Connect with Us

Hap i rëndësishëm në karrierë, talenti shqiptar pranë akordit me klubin e njohur italian

Sport

Hap i rëndësishëm në karrierë, talenti shqiptar pranë akordit me klubin e njohur italian

Publikuar

-

Pritshmëritë për Erald Laktin janë të mëdha. Jo më kot mesfusori shqiptar është pjesë e një klubi si Fiorentina, ndërsa ka qenë pjesë e të rinjve vjollcë. Tashmë, 20-vjeçari gjithnjë në pronësinë e Fiorentinës, është i huazuar në Serinë C te klubi i Gubios.

Megjithatë, për sezonin e ardhshëm objektivat e Laktit janë më ambicioze. Mesfushori shpreson që në verë të bindë Fiorentinën ta mbajë pjesë të skuadrës së parë, por edhe nëse nuk ndodh kështu atëherë pritet të gjejë një klub më të rëndësishëm për të vazhduar rritjen e tij. Kështu, së fundmi në skenë ka dalë emri i klubit të Peskarës.

Klubi, pjesë e të cilës është edhe Ledian Memushaj, duket se ka nisur negociata me Fiorentinën dhe pëlqen seriozisht ta ketë në organikë Laktin. Tashmë, mbetet për t’u parë cili do të jetë plani i vjollcëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Ndeshja ndaj Teutës, Soldado futet në historinë e Granadës

Publikuar

-

Nga

Granada nuk e pati aspak të vështirë të kualifikohej për në turin e tretë të Ligës së Europës ditën e djeshme teksa mposhti me shifrat e thella 0-4, Teutën. Durrsakët nuk ia dolën të bënin rezistencë dhe madje u ndëshkuan që në minutën e pestë të pjesës së parë, teksa Roberto Soldado nuk fali nga brenda zonës duke mposhtur portierin Frashëri me një goditje shumë të kalibruar.

Pikërisht, ky gol ishte i veçantë për sulmuesin 35-vjeçar, po ashtu ishte i veçantë edhe për klubin spanjoll. Granada e kishte përballjen ndaj Teutës të parën në histori në lidhje me kompeticionet europiane, ndërsa ish-sulmuesi i kombëtares së Spanjës u shndërrua në futbollistin e parë në historinë e klubit që realizon në Europë.



Një arritje të cilën klubi, por edhe sulmuesi do ta mbajnë mend dhe do ta shënojnë në librat e historisë teksa do të kujtojnë përballjen me ekipin shqiptar të Teutës.

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Nga goli me dorë “alla Maradona” te 3 penalltitë dhe 2 kartonët e verdhë, shikoni ndeshjen e çmendur ku vendosi drejtësi Jorgji

Publikuar

-

Nga

Të gjithë kemi parë eliminimin e Laçit nga Hapoel Beer Sheva në minutat e fundit të takimit, atje ku ekipi shqiptar u ndëshkua me dy gola në minutat e fundit. Megjithatë dëshpërimi i ndierë nga kurbinasit është shumë pak me përjetimin e ndeshjes më të çmendur në këtë tur të dytë në “Europa League”.

Bëhet fjalë për përballjen mes ekipit Ararat Armenia dhe Fola, e cila kërkonte një punë të jashtëzakonshme për Jorgjin. Fillimisht arbitri shqiptar ndëshkoi në minutën e 39 dhe 43 dy herë me kartonë të verdhë lojtarin e skuadrës armene, Junior, i cili e la fushën e lojës përpara kohe.



Rezultati mbërriti në shifrat 1-3 në minutën e 81 dhe kur ndodheshin në fushë me një lojtar më tepër, ekipi i Luksemburgut e quajti si të mbyllur kualifikimin. Një tjetër detaj i veçantë vjen në minutën e 71 atje ku sulmuesi i Folas, Bensi, e dërgoi topin në rrjetë duke kërkuar të përsëriste “dorën e Zotit”, si dikur me Maradonën.

Megjithatë Jorgji arriti që ta vëzhgonte dhe të mos e quante këtë gol, duke e ndëshkuar edhe me karton të verdhë. E kur pritej mbyllja e ndeshjes vijnë edhe dy penallti në minutat shtesë që u akorduan në favor të ekipit armen. Të dyja do të gjenin rrjetën dhe për më tepër në krahun e Folës u ndëshkua me të kuq Pimentel për të kthyer baraspeshën edhe në numrin e lojtarëve. Në të tilla kushte ishte morali i lartë i vendasve që vendosi kthesën e madhe në minutën e 113 për t’i dërguar shifrat në 4-3.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sirena italiane për Baren, shikoni ku mund të transferohet mesfushori shqiptar

Publikuar

-

Nga

E ardhmja e Keidi Bares me shumë mundësi do të jetë larg Malagës. Klubi spanjoll kërkon ta shesë futbollistin shqiptar në mënyrë që të përfitoj financiarisht, duke qenë se kanë goxha probleme ekonomike.

Por, nëse para pak ditëve e interesuar për mesfushorin ishte vetëm Espanjol, së fundmi në horizont janë shfaqur edhe disa ekipe italiane ku më i rëndësishëm është interesimi nga ana e Udinezes.



Klubi nga Friuli po zhvillon sondazhe për fierakun, i cili pasi ka provuar shijen e La Liga me fanellën e Atletiko Madrid, tashmë mund të ketë shansin të luaj në një kampionat elitar të Europës siç është Serie A, e në këtë formë t’i bashkohej kolonisë shqiptare në Itali. Ndërkaq, pas Udinezes në listën e pretendenteve për Baren janë edhe Parma e dy ekipe të Serisë B si Pisa dhe Salernitana

LEXO TE PLOTE