LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mund ta kemi kaluar Covid-19", futbollisti i Skënderbeut: Tirana më e fortë se Kukësi kur e ke përballë

19 Maj 2020, 15:53, Sport CNA
"Mund ta kemi kaluar Covid-19", futbollisti i Skënderbeut: Tirana

Eni Imami gjatë merkatos së dimrit la Tiranën dhe u transferua te Skënderbeu. Pas ikjes së tij bardheblutë erdhi në versionin më të mirë të dekadës së fundit dhe kjo e ka surprizuar Imamin. Në një intervistë për ?Super Sport? në emisionin ?Fan Zone?, mbrojtësi tregon dyshimet se disa lojtarë mund të kenë kaluar Covid-19 dhe flet për ndryshimet që do pësojë futbolli këto kohë. Siç është mungesa e tifozëve.

DYSHIMET- Na duket pak si sureale, pasi një ditë nuk na lejohet të dalim, ndërsa tani jemi rikthyer. Kemi folur me shokët e skuadrës dhe disa kaluam grip. U kam thënë që mos kemi kaluar Covid-19 dhe nuk e dimë a rrimë kot brenda.

PA TIFOZË- Nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh për tifozët në stadium, pasi ne nuk kemi shumë tifozë në stadiume. Jam munduar të stërvitem edhe kam dalë fshehurazi, pasi ishte e vështirë të dilje.

SKËNDERBEU PA EUROPË- Tani të them të drejtën të ardhmes nuk i dihet. Nëse gjërat shkojnë mirë përse mos të qendroj këtu, pasi është një ambient fantastik pa dashur të ul klubet e tjera. Kemi shpresa për një falje në gjyq dhe do të jetë shumë e mirë për futbollin në Shqipëri.

RINISJA- Ka filluar që ditën e enjte presor Daja me stërvitjen dhe është e vështirë me këto temperatura të larta. Shpresojmë mos të kemi dëmtime gjatë ndeshjeve.

FAVORITËT- Më ka surprizuar Tirana, pasi kur isha unë gjërat nuk po ecnin mirë. Më ka surprizuar edhe Kukësi që ka një skuadër të mirë dhe nuk po gjen rrugën e duhur. Kemi luajtur me të dyja klubet përballë dhe Tirana ka qenë më e fortë dhe e meriton titullin kampion.

Lajmet e fundit nga