Connect with Us

A ja dhatë shefit brekët e Violeta Manushit?!

Opinione

A ja dhatë shefit brekët e Violeta Manushit?!

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja

Në studiot televizive debati për teatrin ka degraduar në atë farë feje sa e vetmja gjë që mund të themi është ajo që, shqiptarë ju kurrë nuk keni për ta kuptuar se çfarë keni humbur me prishjen e teatrit. Ndofta edhe për 30 vjet të tjera, ndofta edhe për 50 vjet, e gjitha është një devijim total nga thelbi, krimi i pastër karshi historisë suaj. Por ju nuk doni ta kuptoni dhe arsyeja është te vazhdimësia e tifozllëkut të sforcuar për shkak se jeni kapur burrat nga topet dhe gratë nga fyti. Ju kanë budallepsur sa nuk e keni për gjë të ulni shpinën.

Jeni ca toga që ecni me marsh paradash, majtas kthehu, djathtas vrapo. Ju nuk keni për ta kuptuar atë që duke rrëzuar ato mure varrosët Sulejman Vokshin, Avdyl Frashërin, Hasan Prishtinën, Plakun e Ucajve etj. I varrosët ju pasi koha ua fali me bujari një plejadë që bën art të madh në një kacolle, një barakë kazerme, një donacion fashist, që për faqen tuaj të zezë ka investuar më shumë se ju në këto 100 vjet shtet. Një harbutëri televizive kamerash që nxirrte nga rrënojat e kohës kostumet e Sulejman Pitarkës a Kadri Roshit, të Drita Pelingut, a Tinka Kurtit…, është krim i pastër karshi historisë sonë. Për më tepër karshi shkollës sonë që ka akoma moshë motake përballë asaj të kontinentit.

Po ku e kupton këtë një hajvan administrate që ka ardhur në pushtet për shkak se i falet teserës së partisë apo grupit me hori që shkon pas një legeni i cili quan demokraci faktin që ka fituar vota. Ato garderoba nën rrënoja janë me plot gojën zhvarrimet e krimit që kanë bërë birbot dhe tufa e legenëve që me faqet e tyre komike, webe, televizione etj., nuk kanë bërë asgjë tjetër por 15 vjet rroftë Berisha dhe poshtë Rama, e 15 të tjera poshtë Berisha e rroftë Rama.

Ndaj kemi sot një shoqëri që flet vetëm me dy gojë, atë të Ramës dhe atë të Berishës, e si përfundim një shoqëri që kurrë nuk foli një herë me gojën e saj. Ju kurrë nuk keni për ta kuptuar se ato mure, ajo ngrehinë mbante qark, atyre tallaishteve me merimanga e lagështirë,  shpirtrat. Shpirti është një grimë pluhuri, një flutur që u dalldiset përsipër e ju mbron me një kujdes hyjnor. Ju mbron edhe kur mëkatoni pasi janë kthyer në ëngjuj, por ku kuptoni ju nga këto, ku i jetoni këto ndjesi, ju i vrisni edhe pse i keni si ëngjuj qark e mbi veten.

LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar/ Gati edicioni i dytë i aktivitetit “Netët e Leximit të Dramës Shqipe”

Por ju nuk shikoni as horizont, as qiell, se nuk i njihni, ju shikoni vetëm duart, xhepat. Keni kaq pasion të mundni njëri-tjetrin sa jeni verbuar dhe ky verbim ju ka bërë katilë, xhelatë, kriminelë. Koha ju ka damkosur tashmë por ju as që e çani bythën. Sepse kujtoni se bëni kohën duke vrarë siç vranë para’ardhësit tuaj. Ju kurrë nuk do ta kuptoni se çfarë shtyp tabani i këmbës tek pragu i derës, lë aty me shekuj dhimbjen e gjunjëve të burrave e burrneshave që shkelën aty. Si mund ta shembësh pragun ku shkeli Loro Kovaçi, Luan Qerimi, Liza Laska, Prokop Mima, Ndrek Shkjezi, Bep Shiroka, Sulejman Dibra etj… dhe të thuash merre hidheni tek landfildi i mbrturinave se do ta bëj prej qelqi.

A e dini sa me fat ishim që i kemi? Jo nuk e besoj…, po ta dinit do shkonit aty përditë me shishe uji, do e lanit, freskonit. Por asesi që nuk e dini. Jeni një tufë shpifësirash që kujtoni se keni kapur qiellin me ca vota të vjedhura, me ca qorra që kanë për kulturë dorën makiaveliste të shefit, ca shifra me grushtin tek tëmthi. Si do u thoni brezave nesër për qelqet  a katet me qelqe, këto janë poturet e Isa Boletinit, nga garderoba e teatrit që varrosëm, e shikoni mbi krimin kemi ngritur këtë shkëlqim. Çfarë do bëni me bredhat që ua mbollët me ceremoni korifejve për të përfituar vota. Çfarë do bëni me brekët e Violeta Manushit, metafora e perversit tuaj, kancerit të ekonomisë shqiptare, covidi që po ju helmon me lëmosha bashkije?A Keni nevojë për lëmosha e të thoni të keqen nëna rrofsh që më dhe, apo për dinjitet të qytetarit? Jeni bërë popull lëmoshash dhe prapë thoni rroftë Edi. Kurrë nuk keni për ta kuptuar dhe Zoti ju mëshiroftë e ju pranoftë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artur Zheji/ U sos durimi Opozitë!

Publikuar

-

Nga

Në fund të fundit e vit pas viti, Dielli me shoshë nuk mbulohet dot për gjithë jetën.

Deklaratizmi i shplarë, apo përbetimet e rrejshme të opozitarizmit politik shqiptar, deklarata pra të fryra, të cilat rregullisht, ditë pas dite e vit pas viti, nuk ndiqen nga veprimet, por ngelen në ajër, kanë krijuar një pështjellim të madh.
Pështjellim, e thashë në mënyrë delikate, por fjala e duhur, do të duhet të ishte:

“Mosbesim i thellë” në fjalët e tyre, që në të vërtetë, është “karburanti” më i mirë i harbutërisë qeveritare.
Nëse përgënjeshtrohesh njëherë, ta falin, nëse përgënjeshtrohesh dy herë, rrudhin buzët, por nëse përgënjeshtrohesh dhe vetëm përgënjeshtrohesh, njerëzit, ata të pakënaqurit që dhe janë shumica, mbyten në zhgënjimin dhe trishtimin e tyre dhe rrinë në shtëpi.
Kriza e thellë e opozitës, pafuqia dhe shpesh hipokrizia e saj, të cilën Km-ja e bën qëllimisht të dukshme, përherë më të dukshme, jep guxim, vrull dhe pordhë në krahun tjetër.

Shembja e Teatrit Kombëtar, nga ana teknike dhe urbanistike, nuk ishte fare i nevojshëm të ndodhte në këtë periudhë dhe ndoshta asnjëherë.
Por Km-ja, ay, të cilin e rrëfejnë me gisht si “frikacak!” dhe që frikacak nuk është, kishte një gudulisje të brendëshme dhe një tundim të papërmbajtshëm për të poshtëruar atë fare pak fasadë të mbetur të opozitarizmit shqiptar.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet drogë me vlerë 110 mijë euro në Janinë/ Arrestohen dy shqiptarë

Dhe e bëri në mënyrë spektakolare, duke kaluar mbi “trupat e opozitës” që nuk pati dot as idenë dhe as ngriti dot një çadër, të një ngujimi të vërtetë, nëse e kishte edhe ajo, seriozisht dhe pa komplekse “Çështjen e Teatrit!”
Aty duhet të fillonte “Përleshja!” jo në dyshekët me pupla dhe në mënyrë imagjinare.
Por puplat dhe ushqimet e zgjedhura, llastimet dhe udhëtimet, të shijuarit e jetës dhe Misioni Opozitar, janë dy gjera që nuk përputhen!
Nuk e di më, se cila është “paradigma” juaj, politikanë opozitarë, por mos merrni më përsipër “kauza” të mëdha, kur nuk keni këllqe ti mbani, se merrni në qafë ata që ju ndjekin dhe që rregullisht i çorodisni.

