Connect with Us

“Ndale autobusin, do shkoj te Reali”, Esien zbulon telefonatën me Murinjon që e detyroi të… arratisej

Sport

“Ndale autobusin, do shkoj te Reali”, Esien zbulon telefonatën me Murinjon që e detyroi të… arratisej

Publikuar

-

Mikael Esein nuk do ta harrojë kurrë 1 shtatorin e vitit 2012. Ajo ishte dita kur lojtari do të transferohej nga Çelsi në huazim te Real Madrid, me kërkesë të Murinjos. Një ditë e veçantë që kishte një histori shumë të veçantë pas, siç e ka treguar lojtari vetë. Murinjo ishte ai që afroi Esien te Çelsi duke e bërë një nga njerëzit e tij më të besuar dhe Murinjo ishte ai që e kërkoi te madrilenët, ku firmosi për një huazim njëvjeçar në ditën e fundit të merkatos.

“Isha me Çelsin në Monako për SuperKupën e Europës përballë Atletiko Madrid. Më binte një numër i panjohur në telefon por nuk dëshiroja t’i përgjigjesha fillimisht”, kujton vetë lojtari atë ditë. “Kushëriri që rrinte me mua në dhomë më tha të përgjigjesha dhe atëherë vendosa ta hap telefonin. Sapo më tha “Alo” e kuptova kush po fliste në telefon, ishte Zhoze Murinjo. Filluam të flisnim dhe ai më tha që kishte dëgjuar se do të shkoja te Arsenali, ndërsa iu përgjigja që nuk ishte e vërtetë. Më pas më tha “Eja me mua”. E pyeta ku dhe më tha “Në Madrid”. Unë isha gati”, tregoi Esien.

Gjithçka u mbyll në ditën e fundit të merkatos në rrethana ekstreme. “Më telefonoi menaxheri dhe i thashë për bisedën me Murinjon dhe se i kisha dhënë numrin e tij. Ai më pas më tha që të rrija i qetë sepse Reali do të më transferonte. Po bëheshim gati të largoheshim nga hoteli me autobus për të luajtur ndeshjen ndaj Atletikos, ndërsa menaxheri im po fliste me Realin. Ishim rrugës kur më telefonoi menaxheri dhe i thashë që isha në autobus duke shkuar në stadium. Më shpjegoi që duhej të kthehesha në hotel që të nisnim disa fakse për transferimin dhe m’u desh që të ulërija në autobus që të ndalej shoferi. Shokët e skuadrës më pyetën se çfarë po ndodhte por u thashë vetëm se do të largohesha dhe se do të flisja më vonë me ta. Ika në hotel, dërguam fakset dhe gjithçka u mbyll në kohë. Më pas u ktheva me shpejtësi në stadium, pasi desha t’i bashkohesha shokëve të ekipit, u thashë që kisha shkuar vetëm për të marrë këpucët e mia dhe për t’u thënë mirupafshim.

Pas ndeshjes shkova në dhomat e zhveshjes dhe i thashë mirupafshim të gjithëve siç duhet. Mora vetëm palestrinat dhe këpucët e asgjë tjetër. I thashë të gjithëve lamtumirë, edhe Abramoviç dhe shkova në hotel, ndërsa të nesërmen udhëtova drejt Madridit vetëm me një palë palestrina dhe këpucë, në xhinse, me një këmishë dhe me tutat e Çelsit. Në aeroport po më priste Zhozë. Shkuam në spital për testet dhe që një ditë më vonë isha në stërvitje me Real Madrid”, ishte tregimi i mesfushorit ganez për transferimin e tij të çuditshëm te Real Madrid ku luajti 37 ndeshje e shënoi 2 gola.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Në familjen time janë 20 persona me Koronavirus, disa vdiqën”, rrëfimi dramatik i Khabib: Babi është në gjëndje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Pandemia e Covid-19 ndonëse është qetësuar në disa shtete si Spanja, Italia dhe Ballkani, sërish vijon të mbaj shifr të larta në të tjera vendi. Prekjes nga ky virus nuk ka mundur t’i shmanget askush që ka qenë i ekspozuar, e sidomos sportistët e ndryshëm. Kampioni pamposhtur i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov është duke u përballur me dramën më të madhe në jetën e tij. Në një video në Instagram ai rrëfen sesi virusi ka prekur famijen e tij.

“Në rastin tim personal, më shumë se 20 njerëz janë infektuar në familjen time. Të gjithë prej tyre ishin në kujdesin intensiv dhe shumë prej tyre nuk janë më me ne. Ishte shkruar shumë për babanë tim në internet. Aktualisht, ai është në spital dhe në gjendje kritike shkaku i këtij virusi. Ky virus ka goditur zemrën e tij pasi ishte operuar vitin e kaluar. Ai tani ka edhe një operacion tjetër. Babai im është në një situatë shumë të vështirë. E lusim All-llahun që të na e rikthej” – ka thënë Khabib.

LEXO TE PLOTE

Sport

7 raste të reja me COVID-19, situatë kaotike në kampionatin ku aktivizohet ylli i Kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Nga

Rusia ka programuar për të rifilluar kampionatin në datën 21 qershor, por në ditët e fundit rastet me koronavirus në shtetin më të madh Europës po rriten me përmasa të frikshme.

7 raste me COVID-19 janë konfirmuar në klubet elitare ruse ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi. Fillimisht ishin Jefferson Farfan (Lokomotië Moscow) dhe Kostantin Pliev (Rubin Kazan). Të tjerët janë nga Dinamo Moscoë, që është edhe ekipi më i goditur.

Fillimisht mediat në Rusi raportuan se ishin prekur tre futbollistë, emrat ë të cilëve nuk janë publikuar. Veç tyre, më pas pozitiv ka dalë edhe Alexei Pleskov, drejtori i departamentit mjekësor.

“Sport Express” shkruan se tashmë pozitiv me koronavirus ka dalë edhe Dmitry Izotov, trajneri i portierëve. Kjo situatë e krijuar ka bërë që Dinamo Moscow të anulojë për një afat të pacaktuar seancat stërvitore.

LEXO TE PLOTE

Sport

Sherr për makinën në kufi me Greqinë, ylli i Superligës ne telashe! Rrezikon përjashtimin nga…

Publikuar

-

Nga

Telashe te Luftëtari para rifillimit të kampionitit. Skuadra gjirokastrite nuk ka qenë e plotë në stërvitjen e saj të parë dhe shkak për këtë është bërë një probleme në kufi me dy futbollistë që kishin udhëtuar drejt Greqisë duke kaluar atje muajt e pandemisë. Një episod që mund t’i kushtojë shumë shtenjtë një prej tyre, mesfushori Donaldo Açka i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit te gjirokastritët në këtë sezon.

Sipas tregimit të vetë drejtorit teknik të klubit, Vangjel Çavo, për mediat greke, Açka ka refuzuar që të udhëtojë drejt Shqiëprisë pa makinën e tij dhe për këtë arsye, e pret një ndëshkim nga klubi deri në ndërprerjen e kontratës. Ndërkohë, Luftëtari priste edhe një ndjesë nga përfaqësuesi i futbollistit, i cili kishte postuar në rrjetet sociale kundër gjirokastritëve duke e cilësuar si sjellje jokorrekte ndaj lojtarit.

“Që nga e enjtja, lojtarët Donaldo Açka dhe Andon Karabina, që jetonin në Greqi, u informuan nga unë me një dokument zyrtar që më datën 18 maj, pra sot, duhej të ishin në stëritje me ekipin, pasi me urdhër të FSHF të gjitha skuadrat duhej të fillonin stërvitjen.

Për të kaluar kufirin, zoti Açka duhej të kishte një kartë identiteti apo një pasaportë shqiptare me vete, pasi luan këtu si një shtetas shqiptar që të mos zërë në ekip vendin e një të huaji. Kur ai arriti në kufi, futbollisti kishte me vete vetëm një kartë identiteti greke dhe u mundua që të kalonte me të. Kjo krijoi probleme në kufi dhe kur u lajmërua klubi, me ndërhyrjen e FSHF, u dha një urdhër që lojtari të kalonte por pa makinën e tij.

Zoti Açka ishte kundër lënies së makinës në kufi dhe vendosi që të mos udhëtonte aspak, në një komunikim me skuadrën ai bëri të ditur se nëse nuk kalonte makina, ai nuk do të kthehej në Shqipëri. Tashmë klubi do të veprpjë sipas rregulloreve të brendshme dhe do të vendoset një gjobë e çfarë parashikon ajo, ndërsa në mbledhjen e ardhshme të drejtuesve do diskutojmë që të ndërpresim kontratën me futbollsitin”, shpjegoi Çavo për mediat greke, ku tregoi edhe e-mailet që kishte dërguar për të bërë të mundur udhëtimin e dy futbollistëve drejt Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE