Connect with Us

Mustafa Nano 3 këshilla për Lulzim Bashën

Politikë

Mustafa Nano 3 këshilla për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano zbuloi mbrëmjen e sotme një bisedë telefonike që ka realizuar me kryetarin e Republikës së Re Lulzim Bashën disa vite më parë, kur i kishte kërkuar të bëhej pjesë e PD-së me një kusht që nuk i ishte plotësuar asnjëherë.

Nano tha në emisionin e tij “Provokacija” se pavarësisht se këshillat i ka në benefite dhe nuk e ka dëgjuar më parë, i do të mirën Lulzim Bashës.

Gazetari i kërkon kryedemokratit të përgatitet për zgjedhje, të heqë dorë nga beteja morale dhe të heqë dorë nga gjuha e vrazhdë e komunikimit në publik dhe me Ramën.

“Këshilla e parë është: Zoti Basha pushteti nuk merret në tavolinë, nuk ka sesi të merret në tavolinë. Pushteti merret me zgjedhje. Ramën ti do ta mundësh me zgjedhje. Nëse nuk e mund dot atëherë faji nuk është i zgjedhjeve, por është i juaji.

E vetmja gjë që ju mbetet ju zoti Basha është shumë e thjeshtë. Ju duhet të përgatiteni për zgjedhje. Sipas meje nga ky moment deri në fillimin e fushatës elektorale në kokën tuaj duhet të jenë vetëm zgjedhjet. Dhe me këtë dua të them duhet të mobilizoni të gjitha resurset tuaja.

Këshilla e dytë është: Hiqni dorë nga beteja morale. Kjo beteja që keni me Edi Ramën, apo PD me PS nuk është një betejë morale, mes të mirës dhe të keqes. Nuk është një betejë mes ndershmërisë dhe pandershmërisë, kjo është një betejë midis njerëzve që janë njësoj. Këtë duhet ta fusim mirë në kokë dhe të gjithë demokratët se shoh shumë njerëz që përpiqen ti japin lexime të ndryshme, ajo është një betejë vetëm politike. Dhe Basha duhet ta cilësojë si të tillë. Për ta bërë betejën politike duhen bërë gjëra  që dyhen bërë. Duhen bërë programe qeverisje.

LEXO EDHE:  Fakte tronditëse/ Takimi Rama-Macron kushtoi 1 milionë euro

Këshilla e tretë e cila gjithashtu më duket shumë e thjeshtë, duhet të hiqni dorë nga gjuha e vrazhdë e komunikimit në publik edhe me kundërshtarin tuaj. Duhet të hiqni dorë edhe nga gjuha që shpeshherë të ngjeth mishin. Duhet të hiqni dorë nga gjuha e kanosjeve kërcënimeve. Duhet të hiqni dorë nga gjuha e dhunës, nga shprehjet “vetëm mbi trupat tanë do kaloni”, nga gjak, varr, vdekje. Është një gjuhë e papranueshme, jemi në demokraci, jo në luftë”, deklaroi Nano./ CNA.al

Nano zbardh telefonatën me Bashën/ Tregon kushtin që i vendosi për të hyrë në PD

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vodhët ditën me diell”/ Arkitekti i njohur ia plas në sy ministres së Ramës

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është përplasur ashpër sonte në “Open” me arkitektin e njohur Astrit Seranaj për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Seranaj e akuzoi ministren se me këtë veprim janë shkelur të gjitha ligjet dhe se po vjedhin hapur.

Seranaj: Keni shkelur ligjet. U shemb teatri pa pasur një projekt të miratuar për të riun.

Margariti: Është si të flasim për shenjat e horoskopit.

Seranaj: Pse u shemb teatri pa pasur një projekt tjetër fitues? Pse u shemb me rekuizitat brenda? Pse u shemb me materialet me vlerë që ishin brenda?

LEXO EDHE:  Përfundon dreka me ambasadorët/Basha: Do triumfojë kauza jonë!

Margariti: Nuk ka asnjë shkelje ligjore.

Bushati: Pse nuk është bërë garë për projektin?

Margariti: Do bëhet garë ndërtimin e teatrit.

Bushati: Për projektin. Në ligj thuhet se duhe bërë garë për projektin fillestar. Këtu neve na e përcakton Edi Rama. Kjo është vjedhje në ditën për diell.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nano zbardh telefonatën me Bashën/ Tregon kushtin që i vendosi për të hyrë në PD

Publikuar

-

Nga

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano ia dedikoi monologun e mbrëmjes së sotme kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, të cilit i dha disa këshilla publikisht.

Nano tregoi se për Bashën nuk ka respekt si politikan dhe për këtë qenka bërë sebep një telefonatë e disa viteve më parë.

Gazetari tha se nuk do ta votojë ndonjëherë Bashën, pasi deklaron se ka kërkuar të bëhet pjesë e PD-së me kushtin që kryedemokrati të distancohej nga ish-kryeministri Sali Berisha, por theksoi se kushti nuk iu plotësua.

“Para se t’i jap këshilla dua të them një gjë që nuk është sekret tani më. Unë për Lulzim Bashën nuk kam ndonjë respekt si politikan. Nuk kam votuar ndonjëherë për Lulzim Bashën dhe nuk besoj se do të votoj ndonjëherë sepse kam frikë se ai nuk do të ma japë shansin asnjëherë. Dhe nuk është vështirë të më bësh mua që unë të votoj për ty. Në rrethana konkrete, unë kam pasur një telefonatë me Lulzim Bashën para disa vitesh dhe i kam parashtruar një kusht minimal që ka qenë sigurisht jo i mjaftueshëm por i nevojshëm për të startuar një afrim timin me PD-në e Lulzim Bashës. Kushti ka qenë të lutem distancohu nga Berisha, “Berishizmi”, nga fryma në tërësi e “Berishizmit” që ka dominuar PD-në në këto kohë.

LEXO EDHE:  A do ta mbyllë Lulzim Basha zyrën e sharësave?

LEXO EDHE:  Rama anulon papritur intervistën te Fevziu/Zbulohet arsyeja

Dhe këtë mos e bëj për mua por për të mirën e PD. Dhe unë do jem i gatshëm të bashkëpunoj me ju në rrethanat që në Tiranë mund të verifikohet ngritja e një regjimi që ka në krye Edi Ramën. Mirëpo, ai këtë kusht minimal nuk ma plotësoi asnjëherë. Në fakt unë e mora vesh qysh gjatë bisedës telefonike që ai nuk kishte ndërmend të ma plotësonte, sepse nuk e ka në planet e veta. Sepse nuk do ta bëjë, sepse ai mendon se po ta bëjë këtë gjë, kjo është e keqja e PD. Kuptohet që kjo është arsyeja që unë nuk besoj se do të vijë ndonjë ditë që do të votoj për Lulzim Bashën”, rrëfeu Nano në emisionin e tij “Provokacija”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mashtrues, hajdut ordiner, vrasësi i Ardit Gjoklajt”/ Basha nuk kursehet ndaj Veliajt

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së Lulzim Basha, tha se ideja për Teatrin e ri është një aferë korruptive pa garë. Ai nuk ngurroi të hidhte dhe akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj duke e quajtur një mashtues dhe hajdut ordiner, pa i kursyer dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt.

Basha shtoi se Veliaj, Rama dhe arkitekti Bjarke Ingels do të hetohen dhe do të ndiqen penalisht kur PD do të vijnë në pushtet.

Kjo është një aferë e pastër korruptive, nuk ka garë, nuk ka projekt. Është shkelur çdo ligj dhe nëse do të kishte drejtësi minimale, do të kishte Erion Veliajn të pandehur, hetim ndaj Ramës, dhe Bjarke Ingels që është prej sot non grata prej PD-së dhe do të ndiqet penalisht, kur do të kemi përgjegjësinë e drejtimit të vendit.

Çështjen e parë ia mbyllën prokurorët e korruptuar të Ramës dhe oligarkët e tij që i bëjnë pazaret nga furriqet e oligarkisë. Kjo është aferë e pastër korruptive. Ne kemi mbledhur dokumentet dhe do të kallëzohet penalisht Erion Veliaj dhe të gjithë që kanë të bëjnë me këtë aferë. Do të bëjmë gjithçka për t’i shkuar deri në fundi.

LEXO EDHE:  Përfundon dreka me ambasadorët/Basha: Do triumfojë kauza jonë!

Nuk duhet që shembja e Teatrit të jetë shembja e drejtësisë së re dhe për këtë duhet të kemi një ndryshim dhe ky është ndryshimi me votë i tiranisë. Me Teatri janë shembur shumë gjëra, fasada e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, por dëmi shkon përtej, sepse deprivimet ekonomike nuk mund t’i sillnin te Teatri. Veliaj është një mashtrues ordiner, një hajdut ordiner dhe vrasësi i Ardit Gjoklajt. Ai është një mashtrues ordiner”, tha Bashan ne emisionin “Tempora”./CNA.al 

 

LEXO TE PLOTE