Rrëfehuni pra, të paktën më modestë se jeni bërë për t’ju qarë hallin.
Miqësisht jua them.
Heshtni! Sepse kur flisni, duhet të dini, a keni apo jo takat të bëni, ato që thoni!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Saga e lirisë e Gjergjit të UÇK-së

Publikuar

-

Nga

Nga Azgan Haklaj 

* Në një cikël shkrimesh për UÇK-në, aksionet e saj në Luftën e Koshares, të djemëve dhe vajzave nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar, kam nënvizuar faktin se aty merrnin pjesë bijtë dhe bijat me të mirë të Atdheut që iu kishin përgjigjur thirrjes “Një Komb një qendrim”, “O sot o kurrë për liri e për flamur”.
Ata kishin vendosur të jepnin gjënë me të shtrenjtë, jetën për çlirim kombëtar.
Gjëtë përshkrimit të akteve heroike të luftëtarëve të lirisë kam apostrofuar faktin se betejat e UÇK-së jetësuan Eposin e Kreshnikëve, ripërtërinë Epokën e Gjergj Kastriotit (Skenderbeut) dhe Epopenë e lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Matadorët e lirisë, dilnin në fushë të mejdanit me demat e tërbuar të serbisë dhe mercenarët pansllavë, pa ua mbyllur plagët e vjetra dhe tharë gjaku i tyre.
Ata i shtrëngonin fort ato plagë, si dikur Gjergj Elez Alia dhe dalnin në fushëbeteje me bajlozët e zi.
Ky djalosh që shihni në keto foto është Nuhi Tahiri, nga kryeqyteti i dardanëve, Shkupi.
Tahiri ka lindur me dt 19- 03 1976-të në  Semenisht por jeton në Saraj te Shkupit.
Si çdo i ri shqiptar, për një jetë më të mirë kishte emigruar në Itali në vitin 1996-të, ku ka punuar si punëtor në ndërtimtari, por sapo filloj lufta në Kosovë ju  përgjigj thirrjes së Kosovës martire.
Me dt 8- të mars të vitit 1999-të fillon maratonën e lirisë Romë- Bari- Durrs -Kukes ku mbërrin në bazën e UÇK-së për tu rreshtuar në rradhët e saj.
Ky djalosh trim mezi po priste ditën e betimit për liri.
Pas qendrimit 3 ditor në Kukes, në Kolsh transferohet  në Burrel ku fillon stervitjet ushtarake e vazhdon deri në ditën e betimit.

Pas këtij akti solemn që e prise me shumë emocion niset për në Tropojë,  me gezim e lumturi të papërshkruar që iu dha mundesia për të dhanë kontributin e tij për çlirimin e Kosovës nga dushmani okupator.
Takimi në Fshatin Padesh me Komandant Rrustem Berishën dhe Esat Krasniqin është shumë i përzemërt e vellazëror.
Fjalimi për gjendjen, si zhvillohet lufta, fitorët e arritura të UÇK-së mbi ushtrinë e zhupanëve serbë ia ngrohin zemrën e ia rritin optimizmin djaloshit dardanë, ia zgjojnë besimin e ngjallin shpresën se ngadhënjimi mbi okupatorin është i afërt dhe realizimi i ëndrrës shekullore  është i shpejtë..
Tahiri është rreshtuar në Bataljonin e 4 me komandant Pren Marashin, i cili shquhet për trimeri të rrallë në luftë.

LEXO EDHE:  Nga Lutfi Dervishi/ Shqiptarët dhe planet A, B, C, D për BE-në

Në luftimet e ashpra të zhvilluara në fushëbetejë papushim, çdo ditë, në vijën e frontit nga Fshati Padesh në Koshare armiku pësonte humbje të mëdha.  Mes të vrarëve të shumtë kishte edhe mercenarë, epror rusë.
Me dt 19-të maj të vitit 1999-të Nuhiu plagoset rendë.
Pasi merr ndihmën e parë e transferojnë në spitalin e Qytetit të Bajram Currit, në Tropojë.
Mjekët e ketij spitali i bëjnë një ndërhyrje kirurgjike abdominale.
Qendron aty vetëm një natë dhe transferohet për në  spitalin ushtarak në Tiranë.
Pas qendrimit disa ditor, por pa sukses, nëpërmjet kryqit kuq dërgohet në shtetin Italian, në Milano, sepse kërkohej ndërhyrje e specializuar për shkak të situatës kritike.
Në spitalin Qitio ka qëndrur gjatë ku ju kanë bërë shumë intervenime.
Mjekëve italianë, u është dashur të kryejnë 9-të operacione.

Për fat të mirë kanë patur sukses.
19-të muaj ka qendruar nën kujdesin e stafit të specializuar të spitalit.
Pas sherimit është kthyer në familje.
Endrra e tij është bërë realitet.
Kosovën e gjen të çliruar.
Ai ndihet i lumtur që e ka derdh gjakun për çlirimin e saj.
Kishte shkuar në luftë per ta dhanë jetën për të.
Në vitin 2002 martohet dhe ka dy djem.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Blendi Fevziu/ Dy fjalë për godinën e Teatrit Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Nga Blendi Fevziu

Teatri Kombëtar u shemb! Ky ishte lajmi që gjeta sot në mëngjes, në ekranin e celularit tim, nisur me njoftimin e dedikuar, nga gjithë portalet. Nuk ka nevojë të them se si çdo njeri që e ka jetën të lidhur prej dekadash me këtë qytet, ndjeva jo pak keqardhje. Keqardhjen për një pjesë të historisë sonë, të shndrruar në një grumbull rrënojash. Keqardhjen për një pjesë të kujtesës personale, të zhdukur tashmë, si shumë pjesë të tjera të këtij qyteti. Ndaj vendosa të postoj në Instagram dhe Facebook një pamje të Teatrit te shembur me dedikimin që kishte lidhje vetëm me mua: “Iku edhe një pjesë e historisë së këtij qyteti”. Qytet të cilin unë besoj se e dua shumë dhe këtë dashuri nuk kam nevojë as ta ndaj me njeri dhe as të ma konfirmoje kërkush.

Nuk e prisja që inbox-i të më mbushej me qindra komente, ku një pjesë shfrynin se përse nuk ngrihemi ta rrezojme këtë diktature, përse nuk bëjmë thirrje për të burgosur Edi Ramen dhe të tjera shfrynin me po kaq mllef se po bëj lojën e opozitës dhe po mbroj një godinë tallashi që do bëhet më e bukur ca vjet më pas.

Meqenese humba jo pak orë për të kthyer pergjigje të dedikuara dhe s’ja dola dot, po mundohem të jap shikimin tim ketu.

E para, çështja e Teatrit ndahet në dy pjesë: në atë që lidhet me godinën dhe trashegiminë dhe në atë që lidhet me anën ligjore të transferimit dhe shembjes së saj. Po e nis nga e para.

Sot në mëngjes nuk është prishur Teatri Kombëtar. Teatri Kombëtar mund të mbledhe plaçkat e tij e të shkojë në një godinë tjetër. Mund të vijojë me vite të tjera të japë shfaqje e të ndërrojë breza aktorësh. Sot është prishur një godinë, ku që prej vitit 1945, në mos gaboj, operonte Teatri Kombëtar.

Godina, ose me mirë kompleksi, ka nisur të ndertohet në vitin 1938 me projekt të arkitektit italian Xhulio Berte dhe përfundoi në vitin 1940. Ai u quajt në atë kohë “Rrethi Skenderbeg” dhe shërbeu si zona e elitës kulturore dhe të emancipuar shqiptare. Në të u vendos jo vetem kinemaja dhe teatri, por edhe Instituti i Studimeve Shqiptare dhe u ngritën bari dhe restoranti më “in” i qytetit. Nuk po zgjatem me rolin historik të kompleksit, qe ishte qendra e jetës intelektuale të qytetit. Më 1944 ajo u quajt “Kinema Kosova”, ndërsa më 1945, Teatri Popullor. Më 1945 aty u zhvillua Gjyqi Special që çoi ne ekzekutim disa nga emrat e njohur të politikës dhe firmëtare të Aktit të Pavarësisë. Ende sot, disa i quajne patriotë e disa kolaboracionistë. Si çdo gjë në Shqipëri që nuk gjen konsensus.

Qe prej vitit 1945 Teatri ka pasur aty selinë e tij, e për një kohë edhe “Klubi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”. Që prej vitit 2000 u hodh ideja që godina nuk ishte më funksionale për një teatër, ndaj ai duhej të zhvendosej diku tjetër, ose të rindërtohej aty. Idenë e mbronte kryesisht Ministri i Kulturës Edi Rama. Për fat të keq, që atëherë, e deri dje, debati u fut në rrugë të shtrembër dhe krejt të gabuar. Me shumë se sa një debat për Trashegiminë Kulturore, ai u spostua si një debat mbi Teatrin Kombëtar.

Pra në vend që të ishte një debat për vlerat historike të godinës dhe lidhjen e saj me kompleksin arkitektonik të qendrës së kryeqytetit, u shndrua në një debat se si aktorët të kishin një sallë më të mire dhe u ftuan ata të flisnin për të.

E para, Teatri dhe godina janë dy gjëra krejt të ndara. Godina mund të mos vlente për teatër më dhe unë e besoj këtë. Por ajo mund të restaurohej dhe të shndrohej në muzeum të qytetit, të arkitekturës racionaliste apo të çdo gjëje tjetër. Të mbetej dëshmi e një kohe dhe një arkitekture që për mua, mbetet më interesantja në Tiranë. Me këtë llogjikë, se projektet e reja mund të jenë më magjike ne mund të shembim edhe xhaminë, edhe sahatin edhe kalanë dhe të ndërtojme godina moderne, por që nuk kane asnjë lidhje me trashëgiminë. Pra thënë ndryshe, përfshirja e aktorëve në këtë histori qe një absurditet. Aktoret mund të vendosin si duan sallën e Teatrit, por jo shembjen dhe zëvendësimin e trashëgimisë kulturore që ju takon gjithë shqiptarëve. Kjo do të ishte njësoj, sikur për shembjen e Teatrit të Kukullave, ish- parlamentit të parë, godinës më historike të Tiranës, të pyeteshin aktorët e tij. Pra, godina mund të mos ishte teatër dhe duhej transferuar që aty, por godina nuk kishte përse te prishej. Ajo ishte pjesë e këtij qyteti.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit/ Manjani-Ramës: Arrogant, harrakat, zëdhënës i barbarisë

LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar/ Gati edicioni i dytë i aktivitetit “Netët e Leximit të Dramës Shqipe”

E dyta, shembja e godinës, duhet të na bëjë të reflektojme menjëherë dhe të shohim sërish listën e monumenteve të rëndësishme në vend. Është e patolerueshme që IMK nuk e ka përfshirë Teatrin në zonën monumentale në vitin 2007. Nga pakujdesia apo nga mendësia e viteve të komunizmit që arkitekturën racionaliste e shihte si fashiste. Nëse ne nuk bëjmë sa më parë një listë të mbrojtur dhe të votuar, nuk do jetë çudi që godina e Teatrit do pasohet nga të tjera. Zona e rrugës së Kavajës, ajo e Kalasë, Zona e Kodrës së Kuqe apo e Bllokut janë të mbushura me godina historike të kërcënuara. Ato mund mund të mbrohen rast, pas rasti, por me një ligj që mos ta ndryshojë më askush. Vlerën historike se përcaktojme dot as me opinion, as me kriter estetik personal, por me ligj. Unë nuk jam kundër zhvillimit modern të qytetit; as besoj se qyteti është shkatërruar nga 4 – 5 kulla ikonike të ndërtuara keto 30 vjet. E pëlqen apo jo arkitekturën e tyre. Unë mendoj se qyteti është rënduar nga mungesa e ligjit, nga mbi 60 mijë ndërtime pa leje që kanë mbirë si mostra në oborret mes pallateve, në kodrat rrethuese rrotull qytetit, në parqet e fushat e dikurshme, madje edhe në mes të rrugëve, duke e shndruar atë në një hibrid të cuditshëm. Dikush mund të dojë trashëgimine, dikush as pyet për këtë. Garancitë duhet t’i japë ligji. Jo pëlqimet personale!

Ana ligjore e problemit është një tjetër aspekt. Përderisa presidenti i qe drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe përderisa BE dhe struktura të tjera kishin kërkuar dialog, vendimi mund të merrej më vonë. Edhe Mbledhja e Këshillit Bashkiak mund të bëhej e hapur e me debat, që gjithsecili të njihte qëndrimin e anëtarëve të tij.

Ndërkohë, ideja e ngritjes së një teatri të ri, modern e funksional, është çështje që e vendos bashkia. Ajo ka tagrin ta marrë këtë vendim dhe mendimi im as vlen dhe as ndryshon asgjë. Por personalisht jam 1000 herë kunder ngritjes së një Teatri të ri, me kosto të larta ndërtimi dhe operimi, që nuk përputhet fare me nivelin e zhvillimit teatror ne vend. Jam kundër qe fondet publike të hidhen në një godinë të tillë, qoftë e projektuar edhe nga një prej arkitekteve më të rëndësishëm në Europë. Personalisht ky projekt s’më thotë asgjë, edhe pse ka të tjerë që e pëlqejnë atë.

Përgjigje e gjatë për gjithë ata që më kanë shkruajtur sot, por më e shkurtër se sa ajo që do doja të trajtoja në një rrethanë tjetër.

LEXO TE PLOTE