LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Ja kur do të hapen transporti publik dhe kufijtë tokësorë

19 Maj 2020, 15:15, Sociale CNA
Rama: Ja kur do të hapen transporti publik dhe kufijtë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për hapjen e transportit publik dhe hapjen e kufijve tokësorë.

Rama tregoi se transporti publik nuk do të hapet për momentin, ndërsa për palestrat dhe disa biznese të tjera tha do të zgjidhen në vijim.

Nga ana tjetër, për kufijtë tokësorë dhe kryesisht ato me Kosovën, kreu i qeverisë rrëfeu në News 24 se do të hapen shumë shpejt.

“Transporti publik nuk do të hapet, sepse ka problematikë që e kam thënë. Tjerat si palestra dhe këto do të zgjidhen në vijim. Brenda kësaj javë do të shohim shifrat që do kemi dhe do hapim kufijtë tokësorë. Kjo në mënyrë që shqiptarët që janë jashtë Shqipërie të mund të vijnë. Kufiri me Kosovën do të hapet e nuk ka nevojë për koordinim?, u shpreh Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga