“Sinan Idrizi, një person që Edi Rama e vendosi si ortak me 41 % të aksioneve të kompanisë shtetërore Air Albania, akuzohet për mashtrim prej miliona euro. Këtë të akuzuar për mashtrim, pa asnjë aktivitet biznesi, pa asnjë burim të deklaruar parash, Edi Rama e bëri ortak me shtetin vetëm sepse ai ishte njeriu i duhur për të mbuluar Edi Ramën.

Nuk ka asnjë dyshim që Sinan Idrizi u vu aty vetëm për të shërbyer si mbulesë për vetë Edi Ramën. 41 % të aksioneve të Air Albania janë të Edi Ramës. Është koha që SPAK të hetojë urgjentisht lidhjet Rama-Idrizi dhe  mënyrën se si u bë Idrizi ortak i shtetit”, shkruan Shehaj në rrjetet sociale./ CNA.al

Bashkëpronari i Air Albania, Sinan Idrizi akuzohet për mashtrim në Turqi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Amerika po pret përgjigje, ajo mund të vonohet, por nuk mund të mos jepet

Publikuar

-

Nga

Sado të bëjnë sikur janë të zënë me punë të tjera më të rëndësishme, udhëheqësit tanë të mëdhenj politikë nuk e shmangin dot detyrimin për t’i kthyer një përgjigje email-it të ambasadores Kim. Sado të lehtë apo të sikletshme që ta kenë, janë të shtrënguar ta bëjnë.
Ajo sugjeron që të shikohet sistemi danez, si një mundësi për të arritur një kompromis për reformën zgjedhore, kur po i afrohemi me shpejtësi zgjedhjeve të rregullta të vitit të ardhshëm. Sa për të parakohshmet, ato ekzistojnë vetëm në kujtimet e ëndërrimtarëve patetikë dhe në premtimet e korifejve të revolucioneve, që nuk shkrepën asnjëherë.
Natyrisht, që ky detyrim nuk ka lidhje fare me letrën e përmalluar që Damiani i ka dërguar sot Oerdit, ku duket sikur po përpiqet ta kujtojë se po soset uji i gamiles së reformës. E di edhe bufi që nuk është, as faji dhe as problemi i tyre, sa herë që ngec në llucë qerrja e negociatave mes qeverisë dhe opozitës. Por është tamam koha, në mos ka kaluar, që të flasin ata që i luajnë realisht gurët në Shqipëri.
Pa dyshim që ne duhet të jemi mirëkuptues. Nuk ka pse të përjashtohet që dikush prej tyre mund të thotë se tani që u prish Teatri, nuk ia vlen më as të jetosh fare, e jo më të mendosh për reformë zgjedhore. Por edhe pse në një kohë vërshimesh emocionale, që kanë shoqëruar shembjen brutale të godinës, ky justifikim nuk është aq i thjeshtë për t’u mbrojtur. Sepse bash në kontratën me Aleancën për Teatrin rreth një vit më parë vetë Lulzim Basha e ka nënshkruar me dorën e tij që, mes të tjerave, do të luftojë fort për ndryshimin e sistemit. Dhe për një njeri, që është shquar se e mban gjithmonë fjalën, nuk është mirë t’i presë në besë njerëzit, aq më tepër tani, kur ata kanë qëlluar të jenë heronjtë e ditës.
Ndërsa lideri suprem mund edhe të fshihet pas refuzimit stoik të palës tjetër dhe të justifikohet se nuk e bën dot në mënyrë të njëanshme, a thua se nuk ka bërë kurrë ndonjë punë, që nuk e ka dashur kundërshtari.
Po të jetë më i sinqertë, mund të tregojë edhe se nuk shkel dot mbi nostalgjinë e 12 vjetëve më parë, që i mundësoi një pushtet absolut, të cilin po e shijon me të gjitha kapacitetet prej 7 vjetësh dhe ka frikë se mund t’ia ndërpresë në mes ëndrrën për të vijuar më tej. Tek e fundit, është e vetmja gjë mbi tokë për të cilën ai edhe Sali Berisha bien dakord ende, dhe kjo arritje nuk është pak për t’u humbur.
Mund të thotë edhe që nuk e lë Gjiknuri apo që e bediz nganjëherë Ditmiri, ndaj edhe nuk e bën dot, por nuk e lë dot pa përgjigje, duke bërë sikur nuk e ka vënë re tekstin e shkurtër dhe të qartë të zonjës Kim mbi tavolinën e vet.
Ata më të vegjlit mund edhe të thonë, fjala vjen, që nuk kanë pse të bëjnë dy herë luftë për të njëjtën çështje. Tek e fundit, në vitin 2008 ata ishin në grevë urie kundër sistemit aktual zgjedhor dhe po ta lidhim me zhvillimet e fundit para se të shembej Teatri, i bie që ata e kanë kaluar radhën e dëzhurnit të tyre. Tani u takon të tjerëve të hedhin ndonjë pushkë, gjithmonë nëse duan apo kanë këllqe.
Por dikush mund t’i bjerë edhe shkurt fare dhe mund të thotë që nuk na plas fare se çfarë thotë dhe çfarë sugjeron Amerika, sepse ne jemi një vend sovran dhe jo një republikë ambasadorësh. Edhe ajo një përgjigje është, mjafton që të thuhet dhe populli ta dëgjojë. Këndej nga ne trimëria dhe guximi janë vlerësuar dhe shpërblyer gjithmonë në kohë reale.
Por është e pamundur që ky debat të shmanget, jo thjesht nga pesha e aleatit më të fuqishëm strategjik të Shqipërisë, që e ka hedhur në diskutim, por mbi të gjitha se është çështja më e rëndësishme që duhet të zgjidhë shoqëria jonë për të arritur ndryshimin e gjendjes së nderë të demokracisë dhe e shtetit të së drejtës në këtë vend.
Ne për vete jemi me të dy duart lart pro, që jo vetëm të diskutohet, por mundësisht të miratohet qysh nesër në parlament sugjerimi i zonjës Kim. Dhe kjo, jo vetëm për shkak se ai vjen nga ambasadorja amerikane, por më shumë ngaqë besojmë se është gjëja e duhur në drejtimin e duhur për të nisur trazimin e kenetës së qelbur politike në Shqipëri nga mosqarkullimi i gjatë i elitave dhe ideve.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ta shporrim narkodiktatorin”/ Berisha thirrje shqiptarëve: Sot të gjithë në miting!

Publikuar

-

Nga

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka thirrur sot një tjetër protestë e cila pritet të nisë në orën 17:30.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin sot në shesh për të “shporrur narkodiktatorin”.

Por Berisha duket se ka bërë dhe një gafë të vogël, teksa ka ngatërruar orën e protestës.

LEXO EDHE:  Blushi sulmon nga Durrësi/ Çadra 4 milionë euro e Gjushit dhe nevoja e Ramës

“Shqiptaret sot ne ora 16:30 te gjithe ne kembe!
Kunder Edvinit, vandalizmin e te cilit Europa e krahasoi me ate te Adolf Hitlerit dhe Enver Hoxhes!
Ta shporrim ta shporrim narkodiktatorin! Sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta e Berisha, çfarë kërkojnë nga protesta?”/Ngjela zbulon pse Basha nuk mund të angazhohet në kryengritje

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me protestën për mbrojtjen e Teatrit.
Ngjela ngre pyetjen se ccfarë ërkojnë nga kjo protestë presidenti Meta dhe ish kryeministri Berisha.

“Korrupsioni i lartë në Shqipëri po lufton me çdo mjet të shpëtojë gjënë e vjedhur.

Që të gjithë të korruptuarit e nivelit të lartë politik në Shqipëri sot janë në hall: ata nuk duan të dorëzojnë pronën e paligjshme që zotërojnë, dhe paratë korruptive që kanë vënë si pushtetarë ose ish pushtetarë të korruptuar, qofshin këta të majtë apo të djathtë.
Por, ndërkohë kryeministri i majtë Rama, po duket se e ka marrë përsipër hallin e tij dhe nuk i ka thënë dot politikës amerikane: “shko në Korenë e Veriut”, ashtu siç i tha Meta para do kohësh dhe që tani ky po vjen vërdallë me një numur aktorësh me të cilët mendon se mund të destabilizojë Shqipërinë.
Aktorët ndoshta kanë të drejtën e tyre për konceptin e kulturës historike në Shqipëri; por Meta e Berisha, çfarë kërkojnë?”, shkruan Ngjela.

Sipas tij, kur historia individuale e pushtetarëve të rrezikuar nga ndëshkimi penal, nga frika, vjen dhe hyn në një komedi qesharake, individët abuzues me pushtetin politik sillen si fëmijë, sepse e mendojnë kryengritjen popullore si një luftë fëmijësh.

“Kjo është arsyeja që edhe Sali ziu ndërkohë po kërkon revolucion.
Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: me kë do ta bëjë ky këtë revolucion apo kryengritje? Dhe përgjigjja është vetëm një: Me Lulzim Bashën.
Kurse, pyetja tjetër që vjen menjëherë pas kësaj është: kundër kujt kërkon Saliu që të bëhet revolucioni apo kryengritja – kundër qeverisë dhe mazhorancës socialiste? Jo, nuk e ka me ta. Prandaj ne nuk mund të tregohemi naivë: as Meta dhe as Saliu nuk e kanë me Ramën inatin që i shtyn për të inicuar një kryengritje, por e kanë me Amerikën. Dhe, pikërisht për këtë, prandaj janë edhe qesharakë”, shkruan më tej avokati.

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e gazetarit për Arta Markun/ “Elimino” Fatmir Xhafën dhe heto krimin

LEXO EDHE:  PD do te qeverise ne bashkite ku Rama u tall me kandidatet

Ngjela thekson se ‘Meta dhe Berisha duan kryengritje me “shkak historik” prishjen që iu bë nga qeveria godinës së Teatrit Kombëtar, kurse ambasadorja amerikane, që e di se këta nuk e kanë mllefin me godinën e prishur të Teatrit Kombëtar, por më politikën amerikane, as që i pyet fare këta mjeranë’.

“Pikërisht për këtë, ajo shkoi dje te kryeministri Rama, pa thënë asgjë për Teatrin, dhe më pas, vetë iu drejtua shefes së vetingut që zhvillohet kundrejt gjyqtarëve të korruptuar, duke kërkuar prej saj shpejtësi.
Kurse Metë mavria po pret me ankth kryengritjen antiamerikane të Saliut.
Ndërsa, vetë Saliu, nuk e ka ende në formë “heroin prijës të kryengritjes”, sepse Lulzim Basha kuptohet që nuk mund të angazhohet në një kryengritje antiamerikane, ngaqë ai e njeh mirë kërcënimin amerikan. Pse, kot doli dje ambasadorja amerikane Yuri Kim?
Sigurisht, ajo doli për të treguar se politika amerikane nuk i ha as dokrat e Saliut dhe as dokrat e Metës, prandaj iu kërcënua të dyve me vijimin e shpejtë të reformës antikorrupsion në drejtësi.
Por sot, na duhet të shohim sesi do të sillen Lulzim Basha dhe militantët e Partisë Demokratike në tubimin e thirrur nga Aleanca për Teatrin, që nis në orën 19.30”, përfundon Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE