Connect with Us

Qytetarët i “tregojnë vendin” Ramës/ Lufta u bë për kullat, mos luani teatër me njerëzit

Politikë

Qytetarët i “tregojnë vendin” Ramës/ Lufta u bë për kullat, mos luani teatër me njerëzit

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë postimin e Çun Lajçit, i cili shkruan se nuk e kuptonte se pse protestohej për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Rama shkruan se uron që së bashku me poetin ta inaugurojnë të dy Teatrin e ri.

Por, pas këtij postimi të kreut të qeverisë, qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke e akuzuar se qëllimi i shembjes së Teatrit është ndërtimi i kullave.

“Ore se te tha mire ai aktivisti ty . Vertet mendon ti se e hane njerezit qe e bet gjith kete per ceshtje estetike? Te gjithe e dime qe gjith kjo lufte midis qeverise dhe artisteve u be per te ndertuar kullat mbrapa Teatrit . Mos beni teater me njerezit te pakten .”-shkruan një qytetar.

Gjithashtu një tjetër qytetar citon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërtimit të kullave.

“E degjove mbreme Veliajn,tha që ai nuk e di cfare do behet mbrapa Teatrit.
Sebepi ishte prishja per të marre truallin,nuk u ka plasur ndonjehere ketyre per artin, as atyre që kane qënë me perpara në pushtet”-shkruan një tjetër qytetar.

LEXO EDHE:  “Mos dilni, shpëtoni jetë”/ Pandeli Majko apel të fortë qytetarëve

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Nuk thotë apo kërkon njeri që ai të ishte akoma teatër kombëtar ku të zhvillohen shfaqje. Siç ke lënë një bunker aty 200 m me tutje pa pikë lidhje për të treguar historinë komuniste, ashtu të qëndronte edhe ajo karakatine për të treguar historinë e epokes së vet. Mund të ishte një muze (që Tiranës i mungojnë aq shumë). Kishe vende plot ku mund të ndërtohej një teatër pa prishur arkitekturën e qendrës. E njëjta gjë edhe me qendrën Toptani. Një strukturë pa lidhje. Po ashtu stadiumi juaj.”

Ndërsa një qytetar shkruan se gjithë bota i ruan “gërmadhet” dhe i restauron, nuk i shemb.

“Nje gje nuk kuptoj une. Si ka mundesi qe ne cdo vend ku kam levizur kam pare “germadha “te restauruara dhe te rregulluara per te mos ju prishur identitetin??Ndersa ne Shqiperi del gjithcka teper.”-shkruan qytetari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasada e SHBA zbardh takimin e Yuri Kim me Ramën

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA ka zbardhur detaje të takimit që ka zhvilluar sot ambasadorja Yuri Kim, me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në faqen zyrtare, ambasada e SHBA shkruan se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.”-shkruan ambasada e SHBA.

LEXO EDHE:  Urdhëri i kryeministrit/ Gjithë shteti në këmbë për qytetarët

Gjithashtu mësohet se ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha videokonferencë me kryeministrin grek/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, ka zhvilluar një videokonferencë me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis për të diskutuar situatën e krijuar nga pandemia por dhe masat e ndërmarra për përballimin e saj.

Basha bën me dije se gjatë bisedës e falenderoi kryeministrin grek për mundësitë e krijuara për punonjësit sezonalë nga Shqipëria në këto kohë të vështira.

“Sa më shumë mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë aq më mirë është për ekonominë tonë në këtë kohë krize. Shqiptarët në Greqi dhe komuniteti grek në Shqipëri janë ura të rëndësishme lidhëse mes dy popujve tanë.
Në këtë drejtim diskutuam edhe mundësinë e ndihmës për sektorin e turizmit shqiptar për të cilin kryeministri Mitsotakis u shpreh i gatshëm të na vërë në dispozicion strategjinë e tyre të menaxhimit të turizmit në këtë kohë pandemie.
Në emër të PD e falenderova kryeministrin grek për vullnetin e shprehur për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen si kryetar i Nea Demokracia, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane, për mbështetjen e dhënë nga PPE në promovimin e reformave të domosdoshme dhe përmbushjen sa më parë të 15 kushteve për integrimin europian të Shqipërisë”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Pamjet e frikshme te “Petro Nini”/ Reagon Rama

Më tej ai bën me dije se kryeministri Mitsotakis e siguroi se Greqia dëshiron dhe do të ndihmojë për një Shqipëri europiane, demokratike dhe me një ekonomi të zhvilluar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi i përgjigjet Lleshajt/ Si kriminel gjakftohtë, mori përsipër dhunën ndaj shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të cilin thotë se meriton vetëm përbuzje dhe përçmim.

“Ky kriminel gjakftohtë që merr autorësinë e rrahjes barbare të artistëve, të studentëve dhe të opozitës është metastazë e regjimit kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Sipas tij është fakt se tek Teatri Kombëtar policia u soll si hordhi pushtuese.

“Është fakt se policët ishin të armatosur, duke patur si skenar terrorin me armë të njerëzve në mbrojtje të Teatrit. Është fakt se njerëz të veshur me uniformën e policisë nuk kishin simbolet identifikuese të policisë. Këta nuk janë Policia e Shtetit, por janë të njëjtët njerëz, ushtarë të bandave kriminale, që kanabizuan Shqipërinë. Por fatmirësisht ato janë pakica, njëlloj siç sot është Edi Rama dhe Qeveria e tij”, shkruan më tej Bardhi.
Me stë tjerash ai thekson se ‘aktet e terrorit mbi artistët, qytetarët dhe opozitarët nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit dhe të qytetarëve, me punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, që në shumicë, bashkë me shumicën e shqiptarëve, janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës’./CNA.al

LEXO TE PLOTE