LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër protestë në Tiranë/ Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët nesër para Gjykatës Penale

19 Maj 2020, 17:07, Politikë CNA
Një tjetër protestë në Tiranë/ Lëvizja

Një tjetër protestë është paralajmëruar të zhvillohet ditën e nesërme përveç asaj të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri lajmëron sot se do të protestojë nesër përpara Gjykatës Penale të Tiranës në orën 09:00 dhe fton qytetarët t?i bashkohen.

Ata kërkojnë lirimin e aktivistit Boiken Abazi dhe qytetarëve protestues Kastriot Qema dhe Flamur Dardeshi që u arrestuan gjatë protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

“Liri për mbrojtësit e Teatrit Kombëtar! Të mblidhemi të gjithë për të kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar padrejtësisht për përpjekjen e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar! Ata kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë sonë kulturore. Mbajtja e tyre në arrest është vazhdim i dhunës së pashembullt të treguar nga pushteti me shkatërrimin e Teatrit.

Të ndalet plani për ndërtimin e kullave! Të rindërtohet Teatri Kombëtar! Të lirohen protestuesit! Ata që sot rezistojnë, nesër fitojnë! Të gjithë nesër ditën e mërkurë, 20 maj 2020, në ora 09:00 përpara Gjykatës së Tiranës, Dhoma Penale, në rrugën ?Jordan Misja? pranë ish-stacionit të trenit”, thuhet në njoftim./ CNA.al

Arrestimi i Bojken Abazit dhe dy protestuesve/ Vetëvendosja në Shqipëri: Të lirohen menjëherë

Lajmet e fundit nga