LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kurani di gjithçka për njeriun”/ Bujar Spahiu tregon këshillën profetike në rast epidemie

19 Maj 2020, 20:44, Sociale CNA
“Kurani di gjithçka për njeriun”/ Bujar Spahiu tregon

Kreu i komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka folur mbrëmjen e sotme për pandeminë e koronavirusit.

Spahiu tha se kjo është një sprovë e vështirë, e paprovuar më parë. Kreu i KMSH tregon se çfarë thuhet në Kuran për epidemitë, ndërsa thekson se këshillohet që qytetarët të mos lëvizin.

?E gjithë bota u paralizua dhe u pezulluan aktivitetet fetare në të gjithë botën. Kurani është fjalë e Zotit, ndaj ai di gjithçka për njeriun. Këtë e ka sqaruar Profeti Muhamed. Ai na ka këshilluar që në atë vend ku ka prekur pandemia, mos lëvizni. Nëse jeni diku tjetër, mos shkoni. Epidemitë janë të ndryshme, me emra të ndryshëm. Kanë ndodhur më herët. Kjo këshillë profetike është e vjetër, para viteve 1400. Edhe pse mjekësia sot të këshillon, ato ishin dhe më herët. Profeti i është lutur Zotit që të na mbrojë nga pandemitë. Kjo situatë ka filluar të çlirohet pak?, u shpreh ai në emisionin ?Real Story?.

Ai deklaroi duke cituar Kuranin se njerëzit duhet të jenë të përgatitur përballë sprovave. Spahiu pretendon se kjo pandemi na ka bërë edhe më të fortë dhe më të durueshëm.

?Njeriu duhet të jetë i përulur para Zotit, të jetë i përkushtuar. Na ka krijuar ne që të hulumtojmë të zbulojmë sekretet e kësaj bote. Kurani është fjalë e Zotit. Ai ia ka lënë njerëzimit ta zgjidh. Pra i është lënë shëndetësisë kjo çështje. Kurani është një thesar që nuk shteret kurrë. Është i përmbledhur. Njeriu duhet të kthehet me fytyrë nga Zoti. Kurani na thotë që të jemi të përgatitur përballë sprovave. Sfida e pandemisë ishte e veçantë. Na bëri më të durueshëm. E më të fortë. Ishte e pa përjetuar. Xhamitë ishin të mbyllura, aktiviteti fetar ishte i pezulluar?, tha kryetari i KMSH./ CNA.al

Lajmet e fundit nga