LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoqërimi i Alfred Lelës/ Rama: Policia e spostoi fizikisht, është provokuar

19 Maj 2020, 14:27, Politikë CNA
Shoqërimi i Alfred Lelës/ Rama: Policia e spostoi fizikisht,

Kryeministri Edi Rama pretendon se sjellja e efektivëve të policisë mëngjesin e shembjes së Teatrit Kombëtar ka qenë europiane.

Sipas tij, policia bëri atë që i takonte dhe është fyese që t?i akuzojnë.

?Policia bëri veprimin që i takonte dhe është shumë e shëmtuar, fyese për të gjithë ata njerëz që janë me uniformën e policisë, dhe është tejet e padrejtë që policia të vendoset nën këmbë për dhunë. Policia ka pasur një sjellje europiane dhe nuk kam parë asnjë skenë dhe asnjë pamje dhe asnjë lloj prove për të kundërtën?, u shpreh ai për News 24.

Teksa u pyet për rastin e gazetarit Alfred Lela, kreu i qeverisë pretendon se është bërë thjeshtë një spostim fizik dhe jo dhunë.

?Po flasim për një vend normal tashmë, kur më herët kërdiseshe po të ishe gazetar, janë plagosur me kallashnikovë gazetarë dhe janë vrarë njerëz nga kryeministria. Nëse ju quani dhunë ndaj gazetarit momentin kur policia është në aksion për të zbrazur një godinë të caktuar dhe në mes të operacionit bëhet një spostim fizik i një personi të medias dhe nëse ju mendoni se në një vend të botës ka një operacion që policia të kërcejë atëherë unë nuk jam dakord me ju. Unë mendoj që Policia e Shtetit është provokuar. Është gjetur në një moment të vështirë?, theksoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga