LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kukësi nis stërvitjen, "i rrëmben" shtëpinë Partizanit

19 Maj 2020, 08:48, Sport CNA
Kukësi nis stërvitjen, "i rrëmben" shtëpinë

Kukësi rikthehet në fushë pas më shumë se dy muajsh pushim dhe zgjedh pikërisht Elbasanin për të bërë këtë minifazë përgatitore. Dhe, nuk ka zgjedhur një kompleks dosido, por po bën stërvitje në ?shtëpinë? e Partizanit, në kompleksin ?Pepa?.

Pikërisht kjo fushë stërvitore ka qenë e preferuara e të kuqve vitet e fundit, duke iu larguar disi zhurmës së kryeqytetit dhe duke udhëtuar drejt Elbasanit. Madje, stërvitjet në këtë kompleks u dhanë fat kryeqytetasve një vit më parë në drejtimin e Gegës, pasi morën titullin kampion. Ndoshta, Kukësi do të ketë fatin e tyre, edhe pse janë 9 pikë nga vendi i parë, Tirana.

Sa i përket Elbasanit, ka qenë kërkesa e stafit teknik që përgatitjet pas pushimeve të gjata të kryhen në një fushë me bar natyral, kjo për të pasur më shumë freski dhe ndihmuar sadopak edhe lojtarët që të mos kenë probleme dëmtimesh te një fushë me bar artificial.

NXEHMJA ? Stërvitja nis me vrapime të lehta përreth fushës, me lojtarët që duket se i kishte marrë malli për ?barin?, pasi prej më shumë dy muajsh nuk kanë pasur mundësinë që të kryejnë një stërvitje normale. Pas vrapimeve të lehta në grupime të vogla, lojtarët nisën më pas me ushtrime aerobike, për të shtendosur paksa muskujt. Pas ushtrimeve aerobike, Orges Shehi jep urdhër që ekipi të nisë punën me top, duke zhvilluar një ndeshje midis tyre, por pa portierë, vetëm duke qarkulluar topin midis tyre.

TË KARANTINUARIT ? Kuksianët nuk kanë qenë të plotë në këtë seancë të parë të tyre, pasi kanë vuajtur nga mungesa e 6 lojtarëve. Vesel Limaj ka mbetur në Gjermani dhe ndoshta trajneri duhet t?i bëjë llogaritë pa të, të paktën javët e para të kampionatit. Të karantinuar janë gjithashtu edhe pesë lojtarë të tjerë, të cilët edhe për të paktën një javë nuk do të mund të bëjnë dot stërvitje me skuadrën, si: Edis Maliqi, Valon Ethemi, Ilir Avdyli, Enis Gavazaj dhe Besar Musolli.

Lajmet e fundit nga