LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon takimi me ambasadorët në selinë blu/ Basha tregon për çfarë u diskutua

19 Maj 2020, 08:43, Politikë CNA
Përfundon takimi me ambasadorët në selinë blu/ Basha tregon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat pas takimit të zhvilluar me aleatët dhe ambasdorët e BE-së, në selinë blu, ka zbuluar detaje nga takimi.

Kreu i opozitës tha se ka kërkuar nga ambasadorët ndihmën e vendeve të BE-së, për të plotësuar kushtet e integrimit.

Gjithashtu ai tha se ka kërkuar edhe mbështetje ekonomike për familjet shqiptare.

?Plotësimi i 15 kushteve është mënyra e vetme për t?iu shërbyer njerëzve. Kërkuam ndihmë që Shqipëria të plotësojë kushtet për intetgrimin në BE, që të ketë mbështetje poliitke dhe financiare për të përballuar krizën.

Çështja e dytë është ajo ekonomike, ku pandemia ka bërë që shumë familje shqiptare të jenë buzë greminës. Kjo për shkak se Rama ka vendosur që edhe në këtë kohë pandemie, ti cojë paratë tek oligarkët dhe jo të familjet shqiptare?-tha Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga