Connect with Us

Kryeministri rus mund koronavirusin/ Rikthehet në punë pas 1 muaji

Bota

Kryeministri rus mund koronavirusin/ Rikthehet në punë pas 1 muaji

Publikuar

-

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është kthyer në punë, pasi është shëruar nga koronavirusi. Mishustin njoftoi ne prill se ishte diagnostikuar me koronavirus.

Ai zhvilloi disa takime online me qeverinë e tij, ndërkohë që ishte në spital.

Sot autoritetet në Rusi thanë se kanë regjistruar edhe 9,263 raste të reja me koronavirus, të cilat e rrisin në 299,941 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë vend.
Me këtë shifër, numri total i viktimave nga koronavirusi në Rusi arrin në 2,837./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

500 miliardë Euro/ Merkeli e Macroni në borxh për Evropën

Publikuar

-

Nga

Fondi i rindërtimit do t’u japë grante shteteve të goditura nga Covid-19. Për këtë Komisioni Evropian do të marrë borxh në tregjet financiare, shkruan Auron Dodi.

Me flamujt gjermanë dhe francezë pas vetes, krahas atyre nacionalë dhe të BE, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron shpallën dje pasdite (18.05.) dakordimin e ri për Evropën.

“Është kriza më e rëndë, para së cilës ndodhet Bashkimi Evropian në historinë e tij. Një krizë e tillë kërkon edhe përgjigje përkatëse”, tha kancelarja Merkel pas videokonferencës së përbashkët me Presidentin Macron.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron ranë dakord për fondin e rindërtimit të BE, apo instrumentin e rindërtimit, siç quhet ai ndryshe. Fondi i rindërtimit do të financohet me obligacione, me mjete financiare që Komisioni Evropian do t’i marrë borxh në treg.

Elementi vendimtar në deklaratën e Merkelit dhe Macronit është që këto mjete do t’u jepen si grante shteteve të goditura më fort nga Covid-19. Kancelarja Merkel tha se nuk bëhet fjalë “për kredi”.”Këto 500 miliardë euro nuk do të kthehen nga ata që i përfitojnë,” deklaroi Presidenti Macron. Kjo u mundëson shteteve që kanë pasur borxhe të larta shtetërore edhe pa Covid-19, që të mos e thellojnë borxhin kombëtar.

Borxhet që do të marrë Komisioni Evropian për bashkësinë do të shlyhen “për një kohë shumë të gjatë”, tha kancelarja Merkel. Burime të ndryshme parashikojnë për këtë një periudhë deri 30 vjeçare. Barra që do të mbajë secili nga shtetet për këto borxhe do të jetë në përputhje me pjesën e tij në buxhetin e Bashkimit Evropian:  Gjermania me 27 përqind, Franca me 20.2 përqind.

Kush përfiton nga mjetet për rindërtimin?

Presidenti francez tha se fondet do të shkojnë në “sektorët dhe zonat më të goditura”. Nga shtetet, përfituesit kryesorë pritet të jenë shtetet e Evropës Jugore si Spanja dhe Italia. Këto shtete janë goditur edhe ekonomikisht më fort nga pandemia. Por të goditura rëndë janë edhe Franca, Portugalia dhe Greqia, për shkak të mbylljes së degës së turizmit, shumë të rëndësishme për ekonomitë e tyre.

Si do të shpërndahen mjetet e fondit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do ta paraqesë planin e rindërtimit të Evropës në 27 maj. Më pas, më 18 qershor atë do ta vendosin kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE.

Komisioni Evropian ka paraqitur këto ditë disa përfytyrime për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve financiare në vendet e krizës. Rëndësi vendimtare pritet të fitojë tani i ashtuquajturi Semestri Evropian, rekomandimet vjetore të Komisionit për politikën ekonomike dhe fiskale. Deri tani këto rekomandime përgjithësisht janë anashkaluar nga shtetet anëtare, ndër to bën pjesë edhe Italia.

Dokumenti i miratuar dje nga Gjermania dhe Franca kërkon edhe investime “në tranzicionin digjital dhe të gjelbër” dhe në forcimin e kërkimit shkencor dhe të zhvillimit.

Pengesat në miratimin e planit të rindërtimit

Vëllimi i fondit është më i ulët nga ai që dëshironin shumë shtete jugore të BE, ndër to edhe Franca. Por në një situatë të jashtëzakonshme Gjermania reagoi me hapa të jashtëzakonshëm: Berlini  e braktisi me deklaratën e djeshme të kancelares Merkel kundërshtimin ndaj obligacioneve. Në Berlin ashtu si edhe në kryeqytete të tjera  ky vendim kishte javë që po përvijohej. Pas goditjes nga Covid-19, një vendim i ndryshëm do ta kishte dëmtuar ndoshta në mënyrë fatale Bashkimin Evropian ndaj fuqive konkuruese për tregun evropian, Kinë e Rusi.

Është fakt që si në Gjermani, ashtu edhe në të 27 shtetet anëtare të BE, financimin e fondit të rindërtimit me obligacione, duhet ta miratojnë të gjitha parlamentet nacionale. Në Gjermani do të jetë detyrë jo e lehtë bindja e Bundestagut nga qeveria gjermane: që krahas buxhetit klasik të BE të miratohet fondi shtesë i Coronas, i financuar me obligacione. Në qarqe të CDU-së dhe te liberalët e FDP-së rezistenca ndaj bondeve evropiane vazhdon të jetë e fortë.  Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese gjermane, e cila u vuri pikëpyetje obligacioneve që blen në emër të shteteve anëtare Banka Qendrore Evropiane, ndonëse nuk kishte për objekt bondet e tanishme të Komisionit Evropian për Coronan, ia vështirëson punën bindëse qeverisë gjermane.

LEXO EDHE:  Letra e mjekut italian/ Të dashur fëmijë, ja pse nuk duhet të keni frikë nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Plani me katër faza/ Spanja përgatitet për daljen nga izolimi

Obligacionet e Komisionit Evropian janë Corona-Bonde, veçse nga dera e pasme, gjykojnë disa analistë gjermanë. Të tjerë kujtojnë që fondi i rindërtimit nuk do të financojë buxhetet e shteteve anëtare, si do ta bënin Corona-Bondet. Në këtë rast mjetet financiare janë të lidhura, kanë një qëllim të caktuar: zbutjen e pasojave ekonomike të Covid-19 në shtetet e BE.

Shpresohet se mbështetjen nga parlamenti do ta lehtësojë fakti që tani, me obligacionet e Komisionit Evropian, Gjermanisë nuk do t’i duhet t’i rrisë kontributet në buxhetin e Bashkimit Evropian. Kancelarja Merkel e ofroi rritjen e kontributit gjerman në këtë buxhet, por sipas burimeve nga Brukseli, pak shtete janë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë. Një fond i krijuar në këtë mënyrë do të kishte vëllim të vogël, të pamjaftueshëm. Disa analistë tërheqin megjithatë vëmendjen se fatura do të vijë, por vite më vonë: prej vitit 2025 do të jetë e nevojshme rritja e kontributeve nga shtetet anëtare në Bruksel.

Reagime evropiane

Përpara deklaratës së tyre të përbashkët, Merkeli dhe Macroni i patën njoftuar kryetarët e tjerë të shteteve dhe të qeverive për hapin e tyre. Reagimet sot qenë të përmbajtura. Komisioni Evropian foli për një “hap në drejtimin e duhur”, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde e përshëndeti dakordimin franko-gjerman.

Në Parlamentin Evropian Grupi Parlamentar i Gjelbër u shpreh skeptik për shumën e fondit të rindërtimit: 2 bilionë euro ishte shuma e shpresuar nga europarlamentarët. Ndërsa Grupi Parlamentar i AfD-së në Parlamentin Evropian kujtoi se “Merkeli dhe Macroni shkelin ligjin e BE”, pasi neni 311 i Marrëveshjeve të BE e ndalon marrjen e borxheve nga BE.

Nga kryetarët e shteteve, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz shkroi në twitter se “Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me kredi vendet e prekura me shumë”. Ky është qëndrimi i mbrojtur deri tani edhe nga Holanda, Suedia e Danimarka.

Megjithë këtë: Merkeli dhe Macroni ngritën me iniciativën e djeshme një urë, për të bashkuar veriun me jugun e Evropës.  Është një hap me përmasa historike. Ai dëshmon se në këtë kohë të jashtëzakonshme për botën, motori gjermano-francez për Evropën funksionon./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pamje të rënda/ 21 vite nga masakra në burgun e Dubravës

Publikuar

-

Nga

Ndërmjet datave 19 e 23 maj 1999, në burgun e Dubravës u krye masakër mbi të burgosurit shqiptarë nga forcat serbe.

Rreth 1.000 shqiptarë iu nënshtruan terrorit për këto katër ditë dhe 160 u vranë, kurse mbi 300 u plagosën.
Në kujtim të të rënëve çdo 21 maj, shënohet kjo masakër, për të cilën ende nuk është dënuar askush.

Për këtë, sot ka folur edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në maj të vitit 1999, 21 vjet më parë ka ndodhur një krim i planifikuar i pushtetit serb në burgun e Dubravës. Afro 1 mijë të burgosur të rreshtuar në oborrin e burgut, u qëlluan mizorisht nga ana e forcave serbe të sigurisë. Të burgosurit u vranë dhe u ekzekutuan pa ndonjë urdhër gjyqësor dhe kjo më së miri shpërfaqë veprimin gjenocidal të shtetit serb jo vetëm ndaj të burgosurve, por edhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush”, ka thënë ndër të tjera Osmani.
Sipas saj, kallëzimi penal i dorëzuar në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës për ish- Jugosllavi nuk është trajtuar asnjëherë.

LEXO EDHE:  Ironia e fatit/ Preket nga koronavirusi zv.ministri i Shëndetësisë që tha se situata nuk është aq e rëndë

LEXO EDHE:  Plani me katër faza/ Spanja përgatitet për daljen nga izolimi

“Siç nuk është trajtuar asnjë kallëzim penal i të burgosurve të shpëtuar i dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut në Pejë, 12 vjet më parë. Ka vetëm një rrugë që të mos përsëritet historia. Që autorët të dënohen!”, ka shtuar Osmani.
Të burgosurit shqiptarë, shumica të arrestuar me arsyetimin se ishin pjesë e UÇK-së, u vranë nga rojet serbe të burgut, pasi paraprakisht NATO sulmoi ndërtesën e burgut./Koha.net

LEXO TE PLOTE

Bota

“Italia e gatshme për turistë”/ Di Maio: BE jo me ‘listë të zezë’

Publikuar

-

Nga

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se nga 3 qershor Italia do të fillojë përsëri të presë turistët

“Nga 3 qershor Italia do të fillojë përsëri të presë turistët. Përveçse ne do të jemi në gjendje të lëvizim midis rajoneve, do të jemi të gatshëm të mirëpresim qytetarët evropianë që duan të kalojnë pushimet e tyre në Itali në mënyrë të sigurt”, deklaroi Di Maio.

LEXO EDHE:  Letra e mjekut italian/ Të dashur fëmijë, ja pse nuk duhet të keni frikë nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Plani me katër faza/ Spanja përgatitet për daljen nga izolimi

Deklarata e Di Maio iu drejtua disa homologëve të tij të disa vendeve të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Austrinë.
Ai tha gjithashtu se “është e papranueshme që midis vendeve të BE të ketë listë të zezë, duke nënkuptuar se disa vende të Unionit janë shprehur kundër hapjes së kufijve të tyre për shtetasit italianë si dhe pro marrëveshjeve bilaterale midis vendeve për hapjen e kufijve./CNA.al

LEXO TE PLOTE