Showbizz
VIDEO- Pëllumb Pipero surprizon Arbana Osmanin/ I dërgon dhuratën e bukur në zyrë

Doktor Pëllumb Piperon e kemi parë vazhdimisht në ekran teksa ka informuar dhe është kujdesur që shqiptarët të kenë informacionet e duhura përsa i përket mospërhapjes së Coronavirusit.
Por Pipero ka qenë gjithashtu i ftuar në shumë emisione ku ka marrë falenderime për kontributin e tij në këtë kohë pandemie.
Së fundi i ftuar në emision i “Dua të të bëj të lumtur” ku dhe ka treguar historinë e jetës së tij të vështirë. Doktori ishte djali i madh i familjes Pipero dhe nëna e tyre kishte ndërruar jetë në moshë të re.
Për t’u ardhur në ndihmë familjes së tij,Pëllumbi ishte detyruar që të punonte në moshën 14-vjeçare dhe njëkohësisht të vazhdonte shkollën me rezultate të larta. Pas kësaj puntate, doktor Pipero ka falenderuar duke surprizuar Arbanën në zyrën e saj.
Ai i ka dërguar një tufë me lule dhe moderatorja nuk ka hezituar për ta ndarë këtë me të gjithë ndjekësit e saj. “Arbana, shumë mirënjohje. Doktor Pipero”, kishte shkruar ai tek pusulla e luleve.
Arbana e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram duke e falenderuar publikisht atë.
“Sa surprizë e bukur më erdhi tek zyra. Shumë faleminderit doktor. Je shumë i mirë”, dëgjohet që thotë Arbana./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Bomba” e Instagramit/ Njihuni me bjondinën që nuk i lë vend imagjinatës
Whitney Paige është një nga modelet më seksi të Instagramit. Bjondina çmend ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale me format e saj shpërthyese....

Çmend djemtë me pozat provokuese/ Fotot më tunduese të Emily Rinaudo
Emily Rinaudo është një nga modelet më tërheqëse në rrjet. Ajo pozon shpesh me të brendshme seksi ku tregon edhe linjat e saj perfekte. Emily...