Connect with Us

Aksident i rëndë në Dibër/ 33 vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Kronika

Aksident i rëndë në Dibër/ 33 vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Strikçan ura e Çerenecit. Një makinë tip benz që drejtohej nga një 33 vjeçar është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e këtyre rrotullimeve, është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.

Ai u dërgua me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Kanë qenë banorët e rastit që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar ambulancën.

LEXO EDHE:  Aksident/ Përplasen dy makina

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punonper zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishin nisur drejt Shqipërisë/ Sekuestrohen 19 ton mbetje në Portin e Ankonës

Publikuar

-

Nga

Një sasi prej 19 ton mbetje elektrike janë sekuestruar në portin e qytetit të Ankonës nga Guardia di Finanza, të cilat kishin si destinacion Shqipërinë.

Mediat italiane raportojnë se autoritetet kontrolluan kamionin që vinte nga Gjermania dhe do të vazhdonte udhëtimin me traget për në Shqipëri.

Kamioni TIR transportonte mijëra elektroshtëpiake, si furra, lavatriçe, pianura, të deklaruara si të përdorura dhe funksionale, por një kontroll i imtë zbuloi se malli nuk kishte certifikatat e parashikuara për materialet elektrike e dorës së dytë, sipas një dekreti legjislativ të vitit 2014.

LEXO EDHE:  Përplasen dy makina/ 2 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Kamioni kishte destinacion Shqipërinë, ku ata ose do të përfundonin furnizimin me tregti të paligjshme të pajisjeve të përdorura ose asgjësimin e paligjshëm të mbeturinave.

Ngarkesa u vendos nën sekuestro, bashkë me kamionin.

Gjithashtu është proceduar shoferi i kamionit, një shqiptar 25-vjeçar, si dhe organizatori i transportit, edhe ai shqiptar, 44 vjeç, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kubikë me fara kanabisi në oborr/ Arrestohet 28-vjeçari në Fushë Krujë

Publikuar

-

Nga

Vijon kontrolli masiv në terren, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga një 28-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 28 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.

LEXO EDHE:  Aksident/ Përplasen dy makina

Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën në oborrin e banesës së shtetasit I. C., 80 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë, fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa. Për shkak të moshës, shtetasi I. C. u procedua penalisht në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I ra borisë e parakaloi kreun e policisë/ Shqiptaro-francezi ndalohet për 7 orë, gjobitet dhe i bllokohet patenta

Publikuar

-

Nga

“Stop” sot është ndalur në Shkodër për problemin e qytetarit Oltion Shpendi, i cili ka shtetësi franceze dhe ka ardhur në Shqipëri pasi ka gruan shtatzënë dhe ka ngecur nga pandemia.

Ai tregon se i është bllokuar patenta dhe makina dhe ka qëndruar i ndaluar për 7 orë, pasi i ra borisë dhe parakaloi një automjet tip Range Rover, që kishte bllokuar rrugën dhe që rezultoi të ishte e drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Brahimaj.

Ky i fundit, pas këtij gjesti urdhëroi patrullën e policisë, që të ndalonte dhe arrestonte Oltionin vetëm 300 metra nga vendi, ku ai i kishte rënë borisë, edhe pse nuk kishte bërë asnjë shkelje.

Përmes një filmimi që Oltioni ka bërë në momentin e ndalimit, efektivët e policisë konfirmojnë se ka dhënë urdhër shefi i madh dhe nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë ndalim. Madje polici e këshillon, që t’i kërkojë falje shefit, që të mos ketë probleme.

Oltion Shpendi: Unë jam me shtetësi të dyfishtë (shqiptaro-francez) dhe kam ardhur në Shqipëri për nusen që e kam shtatzënë, kemi bërë një kërkesë për vizë, por jemi bllokuar nga pandemia këtu prej 2 muajsh. Po vija për arsye shëndetësore në Shkodër me makinë. Sapo hyra tek kjo rruga këtu, e gjeta rrugën e bllokuar prej dy automjetesh që po bënin muhabet. Ishte një Range Rover i bardhë dhe një Range Rover i zi. Në atë moment u mërzita që nuk e ndalën diskutimin, pashë një boshllëk, unë u futa djathtas, mbusha makinën dhe i rashë borisë për me i ba me kuptu që mos e bllokoni trafikun dhe du me qarkullu. Dhe eca, në vija të bardha ishte një zonjë duke kaluar rrugën dhe nuk eca shpejt. Në atë moment, Range Rover izi mu ngjit nga pas, 100 metra më tutje më ndaloi policia.

Oltion Shpendi u ndalua me arsyetimin se kishin një urdhër nga shefi i qarkut të policisë së Shkodrës.

Vetëm kur vuri policia tabelën, ai u ndalua dhe foli me ta dhe u dha urdhër ‘ma bllokoni automjetin dhe dërgojeni në polici’. Më thanë se ka dhanë urdhër drejtori i qarkut për arrestimin.

Polici- Hape pak derën të lutem!

Qytetari- Për ça me zbrit?!

Polici- Zbrit të lutem prej mjetit!

Qytetari- Për ça me zbrit prej mjetit, mor shok?

Polici- Hape derën, zbrit prej mjetit!

Qytetari- M’thuj ti mua, çfarë fakti ke ti, që unë kam shkel ligjin, mor ti shok?

Polici- T’lutem zbrit prej mjetit!

Qytetari- Shih mor shih, se unë jam tu bo… jam nënshtetas francez, nuk ka bir nëne, që mua më prek e dorë, pa m’thën faktin edhe me m’dhën tana të dhanat tuja itu edhe me m’thënë, çfarë fakti kam shkel’ unë, çfarë ligji kam shkel’ unë, që ju m’vini…

Polici- Të lutem ulu prej mjetit!

Qytetari- Për çfarë arsye, mor?

Polici- Të lutem thash ulu prej mjetit.

Polici 2- Ne kena urdhër me t’shoqëru dhe do t’shoqërohesh!

Qytetari- Me m’shoqëru ku?

Polici 2- Ti ke t’tana t’drejtat tuja, me u anku, ku t’dush ti.

Qytetari- Me m’shoqëru mu n’polici? Pa makinën teme? Jo, jo! Ju ndjeki unë dhe ju vij deri në polici pa problem. Jam nënshtetas francez shoku jot.

Polici 2- Qofsh me jetë!

Qytetari- Unë nuk ban me… ju jeni ai drejtori, a ça është ai..?

Polici 2- O zotni, je tu i hy në pjesë tjetër, or ti.

Qytetari- Nuk du, ej nuk du me…

Polici 2- Mos me u bind edhe me kundërshtu.

Qytetari-Jo mor, jo! Prit dy sekonda, prit mor ti, se jam qytetar, jam qytetar me rregulla, mor shok.

Polici- Si qytetar jemi tu t’fol dhe ne, mor burr.

Qytetari- Jo mor, se ke qesh, si të dha urdhën ai personi, që bllokon trafikun aty. Po unë jam rob more, jam njeri, drejtori është njeri. Unë me e blloku trafikun, çfarë më bani ju, mor shok?

Polici- Duhet me e diskutu atje, jo me neve.

LEXO EDHE:  Përplasen 2 makina në Burrel/Rrezikojnë jetën 3 persona

LEXO EDHE:  Tjetër aksident në aksin Librazhd- Prrenjas/ Plagosen 3 persona

Qytetari- Po! Shkojmë, unë ju ndjeku me makinë me qetësi, ju lutem!

Polici- Hape derën re, hape derën!

Qytetari- Për ça me e hap derën?

Polici-Se duhet me ardh me ty, mor zotni.

Qytetari- Le të vij me mu, ok-ej.

Polici- Unë nuk jam tu t’than, që nuk ke të drejtat tua, mor djalë.

Qytetari- As një ligj nuk kam shkel.

Polici- Ti atje mundesh me thanë, si a kenë puna e t’tana. Itu n’rrugë, ne kena urdhën me t’shoqnue.

Qytetari- Unë, unë qe. T’tan iky, t’tan iky itu, t’tan iky filmim, nuk ka bir nane, që ma shkëput mu.

Polici-Mos me e shkput, se e ke për vete n’prova.

Qytetari- E kam prova për vetin, nuk është asnjë problem.

Polici- Arsyen unë nuk e di, as pse, tash e din vet ti edhe ai.

Qytetari-Kam grun shtatzënë mor shok, kam ardh me marr hapa. Ai m’bllokon trafikun. Jena n’kohë pandemie.

Polici- E ça bone ti në atë kohë?

Qytetari- Unë parakalova shoku yt dhe ika. Asni gja! Atij nuk i pëlqeu, se ishte tu fol me një polic tjetër aty. Bllokim trafiku total, sepse ai asht drejtori i policisë. Le ta baj unë kyt gjest, ça bani ju?

Polici- Jo more. A t’flasim tash. Ti nuk ke nevojë me i fol me kyt ton. Munesh me i than, “ti zotri, ti je civil, unë kam ikyt hall”.

Qytetari- Po ku di gja unë kush asht ai, mor shok?! Nuk e di unë, kush asht ai. A e ka të shkrume n’ball  ai? A e ka të shkrume n’ball, se jam filani? Nuk e di unë, se kush a.

Polici- O Oltjan! Duhet me ja than ti atij ishtu,- “o zotni, ti ishe civil. Unë kam ikyt hall”.

Qytetari- Ja them unë mor shok, nuk asht fije problemi.

Polici-Ikaq ke, se ai njeri asht, se nuk asht…Po tash ju, jo kush je, ti mos i thuj. Ishtu i thuj.

Qytetari- Po ishtu mor i tham unë atij, po bir nane, që …

Polici- I thuj pata ikyt punë edhe e kam me nxitim. Ti je civil, unë isha tu ik me marrë ilaçet për me shpejtsi edhe me ik n’punë tane. Për tjetër atëherë, e paç veten n’qafë!

Oltion Shpendi: Unë nuk e dija se ishte drejtori i qarkut, por pasi e mora vesh, u hidhërova sepse ky nuk asht shembull që t’ju jepet qytetarëve, që të ndalohemi dhe të flasim, civilë, ose për arsye personale. Dhe pas bllokimit të policisë, jam shoqëruar pa asnjë lloj interviste, në izolim total, as ka ardhur njeri me më marr në pyetje, as me më tregu të drejtat e mia, as me më pyt për doktor. Nuk kishte as kamera, se kisha edhe frikë pasi më premtuan se në orën 2 do të vinte drejtori i qarkut të flasë për t’i kërkuar falje, nuk ka ardhur askush. Në izolim kisha frikë edhe derës t’i bija, se mos ndodh gjë, edhe shishen e ujit që ma kanë sjellë të hapur kisha frikë me e pi.

Në një video të filmuar pas daljes nga rajoni i policisë, ku kishte qëndruar për 7 orë në izolim pa asnjë arsye: Sa kam dalë prej policisë. Deri itash mren. M’kan blloku patentën, m’kan blloku makinën. Për ça?! Se shefi i policisë aty civil, bllokon qarkullimin. I jap gaz makinës, iku n’punë teme. M’kan nalu dhe m’i kan bo t’tana ito procedura. Po s’ka problem. Kam nejt në një vend i mbyllun pa asnjë lloj kushti. Edhe ujin e kanë pru në një shishe të mbushun në kët’ kohë pandemie. Pa asnjë kamer mren, pa asnjë gja. Kam problem shëndetësor, kam ardh me u vizitu në Shkodër, dhe shefat bëjnë muhabet në Range-Rover në mes të rrugës. Nuk duhet me i parakalu djathtas, për me ik n’punë tonë, sepse bahet me nerva shefi. /tvklan.al

 

LEXO TE PLOTE