Connect with Us

Koronavirusi/ Organizata Botërore e Shëndetësisë në krizë

Shëndeti

Koronavirusi/ Organizata Botërore e Shëndetësisë në krizë

Publikuar

-

/

OBSH mblidhet në takimin vjetor, i cili për shkak të Coronës do të zhvillohet virtualisht dhe shkurt, megjithëse organizata ka shumë probleme për të zgjidhur. Kriza mund të shihet edhe si shanc për të bërë ndryshime.
Organizata Botërore e Shëndetësisë OTB, e ka zvogëluar në dy ditë kohëzgjatjen e takimit vjetor. Vitet e kaluara asaj i janë dashur gjashtë deri dhjetë ditë për të mbajtur takimin vjetor. Krahas vendimeve burokratike, në axhendën e takimit mbetet vend vetëm për një temë: Covid 19.

Nuk dihet aktualisht nëse përhapja e pandemisë, ka bërë që temat e tjera globale në sektorin e shëndetësisë të dalin nga fokusi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OTB. Ka mundësi që kjo të ketë më shumë të bëjë me njoftimin e SHBA një muaj më parë, se nuk do të paguajë më kontributet financiare për OBT. Në buxhetin dyvjetor të organizatës SHBA pagoi për vitet 2018/19 gati 14 përqind të shumës së përgjithshme, si në kontributin që paguhet nga vendet anëtare ashtu edhe në kontributin vullnetar.

Në rrezik është sistemi i paralajmërimit të shpejtë

Suerie Moon, bashkë-koordinatore në qendrën Global Health Centre, në Institutin Graduate në Gjenevë, e bën të qartë se cilat do të jenë pasojat që mund të ketë shkurtimi i buxhetit: Një nga temat kryesore për SHBA është sëmundja e paralizimit të fëmijëve (Polio). SHBA e financon këtë fushë me kontribute vullnetare. Nëse këto nuk do të jepen më, atëherë kjo do të ketë efekt negative tek projektet, për shembull gjatë të cilave njerëzit shkojnë derë më derë për të vaksinuar fëmijët, thotë Moon: “Ky system i kontrollimit të Polios shfrytëzohet po ashtu, për të parë nëse ekzistojnë sëmundje të tjera infektive”. Edhe raste për COVID-19. Pranda Moon thotë se është „krejtësisht dritshkurtër“ të ndalosh kontributet në një situatë të tillë të jashtëzakonshme.

Megjithëse deri tani nuk është e qartë se çfarë do të thotë kontretisht deklarata e presidentit amerikan, Donald Trump, thotë Moon: Duan SHBA të mos paguajnë më kontributin vjetore fiks si vend anëtar, që llogaritet nëpërmjet aktivitetit ekonomik dhe numrit të popullsisë? Apo duan të mos paguajnë kontributet vullnetare, të cilat kanë qenë 75 për qind e pagesave të përgjithshme amerikane? Dhe kur do të fillojë ky mospagim?

Fakt është se deri më 30 prill 2020, as Kina as SHBA nuk kanë bërë pagesat vjetore, megjithëse ato duheshin bërë që më 1 janar. Kjo gjë ndodh shpesh, dhe është një nga problemet më të mëdha që ka organizata. Edhe Gjermania përshembull sapo ka bërë pagesën e gjysmës së shumës. Por ndryshe nga Kina, SHBA ka edhe pagesa të tjera të vjetra që nuk i ka bërë.

Po është duke u tërhequr SHBA sërish? Suerie Moon mendon se SHBA ka humbur shumë nga ndikimi që ka në parketin ndërkombërat dhe merret „më pak serozisht“. “Pse duhet të na dëgjojnë vendet e tjera kur ne kemi sinjalizuar se nuk kemi interes në bashkëpunimin multilateral?”

LEXO EDHE:  Të infektuarit dalin “rrugëve”/ Mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë në Mat

Molla e sherrit

SHBA, ose më mirë Doland Trump personalisht, pretendojnë se OBSH është shumë miqësore me Kinën dhe shumë kritike ndaj SHBA, se Kina, ka shumë ndikim tek organizata dhe se OBSH reagoi me shumë vonesë në rastin e pandemisë. Kur dihet që presidenti amerikan ishte ai, që nuk e vlerësoi sa duhet rrezikun e pandemisë dhe të virusit Corona.

Moon mendon se kritikat ndaj qëndrimit të OBSH kundrejt Kinës lidhur me pandeminë nuk janë të drejta. Ekspertja për çështjet e shëndetit global, thekson se OBSH i duhet të reagonte me shumë kujdes, sepse kjo temë është për Kinën politike shumë delikate: „Detyra më e rëndësishme ka qenë që të sigurohet gatishmëria e qeverisë kineze për bashkëpunim, në mënyrë që ajo të japë sa më shumë informacione që të jetë e mundur.”

Kështu që nuk është rastësi që Kina nuk ka lejuar një ekip ekspertësh amerikanë që të hyjë në vend, por lejoi vetëm në mes të muajit shkurt një ekip të OBSH, të parin në përgjithësi.

Megjithatë ka zëra kritikë. Për Thomas des Garets Geddes, bashkëpunëtor shkencor i think tankut MERICS, nuk është e justifikueshme që drejtori i Përgjithshëm i OBSH, e ka vlerësuar reagimin e Kinës ndaj pandemisë si shumë pozitiv: “Një vlerësim i tillë pozitiv dhe pjesërisht jo i drejtë ka qenë i panevojshëm dhe i gabuar,“ thotë  Geddes në bisedë me Deutsche Wellen.

E varur nga disponimi i donatorëve

Suerie Moon mendon se këtu kemi të bëjmë me një problem thelbësor të OBSH: “Organizata nuk mund të guxojë t’i hipi nervat donatorëve. Ajo nuk është në gjendje të ushtrojë kritikë sa herë është e nevojshme.“

Pandemia është si një lloj alarmi për organizatën. “Ajo tregon çfarë rreziku paraqet një virus, çfarë rreziku përbën për sigurinë dhe ekonominë. Ajo shkundi botën dhe tregoi sa e rëndësishme është, që të kesh një organizatë që është e besueshme dhe stabile, që ndihmohet dhe që ka hapësirë të mjaftueshme politike, për të ushtruar kritikë kur është e nevojshme.”

Deri para disa muajsh Moon do të kishte thënë se marrëdhënia që OBSH kam e vendet në zhvillim është ndryshe nga ajo me vendet e pasura, sepse ato kanë më shumë nevojë dhe se OBSH mund të dërgojë ekspertë. Por edhe vlerësimi për OBSH ka qenë ndryshe: „Unë shpesh dëgjoj të thuhet se udhëzimet e OBSH janë si Bibël për vendet e zhvilluara.”

Në situatën aktuale doli se OBSH është e rëndësishme për vendet e pasura jo vetëm për shkak të udhëzimeve ndërkombëtare të detyrueshme në çështjet e shëndetësisë. „Çdo vend është i varur nga informacionet e OBSH. Këtu futen edhe vendet e pasura, këtu futet edhe SHBA“. Ajo shpreson që pas pak kohe të flitet seriozisht për reformimin e financimit dhe të drejtës ndërkombëtare, në mënyrë që OBSH të jetë në gjendje të ndihmojë botën më mirë që të mbrohet nga rreziqe të tilla si pandemia COVID-19./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Pfizer dhe BioNTech nisin provat klinike për vaksinën kundër Omicronit

Publikuar

-

Nga

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan më 25 janar se kanë nisur provat klinike për të testuar një version të ri të vaksinës së tyre, që është veçanërisht e dizajnuar për variantin Omicron të koronavirusit. Kjo pasi varianti Omicron duket se shmang mbrojtjen e ofruar nga marrja e dy dozave të vaksinës.

Kompanitë thanë se kanë në plan të testojnë përgjigjen imunitare të këtij versioni të ri të vaksinës për Omicron si përmes dhënies së tri vaksinave te personat e pavaksinuar, por po ashtu edhe përmes dhënies së dozës përforcuese te njerëzit që veçse kanë marrë dy dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Po ashtu do të testohet edhe doza e katërt e vaksinës ekzistuese dhe doza e katërt e vaksinës që ka në shënjestër Omicronin te personat që para gjashtë muajve janë vaksinuar me tri doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Pandemia drejt një faze të re

Kompanitë po ashtu planifikojnë të studiojnë sigurinë dhe tolerancën e dozave në mbi 1,400 persona që janë regjistruar për të marrë pjesë në këto prova.

LEXO EDHE:  Pasojat e karantinës/ Ekonomia nuk arrin të rimëkëmbet në tremujorin e tretë

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e parë nga virusi britanik në Maqedoninë e Veriut



“Ndërsa studimet aktuale dhe të dhënat reale thonë se dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje të lartë kundër sëmurjes së rëndë dhe hospitalizimeve nga Omicroni, ne e dimë se duhet të përgatitemi që nëse mbrojtja nga vaksina zbehet me kalimin e kohës dhe për të ndihmuar në shënjestrimin e Omicronit dhe varianteve të reja në të ardhmen”, tha Kathrin Jansen, që udhëheqë departamentin për hulumtime dhe zhvillim të vaksinave në Pfizer.

Pfizer tha se regjimi me dy doza të vaksinës origjinale mund të mos ofrojë mbrojtje të mjaftueshme kundër infektimeve me variantin Omicron.

Megjithatë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se marrja e tri dozave të Pfizer/BioNTech dhe Moderna ofrojnë 90 për qind mbrojtje nga hospitalizimet./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Omicron apo Delta?/ Alimehmeti publikon studimin e fundit, cili është më i rrezikshëm

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit për sa i përket rrezikshmërisë së variantit të COVID, Omicron krahasuar me Deltan.

Mjeku thotë se Omicron ka më pak risk për shtrim në spital dhe humbje jete në krahasim me Deltën.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se pas të dhënave spitalore nga Afrika e Jugut, Skocia, Anglia, SHBA dhe Kanadaja, ka ardhur konfirmimi edhe nga Portugalia.

Studimi i publikuar nga Alimehmeti:

“Në shkencë konsensusi është i parëndësishëm. Rëndësi kanë rezultatet e riprodhueshme.”

Cit.: Michael Crichton

Omicron ka më pak risk për shtrim në spital dhe humbje jete në krahasim me Deltën!

Pas të dhënave spitalore nga Afrika e Jugut, Skocia, Anglia, SHBA dhe Kanadaja, vjen konfirmimi edhe nga Portugalia.

Studiuesit e autoriteteve zyrtare shëndetësore në Portugali hulumtuan në detaj dhe prepublikuan me 23 Janar 2022 të dhënat mbi:

9.397 të infektuar me Delta dhe

6.581 të infektuar me Omicron.

Rezultatet flasin qartë që Omicron ka më pak risk se Delta!

Të shtruar në spital:

148 (1.6%) e të infektuarve me Delta dhe

16 (0.2%) e të infektuarve me Omicron.

75% më i ulët risku i shtrimit në spital me Omicron në krahasim me Deltën.

Humbje jete:

26 (0.3%) humbje jete me Delta dhe

LEXO EDHE:  “Jam shumë i rënduar nga ana shëndetësore”/ Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve infektohet me koronavirus

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e parë nga virusi britanik në Maqedoninë e Veriut

0 (0%) humbje jete me Omicron.

86% më i ulët risku për humbje jete me Omicron në krahasim me Deltën.

Qëndrimi në spital:



8.6 ditë mesatarisht me Deltën dhe

3.7 ditë mesatarisht me Omicron.

4 ditë më pak shtrim në spital me Omicron në krahasim me Deltën.

Të dhëna të tjera që marrim nga ky studim:

Shtrime në terapi intensive, si përqindje e shtrimeve spitalore:

17 raste (11.5%) me Delta u shtruan në terapi intensive,

0 raste (0%) me Omicron në terapi intensive.

Në grupin e të vaksinuarve Omicron kishte 64% më pak risk për shtrim në spital në krahasim me Deltën.

Në grupin e të pavaksinuarve Omicron kishte 79% më pak risk për shtrim në spital në krahasim me Deltën.

Më shumë mund të shohim në tabelën S1 se në krahasim me Deltën:

vetë Omicron e ul gjasën e vdekjes me 86% (1 – 0.14), por

nëse edhe është kryer vaksinimi me dy doza, gjasa e vdekjes ulet edhe me 66.5% më shumë, ndërsa

nëse është kryer edhe doza e tretë, gjasa e vdekjes ulet edhe me 95.4% më shumë.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Për detaje:

https://www.medrxiv.org/con…/10.1101/2022.01.20.22269406v1

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani: Nuk ndryshojnë masat aktuale ndaj koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Federata dhe landet duan t’i përmbahen kursit aktual të masave ndaj pandemisë së koronavirusit.  “Eshtë e drejtë ta vazhdojmë këtë kurs”, tha kancelari Olaf Scholz pas konsultimeve (24.01) me kryeministrat e landeve. Kësisoj do të vazhdojë të jetë në fuqi kufizimi i kontakteve, „kudo ku grumbullohen shumë njerëz bashkë”. Kancelari shtoi, se: „Ne nuk e dimë se si do të zhvillohen më tej shifrat e infeksioneve”,nëse do të ketë zhvillime dramatike” apo nëse Gjermania do ta kalojë relativisht mirë këtë periudhë. Ndaj është e rëndësishme, “që të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”.

Federata dhe landet kanë arritur gjithashtu „në përfundimin, se në thelb javët e ardhshm gjithçka do të mbetet kështu siç është aktualisht”, tha kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer. “Pra nuk do të ketë ashpërsim të masave, por as zbutje të tyre.” Fakti që dinamika e përhapjes së variantit shumë ngjitës Omikron deri tani në Gjermani ka qenë e ulët krahasuar me vendet e tjera, ka të bëjë me masat mbrojtëse të aplikuara me vendosmëri, thanë Scholz dhe Kretschmer njëzëri. Kryeministri i Saksonisë iu referua së ashtuquajturësrregullorja 2G (i shëruar ose i vaksinuar) për aksesin në mjediset e tregtisë me pakicë (përpos supermerkatove) dhe kufizimeve në gastronomi.

Perspektivë për hapje

Kryeministri i landit të Renanisë Verior-Vestfalisë, Hendrik Wüst pas konsultimeve theksoi angazhimin e dyfishtë për luftimin e pandemisë. “Ne duhet që javët e ardhëshme të orientohemi në dy drejtime”, tha politikani kristiandemokrat. Federata dhe landet do të verifikojnë eventualisht edhe ashpërsimin e masave, por njëkohësisht do të kujdesen edhe për perspektivën e hapjes. Ministria e Shëndetësisë pret që vala omikron të arrijë kulmin në mes të shkurtit.

Sipas të dhënave të kryebashkiakes që qeverisës në Berlin Franziska Giffey federata dhe landet ranë dakord për luftimin e pandemisë në tre drejtime: në sfondin e rritjes së shifrave të infeksioneve synohet mbrojtja e infrastrukturës kritike, rishqyrtimi i sistemit të gjurmimit të kontakteve dhe ndryshimi i strategjisë së testimeve.

LEXO EDHE:  Humbja e orëve të punës në botë, e barabartë 195 milion vende pune me kohë të plotë

LEXO EDHE:  Të infektuarit dalin “rrugëve”/ Mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë në Mat



Federata dhe landet vendosën gjithashtu ndryshim të dukshëm të strategjisë së ndjekur deri tani me testet. Paraqitja e vërtetimit për testin më të sigurtë PCR ndaj infeksionit me koronavirus do të aplikohet për grupet më të rrezikuara si personeli i klinikave dhe strehimoreve të kujdesit. Të gjithë personat e tjerë në të ardhmen edhe pas një testi pozitiv mund ta verifikojnë atë me një test të dytë të shpejtë. Arsyeja e këtij ndryshimi ka të bëjë me posedimin jo mjaftueshëm të testeteve PCR. Kapacitete aktuale të këtyre testeteve janë rreth 300.000 në ditë, por me rritjen e mundshme të infeksioneve ato do të jenë të pamjaftueshme. Landet i kërkojnë federatës që „sa më shpejt të rrisë kapacitetet me teste PCR”.

Fushatë për forcimin e vaksinimit

Kancelari njëkohësisht prezantoi një fushatë të re për përforcimin e vaksinimit me dozën e tretë. Kjo fushatë sensibilizimi synon t’u drejtohet edhe atyre njerëzve, që deri më sot nuk janë sensibilizuar. Në pllakata, në radio e në rrjetet sociale, sipas të dhënave, përdoret sllogani: “Vaksinimi ndihmon. Edhe të gjithë ata, që ti i do”. Qëllimi është që në ditët e javët e ardhëshme mundësisht sa më shumë njerëz të binden për vaksinimin – kryesisht për vaksinën e parë dhe të tretën përforcuese.

Në Gjermani janë vaksinuar gati 75 përqind e popullsisë me dy dozat e para. „Duhet të jenë shumë më tepër”. Krahasuar me vende të tjera Gjermania është më dobët.

Incidenca shtatë ditore sipas Institutit Robert Koch (RKI) ka arritur vlerën me të lartë me 894,3 (datë 25.01.)0,3 – Qendrat shëndetësore publike njoftuan të martën 126.955 raste të reja në një ditë. Numri i pacientëve në pavionet e trajtimit intensiv ka shërish rritje të lehtë, Sipas të dhënave të hënën (24.01) ishin 2438 pacientë nën kujdes intensiv. Në pikun e valës së katërt në dhjetor kanë qenë rreth 5000 pacientë në trajtim intensiv./DW

LEXO TE PLOTE