LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do ndjekë gjurmët e të atit?/ Glauk Olldashi: Nuk largohem nga vendi im

20 Maj 2020, 18:33, Politikë CNA
A do ndjekë gjurmët e të atit?/ Glauk Olldashi: Nuk largohem nga

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, ishte pjesëmarrrës në protestën e sotme të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Olldashi tha se protesta për Teatrin ishte një protestë qytetare për mbrojtjen e një monumenti kulture.

?Ne si forum jemi për të mbështetur si qytetarë dhe në radhë të dytë politike. Unë protestën e shikoj si Glauk, si njeri i thjeshtë, si anëtar i thjeshtë i forumit të PD-së. Është protestë e artistëve për shembjen e një monumenti kulture. Është një protestë qytetare?, u shpreh ai në një prononcim për Report Tv.

Teksa u pyet nëse do të vazhdojë në gjurmët e të atit, Glauk deklaroi se për momentin nuk ka ambicie për t?u angazhuar më shumë politikisht sesa një anëtar i thjeshtë forumi.

?Unë jam i ri, sapo kam mbaruar shkollën. Jam anëtar i thjeshtë dhe do të jem anëtar i thjeshtë përsa kohë e mendoj dhe është e arsyeshme të jem anëtar i thjeshtë. Nuk kam asnjë ambicie në kohë të shkurtër për t’u aktivizuar më tej politikisht?, theksoi ai, ndërsa dha edhe një mesazh për të rinjtë.

?Mos e humbim shpresën do të bëhet më mirë. Nuk duhet të largohemi nga vendi jonë. Ne do të bëjmë këtë vend më të mirë. Ne jemi e ardhmja?, nënvizoi Olldashi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga