LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i Shëndetësisë mesazh të fortë/ “Kolegë infeksionistë dhe epidemiologë heshtni!”

19 Maj 2020, 14:08, Politikë CNA
Ish-ministri i Shëndetësisë mesazh të fortë/

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka bërë një thirrje të fortë për kolegët infeksionistë dhe epidemiologë.

Duke marrë shkas nga prishja e Teatrit Kombëtar mes tensionesh dhe takimi i Erion Veliajt me disa qytetarë, Vasili kritikon mjekët se nuk kanë kurajo profesionale të ndalojnë ndalojnë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës. Nënkryetari i LSI thotë se nëse flasin për distancim social fyejnë veten.

?Meqë nuk keni kurajon tu tregoni vendin Edi Ramës dhe shëmbëlltyrave të tij në Bashki, tani e tutje mos flisni më për distancim social sepse fyeni veten. Qindra policë të Edi Ramës ngjeshur me njëri-tjetrin dhe përqafimet neveritëse bashkiake edhe më të moshuar janë fakte shumë të rënda dhe në mes të ditës.

Ju nuk keni kurajo profesionale t?i ndaloni këta sharlatanë politikë. Ndaj heshtni sepse të flasësh këtej e tutje për distancim social është më shumë se turp. Këta mbyllën një televizion për një të ftuar më shumë në studio edhe duke e respektuar distancën sociale, gjobisin qindra qytetarë e mbyllin biznese, ndërsa po vetë këta dhunojnë çdo rregull. Ndaj heshtni!!!?, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga