Connect with Us

“Kur përdora doping për herë të parë”, sportisti bën deklaratën tronditëse

Sport

“Kur përdora doping për herë të parë”, sportisti bën deklaratën tronditëse

Publikuar

-

Lance Armstrong, çiklisti që u njollos nga akuzat për përdorim dopingu, është rrëfyer në një dokumentar i ESP, që do të publikohet më 24 maj. The Sun dhe Marca kanë nxjerrë copëza të tij dhe ai flet edhe për përdorimin e substancave të ndaluara.

Armstrong, në vitin 1996 u diagnostikua me kancer në testikuj dhe rrezikoi jetën. Gjithsesi në fund ia doli të shpëtonte dhe më pas themeloi edhe një fondacion për të ndihmuar ata që shpëtojnë nga kanceri. I pyetur nëse përdorimi i dopingut ka lidhje me sëmundjen e kaluar, Lance nuk di të japë një përgjigje të saktë.

“Nuk mund ta di me siguri nëse nga ndonjë lidhje mes dopingut dhe kancerit, por sigurisht nuk mund ta përjashtoj. E vetmja gjë që mund të them është se hera e vetme që kam përdorur hormonin e rritjes, ka qenë në vitin 1996. Në sezonin tim të parë si profesionist po merrja kortizon, por EPO ishte nivel tjetër”.

“Hera e parë që kam përdorur substanca? Mendoj se rreth moshës 21 vjeç. E dija se çfarë po ndodhte. Unë gjithmonë pyesja, gjithmonë e dija dhe gjithmonë i merrja vendimet e mia vetëm”, është shprehur Armstrong, i cili në vitin 2012 u përjashtua përjetë nga garat e çiklizmit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

U nda nga ish-futbollisti i Interit, motra e Neymar-it i vë “flakën” Instagramit

Publikuar

-

Nga

Rafaella Santos, pas ndarjes nga Gabibol në muajin janar, vijon të tregojë se çfarë ka humbur sulmuesi brazilian. Bukuroshja, e cila është motra e Neymar Jr., në rrjetet sociale provokon fansat me fotot që poston. Së fundmi ajo i ka tërbuar të gjithë.

Rafaella ka postuar një foto ku shfaqet pa këmishë dhe gjoksin e mbulon me flokët e saj. Komentet nuk lejohen dhe për bukuroshen ka vetëm pëlqime, plot 290 mijë.

Bukuroshja kohët e fundit ka pranuar hapur se dëshiron të martohet dhe të birësojë një fëmijë, duke treguar se është e gatshme për përgjegjësi, por postimi i fotove “hot” është një ves që do duhet kohë ta heqë.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Ndale autobusin, do shkoj te Reali”, Esien zbulon telefonatën me Murinjon që e detyroi të… arratisej

Publikuar

-

Nga

Mikael Esein nuk do ta harrojë kurrë 1 shtatorin e vitit 2012. Ajo ishte dita kur lojtari do të transferohej nga Çelsi në huazim te Real Madrid, me kërkesë të Murinjos. Një ditë e veçantë që kishte një histori shumë të veçantë pas, siç e ka treguar lojtari vetë. Murinjo ishte ai që afroi Esien te Çelsi duke e bërë një nga njerëzit e tij më të besuar dhe Murinjo ishte ai që e kërkoi te madrilenët, ku firmosi për një huazim njëvjeçar në ditën e fundit të merkatos.

“Isha me Çelsin në Monako për SuperKupën e Europës përballë Atletiko Madrid. Më binte një numër i panjohur në telefon por nuk dëshiroja t’i përgjigjesha fillimisht”, kujton vetë lojtari atë ditë. “Kushëriri që rrinte me mua në dhomë më tha të përgjigjesha dhe atëherë vendosa ta hap telefonin. Sapo më tha “Alo” e kuptova kush po fliste në telefon, ishte Zhoze Murinjo. Filluam të flisnim dhe ai më tha që kishte dëgjuar se do të shkoja te Arsenali, ndërsa iu përgjigja që nuk ishte e vërtetë. Më pas më tha “Eja me mua”. E pyeta ku dhe më tha “Në Madrid”. Unë isha gati”, tregoi Esien.

Gjithçka u mbyll në ditën e fundit të merkatos në rrethana ekstreme. “Më telefonoi menaxheri dhe i thashë për bisedën me Murinjon dhe se i kisha dhënë numrin e tij. Ai më pas më tha që të rrija i qetë sepse Reali do të më transferonte. Po bëheshim gati të largoheshim nga hoteli me autobus për të luajtur ndeshjen ndaj Atletikos, ndërsa menaxheri im po fliste me Realin. Ishim rrugës kur më telefonoi menaxheri dhe i thashë që isha në autobus duke shkuar në stadium. Më shpjegoi që duhej të kthehesha në hotel që të nisnim disa fakse për transferimin dhe m’u desh që të ulërija në autobus që të ndalej shoferi. Shokët e skuadrës më pyetën se çfarë po ndodhte por u thashë vetëm se do të largohesha dhe se do të flisja më vonë me ta. Ika në hotel, dërguam fakset dhe gjithçka u mbyll në kohë. Më pas u ktheva me shpejtësi në stadium, pasi desha t’i bashkohesha shokëve të ekipit, u thashë që kisha shkuar vetëm për të marrë këpucët e mia dhe për t’u thënë mirupafshim.

Pas ndeshjes shkova në dhomat e zhveshjes dhe i thashë mirupafshim të gjithëve siç duhet. Mora vetëm palestrinat dhe këpucët e asgjë tjetër. I thashë të gjithëve lamtumirë, edhe Abramoviç dhe shkova në hotel, ndërsa të nesërmen udhëtova drejt Madridit vetëm me një palë palestrina dhe këpucë, në xhinse, me një këmishë dhe me tutat e Çelsit. Në aeroport po më priste Zhozë. Shkuam në spital për testet dhe që një ditë më vonë isha në stërvitje me Real Madrid”, ishte tregimi i mesfushorit ganez për transferimin e tij të çuditshëm te Real Madrid ku luajti 37 ndeshje e shënoi 2 gola.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Në familjen time janë 20 persona me Koronavirus, disa vdiqën”, rrëfimi dramatik i Khabib: Babi është në gjëndje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Pandemia e Covid-19 ndonëse është qetësuar në disa shtete si Spanja, Italia dhe Ballkani, sërish vijon të mbaj shifr të larta në të tjera vendi. Prekjes nga ky virus nuk ka mundur t’i shmanget askush që ka qenë i ekspozuar, e sidomos sportistët e ndryshëm. Kampioni pamposhtur i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov është duke u përballur me dramën më të madhe në jetën e tij. Në një video në Instagram ai rrëfen sesi virusi ka prekur famijen e tij.

“Në rastin tim personal, më shumë se 20 njerëz janë infektuar në familjen time. Të gjithë prej tyre ishin në kujdesin intensiv dhe shumë prej tyre nuk janë më me ne. Ishte shkruar shumë për babanë tim në internet. Aktualisht, ai është në spital dhe në gjendje kritike shkaku i këtij virusi. Ky virus ka goditur zemrën e tij pasi ishte operuar vitin e kaluar. Ai tani ka edhe një operacion tjetër. Babai im është në një situatë shumë të vështirë. E lusim All-llahun që të na e rikthej” – ka thënë Khabib.

LEXO TE PLOTE