LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Menaxhimi i situatës nga koronavirusi/ Çfarë note i vendos Rama vetes?

19 Maj 2020, 14:55, Politikë CNA
Menaxhimi i situatës nga koronavirusi/ Çfarë note i vendos Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur se çfarë note i vendos ai vetes lidhur me menaxhimin e situatës së koronavirusit.

Rama tha se nuk e tregon notën që i vendso ai vetes pasi është notë e ulët.

“Notat që i vë unë vetes nuk i tregoj, i kam sekret sepse i kam gjithmonë të ulta ngaqë jam kërkues ndaj vetes. Ajo që më bën të duket sikur pranoj gjërat është sepse niveli i kërkimit ndaj meje më shqetëson.
Nëse do të bëja unë opozitën e vetes sime jam i sigurt që do isha më shumë kërkues e nuk do merresha me vija të kuqe e të zeza
Opozita ta gjejë vetë ta bëjë këtë punë se do humbasë edhe më thellë herën e ardhshme?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga