Connect with Us

Basha nuk tërhiqet nga bojkoti për ‘Zgjedhoren’/ “PS-ja e hodhi në erë, opozita nuk bëhet fasadë”

Politikë

Basha nuk tërhiqet nga bojkoti për ‘Zgjedhoren’/ “PS-ja e hodhi në erë, opozita nuk bëhet fasadë”

Publikuar

-

Kryedemokrati Lulzim Basha në përfundim të protestës për Teatrin, duke folur për mediat, deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga bojkotoi i Reformës Zgjedhore.

“Opozita ka një qëllim. t’i japë fund kushtet me të cilat padrejtësia shtyp qytetarët. Në funksion të këtij qëllim ne jemi bashkuar një ndryshimi që merr jetë me votën e shqiptarëve. Edi Rama është investuar të ndalë të drejtën e qytetarëve.

PD-ka ka treguar vullnet për Reformën Zgjedhore, sot nuk është përgjegjësia jonë. PS-ja ka hedhur në erë besimin në një proces, ku pa besim nuk është asgjë, opozita nuk mund të jetë fasadë.

LEXO EDHE:  Deputetët e opozitës së re/ Duka shfajëson Bashën: Nuk janë akademikë, e dinim që s’do ishin ajka

Ne do të jemi gati pwr ndryshim sistemi, për mazhoritar të pastër dhe dy dhoma dhe kufizimin e mandateve të deputetëve, por asgjë nuk do të ketë kuptim përderisa kujdestar i zgjedhjeve do të jetë hajduti Edi Rama” tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Integrimi në BE/ Rama për mediat franceze: Kemi marrë dritën jeshile, Bullgaria po na bllokon

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median franceze “Francë 24”, ku ka folur për një sërë çështjesh.

Kreu i qeverisë ka cekur ccështje si integrimi në BE, lufta ndaj korrupsionit dhe vështirësia e gjetjes së vaksinave anti-COVID.

Rama tha se  Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave, por procesi po minohet nga veto e vendosur prej Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.



“Po, jemi në një situatë absurde, për t’ju thënë të pavërtetën sepse Shqipëria i është një dëm kolataral i një situate konflitkuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga komision, por edhe PE. Bullgaria ka kërkesa të karatkerit historik ndaj Maqedonisë e prandaj mbetet e bllokuar. Që prej disa vitesh Franca kishte një qëndrim më pak entuziast që nuk lidhej me Shqipërinë apo me problemet tona, por ishte qëndrimi që lidhej me vizionin e presidentit francez që është një qëndrim i qartë dhe i shprehur për nevojën e thellimin e reformave në Evropë, që të ecej më shpejt me integrimin. As presidenti francez, as Franca e Gjermania nuk kanë forcë të lëvizin Bullgarinë nga veto e vendosur. Kjo e bën procesin më të ndërlikuar. Çfarë vale emigrimi? Problemi i valës së emigrimit nuk varet me avancimin e procesit të integrimit, por është i lidhur me të kundërtën. Nuk shoh rrezik shqiptar për Evropën, përkundrazi Evropa ka mundur të thithë miliona të tjera në dëm. Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqinë punëtore që ofrojnë njerëzit nga Evropa Lindore dhe Ballkani”, tha Rama.

LEXO EDHE:  “Palaçot ndërkombëtar”/ Qëndrimi i Bashës për deklaratën e Metës kundër ambasadorëve

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 13 tetorit/ Ristani: E vetmja rrugë për të mundur Edi Ramën

Duke folur për korrupsionin, ai tha se ende është prezent në Shqipëri, por duke e krahasuar sitautën me 8 vite më parë, rezultati i përmirësuar është i dukshëm.

“Ju thatë shumë korrupsion, unë do të thoja se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që thatë nuk është i vetmi. Në krahasim me Francën apo vendet e tjera ne jemi një vend që kemi ende probleme për të zgjidhur me korrupsionin, por në krahasim me 8 vite më parë kemi një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”, nënvizoi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD Elbasan nxjerr blof Bardhin/ E vërteta e mbledhjes së firmave dhe sa delegatë e duan mbajtjen e Kuvendit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sekretari i degës së PD në Elbasan Blendi Himçi ka nxjerrë blof Gazment Bardhin.

Ky i fundit, dy ditë më parë, në një konferencë për media nga selia blu u shpreh se Suel Çela në Elbasan, i cili është një person problematik, me disa rekorde kriminale dhe subjekt i OFL, është angazhuar në mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD.



Por këto deklarata u hodhën pushtë nga sekretari i PD Elbasan, i cili në një reagim për MCN deklaroi se nuk ka pasur asnjë ndikim nga persona të tjera. Himçi thekson se nga 409 delegatë që ka PD e Elbasanit, kanë qenë 272 persona që kanë plotësuar formularin dhe kanë kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

LEXO EDHE:  Pse, s’ka zgjedhje me 13 Tetor ?

LEXO EDHE:  Tentativa për bllokimin e KQZ-së/ Basha del blof

Kurrësesi nuk ka pasur ndikim asnjë nga lkëta persona që ju përmendët. Kanë qenë gjithësej delegatë 272 nga 409 delegatë që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Faktikisht unë do ta shprehja këtë një tymnajë që zoti Bardhi ka hedhur për procesin e mbledhjes së firmave, për plotësimin e formularit dhe për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD”, tha Himçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nuk ndalet/ “Lëviz” një tjetër gur për uzurpimin e Lëvizjes Demokratike të Gruas

Publikuar

-

Nga

Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha nuk di të ndalet. Pasi tentoi ndërhyrjen për të uzurpuar dy organet paralele të partisë, FRPD dhe LDG, tashmë ka bërë një tjetër lëvizje për të pasur ndikim.

Drejtuesja e LDG Albana Vokshi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se Basha i ka prerë në besë dhe u ka “grabitur” faqen zyrtare të Facebook Lëvizjes Demokratike të Gruas.

Ajo shkruan se i është hequr aksesi për administrimin e faqes, ku dhe i ka bërë thirrje kreut të PD që të urdhërojë urgjentisht rikthimin e aksesit të faqes së LDGSH e të ndalë sulmet në dinjitetin e mijëra grave demokrate dhe ndërhyrjet brutale në veprimtarinë e LDG-së.

Vokshi thekson se ato distancohen nga propaganda e Bashës, ndaj kërkojnë të drejtën e tyre për akses në faqe.

Postimi i plotë i Vokshit:

Uzurpim dhe prerje në besë –

Lulzim Basha grabit faqen në Facebook të LDGSH



Kohë më parë i kisha dhënë personit përgjegjës për Organizimin Dixhital të Partisë akses si administrator në faqen zyrtare të Facebook të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, me qëllim që të postonte direkt veprimtaritë e rëndësishme të PD-së.

Por, disa ditë më parë, faqa e LDGSH u “grabit” duke hequr nga administratore e çdo lloj aksesi gratë, përfshi dhe mua, që administronim faqen. Ky është një veprim i paligjshëm, tinzar prej besëpreri, duke shfrytëzuar mirëmbesimin që ju kishim dhënë për akses në faqen e LDGSH.

Tani që e kanë kanë grabitur atë, postojnë propagandën e Lulzim Bashës. Shtiren si gra, dhe ofrojnë në emër të LDGSH edhe sulmet që lidershipi aktual I bën forumit të gruas dhe gjithë anëtatarëve të partisë.

Ata që kanë ekzekutuar urdhërin e Lulzim Bashës, duhet ta dinin se grabitja e faqes së LDGSH, uzurpimi dhe përdorimi pa leje I logos dhe simboleve të LDGSH përbën vepër penale.

Cdokush e ka të qartë që urdhëruesi është Lulzim Basha, i cili po tenton të grabisë çdo pushtet të partisë, duke e kthyer atë në pronë private. I vetmuar në zyrën e tij, Zotit Basha ju dashka edhe faqja në Facebook e LDG-së për “të komunikuar” me gratë dhe demokratët që nuk mund t’i takojë dot.

I kërkoj z. Basha të urdhërojë urgjentisht rikthimin e aksesit të faqes së LDGSH e të ndalë sulmet në dinjitetin e mijëra grave demokrate dhe ndërhyrjet brutale në veprimtarinë e LDG-së.

LDGSH, si organizatë partnere e PD, distancohet nga propaganda e lidershipit të PD, e do vijojë veprimtarinë e saj në promovimin dhe përhapjen e vlerave themelore të një shoqërie bazuar mbi mbrojtjen e gruas dhe nga dhunimi e degradimi moral, si dhe evindetimin dhe propagandimin e vlerave tradicionale morale të familjes dhe gruas shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE