LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Musolli zbulon prapaskenën e merkatos: Më kërkoi ekipi rival i Kukësit në Superiore

19 Maj 2020, 08:25, Sport CNA
Musolli zbulon prapaskenën e merkatos: Më kërkoi ekipi rival i

Besar Musolli tashmë është kapiten dhe një prej lojtarëve më me eksperiencë te Kukësi, por dikur ka pasur mundësinë të jetë i Partizanit. Në një intervistë për ?Super Sport?, mbrojtësi tregon rreth ofertës nga të kuqtë, gjendjes fizike prej ndalesës dhe mundësive për titullin kampion.

NDËRPRERJA DHE GJENDJA FIZIKE- E kam, menduar shumë këtë pjesë. Jemi munduar të stërvitemi online dhe ka qenë shumë e vështirë pjesa e motivimit. Për formën fizike do jetë shumë e vështirë, shpresoj të na hapin më shumë kohë, pasi do jetë e vështirë. Megjithatë shumë e rëndësishme është që të riktheheshim.

TITULLI KAMPION- Unë mendoj se cilësitë dhe mundësitë janë. Mendoj se me gabimet e kundërshtarit dhe formën tonë të mirë gjithçka është e mundshme.

RIKTHIM NË KOSOVË- Me Kukësin ka qenë shumë e lehtë të arrihet marrëveshja. Me situatën e krijuar nuk e kam menduar të ardhmen. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, më mungon familja dhe mund të kthehem në Kosovë.

PARTIZANI- Në të kaluarën kam pasur oferta nga Partizani dhe më pëlqen si klub, por nuk mendoj se mund të kaloj aty tani.

MOMENTI MË I BUKUR- Çdo titull i fituar nuk mund ta krahasoja me atë moment kur fituam Kupën e Shqipërisë me Laçin. Mënyra se si u fitua trofeu ka qenë shumë i veçantë.

LOJTARI MË I MIRË QË KE LUAJTUR- Erik Flores, lojtari brazilian, i cili ka qenë shumë i mirë.

Lajmet e fundit nga