Connect with Us

Po përgatitet “dosja gjigante”/ Evidentohen policët që dhunuan protestuesit tek Teatri

Politikë

Po përgatitet “dosja gjigante”/ Evidentohen policët që dhunuan protestuesit tek Teatri

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar sot se se janë evidentuar të gjitha fytyrat e policëve që kanë dhunuar qytetarët, protestuesit dhe artistët tek Teatri.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se po përgatitet një dosje gjigande që do dorëzohet në Prokurori pë të nxjerrë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Sipas Vasilit askush nuk i shpëton dot përgjegjësisë dhe fton të githë qytetarët të evidentojnë ata që dënojnë qytetarët.

“Secili prej tyre që ngre dorën, e ka ai llogarinë personale të hapur me qytetarët dhe drejtësinë e popullit. Asnjë drejtësi nga kjo drejtësi e kapur, të jeni të bindur që nuk i shpëton dot. Është një fakt i paracaktuar që kushdo që sillet në mënyrë kriminale me njerëzit për hir të bukës së qelbur të trafikantë që i paguajnë, nuk mundet dhe nuk do i shpëtojnë kurrë. Është një betejë sy më sy me tërë ata që janë vënë në shërbim të krimit kundër qytetarëve dhe kundra të drejtave dhe lirive të tyre. Evidentimi i tyre është bërë në mënyrë të shkëlqyer, teknologjia është një mrekulli e madhe që është në duart tona dhe që po e shfrytëzojmë si asnjëherë më parë. Do vazhdojmë ti evidentojmë deri më një dhe të jeni të bindur që askush nga ata nuk do të falet.

LEXO EDHE:  Kodi Zgjedhor/ Vasili: Ndryshimet të nevojshme, opozita e pavullnetshme

Po e përsëris edhe njëherë. Është një llogari dhe është një hesap që e kanë ballë përballë në mënyrë individuale, secili për fajin që ka bërë. Askërkush të mos ketë iluzionin që do mund të mbrohet me fjalën “më urdhëruan”. Do të përgjigjen një më një. Ky është më shumë se sa deklarim! Ky është një betim! Faleminderit të gjithëve.”-tha Vasili./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Veliaj del “zbuluar”/ Si gënjeu sërish për krimin me Teatrin Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka gënjyer sërish në lidhje me krimin, sikurse e cilëson ajo, tek Tteatri Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se Veliaj vazhdon gënjeshtrat dhe së asnjë inspektim i dytë nuk është bërë tek Teatri.

“Asnje inspektim i dyte nuk eshte bere, kryebetonieri Veliaj vazhdon genjeshtrat per krimin me Teatrin Kombetar!

Doli kudo bashke me Maznikun e hoteleve me Fushen, dhe thane qe ajo godine sipas nje inspektimi te dyte do binte nga dita ne dite dhe ndaj e prishen naten kunder cdo gjeje ligjore.

Vete drejtuesi i atij instituti politik Agron Hysenlliu e pranon ne lidhje telefonike me TVT qe eshte vetem raporti pacavure i 2018 kane bere me inspektimin. Por ky “raport” u hodh poshte nga termetet, edhe sidomos nga ai i 26 nentorit ku teatri nuk pesoi asgje!”-shkruan Ina Zhupa.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj zyrtarëve të PD-së/ Kryemadhi: Rama dhe banda e tij do mbajnë përgjegjësi

Po ashtu ajo shkruan se Teatri i prishte punë kullave dhe shembja e tij, jap sheshin e ndërtimit për kullat dhe pastrimin e parave të pista të bandave.

“Naten, me gaz, me polici, pa ligj po hapnin sheshin e ndertimit per kullat nga pas qe teatri i prishte pune BANDES se KULLAVE te PASTRIMIT te PARAVE te PISTA.”-përfundon postimin Ina Zhupa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shembja e Teatrit/ Yuri Kim “zbarkon” në zyrën e Ramës

Publikuar

-

Nga

Pas zhvillimeve të fundit në vend, dhe shembjes së Teatrit Kombëtar, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Kryeministrisë.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi, por ai vjen në një kohë tensionesh të forta, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Teatri i “zuri të gjithë brenda”

Publikuar

-

Nga

Një situatë ankthi, mërzie, por edhe një hidhërim që kërkon të përballohet me forcë, duket se është prezent prej dy ditësh në sytë e shumicës së shqiptarëve.

Ka nga ata që Teatrin nuk e konsiderojnë, ka nga ata që janë militantë partie, ka nga ata që kërkojnë ta shfrytëzojnë politikisht. Por, mjafton të shikosh në rrjet dhe reagimet e shumicës, përfshirë edhe ata që ishin pro një Teatri të ri, të cilët në konfidencë të thonë se ishte gabim shembja e të vjetrit. Mund të kthehej në një muze, mund të qëndronte aty.

Dhe mënyra sesi u krye, vandalizmi policesk mbi artistët, ishte ai që mund të quhet “qershia mbi tortën e helmuar” të Rilindjes që goditi Teatrin.

Por, Teatri i “zuri të gjithë brenda”. Kastën politike. Të parin Edi Ramën, dhe më pas Erion Veliajn, i cili zbatoi urdhërin e tij.

“Zuri brenda” opozitën, e cila kishte ikur të flinte gjumë dhe është përdorur e keqpërdorur nga kryeministri me pazare të fëlliqura këto shtatë vite.

“Zuri brenda” gazetarë dhe analistë. Le të mos i përgjithësojmë, por të gjithë i “zuri brenda”.

Tani të gjithë po derdhin lot. Protestuan dje dhe pardje. Çështja po tentohet të bëhet edhe politike. Dhimbja mund të jetë e madhe tek njerëzit, por shembja e Teatrit, i “zuri të gjithë brenda”. Kë më shumë e kë më pak. Çdo segment të shoqërisë shqiptare. Mediat, pronarët e saj, gazetarët, analistët, politikanët, deputetët, këshiltarët e Bashkisë, ministra, kryeministrin, kryetarin e Bashkisë. Të gjithë, pa përjashtim.

Por, pse i “zuri brenda” kaq keqazi.

Sepse të gjithë heshtën, edhe ata që sot bëhen më të flaktët pro Teatrit. Heshti Fatos Lubonja, për pronarin e tij Irfan Hysenbelliu, për pazaret e Vjollca Hoxhës dhe kompanitë e saj, në ortakëri me pronarët e inceneratorëve.

Hështi për pasurinë e Ben Blushit. Heshti për një pronar mediash që është trafikant droge. Heshti për një televizion të ri 10 milion euro, që nuk i dihet burimi i të ardhurave.

LEXO EDHE:  LSI “urdhëron” ministrat e deputetët/ Mos thoni “Meta kryeministër”

Si Fatos Lubonja heshti edhe një televizion për pronarin e një televizioni tjetër. Heshti një gazetar sepse donte të merrte rrogën. Heshti një aktor sepse e shikonte që tek teatri nuk dihej të ngatërrohej, pasi duhej t’i bënte qejfin kryeministrit.

Heshti ikona jonë europiane, Ismail Kadare, për shumë gjëra.

Heshtën analistët e qeverisë, nga i pari tek i fundit. Heshtën analistë e opozitës, për një mijë e një çështje. Për skandalet e përditshme, për dhunën e policisë, për rezistencën 2-vjeçare tek Teatri. Heshti Shoqëria Civile, e cila nuk mundi të bëhej më shumë se 50 vetë.

Janë të përçarë dhe të keqpërdorur, sa nga njëra palë tek tjetra.

E pra, heshtën të gjithë dhe heshtja i “zuri brenda” tek Teatri.

Shembull sollëm Lubonjën, sepse ai foli dje përpara turmës. Por, në fakt dje duhej që ai të heshte, sepse është po aq përgjegjës për shembjen e atij Teatri, Lubonja, sa edhe shumë gazetarë dhe analistë të tjerë të ballkonit mediatik shqiptar. Sepse flasin kur s’duhet të flasin dhe heshtin, kur s’duhet të heshtin.

Mbrojnë pronarët e tyre dhe ata që i paguajnë. Kanë frikë të jenë të vërtetë në treg. Përfshirë këtu edhe analistë të djathtë. Edhe ata të cilët paguhen nga paratë e qeverisë, nëpërmjet pronarëve të mediave, të cilët kanë kompani ndërtimi, duan leje, merren me tregti, zhvillojnë biznese. Dhe të gjitha këto i bëjnë duke përdorur median si kamxhik për të mbrojtur lëkurën e tyre.

E prandaj Teatri i “zuri të gjithë brenda”. Kë më pak e kë më shumë, të gjithë janë brenda rënojave të atij Teatri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE