Connect with Us

Gjendet një minë e Luftës së I Botërore, në Porto Romano/ Rrethohet menjëherë zona

Kronika

Gjendet një minë e Luftës së I Botërore, në Porto Romano/ Rrethohet menjëherë zona

Publikuar

-

Një minë e Luftës së Parë Botërore është gjetur sot në Porto Romano në zonën e quajtur “Bisht Pallë”.

Mësohet se municioni luftarak është gjetur gjatë hapjes së një kanali, afër Portit, nga një banor i zonës.

Zona është rrethuar menjëherë, ndërkoha pritet të mbërrijnë forca xheniere për të bërë verifikimet e duhura dhe transferuar minën luftarake./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasje dhe trafik droge/ Kush janë katër “të fortët” e radhës në shënjestrën e OFL-së

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, katër shtetasve.

OFL bën të ditur se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– U. S., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”;

– A. B., banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– E. D., banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

LEXO EDHE:  Mali, militantet rrethojne hotelin, 12 te vrare, kater shtetas te huaj

LEXO EDHE:  Harta e dhimbjeve të barkut/ Identifikoni zonën dhe zbuloni shkakun

– S. T., banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL po ashtu thekson se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nga Robert Budina te Liçaj e Stresi/ Personat e proceduar nga policia pas protestës për Teatrin

Publikuar

-

Nga

Pas protestës së zhvilluar pasditen e djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht disa artistë dhe aktivistë.

Kështu mësohet se uniformat blu kanë nisur procedimin për Robert Budinën, Neritan Liçajn, Adriana Kalajën, Arkimed Lushaj (Stresi), etj.

Sipas policisë, personat e sipërpërmendur kanë marrë pjesë në protestën e paligjshme, duke kundërshtuar punonjësit e rendit publik, prishur qetësinë publike dhe penguar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

LEXO EDHE:  400 forca te RENEA-s rrethojne Lazaratin

Më herët, efektivët arrestuan edhe Arben Qyranin, sepse sipas tyre, ka hedhur sende e lëndë piroteknike në drejtim të turmës, duke iu rrezikuar jetën personave të pranishëm.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U vetëdorëzua 3 ditë më parë/ Apeli lë në burg Jaeld Çelën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit kalënë në fuqi masën “arrest me burg” për Jaeld Çelën.

Ish efektivi i lartë i policisë i dyshuar si i përfshirë në grupin e Habilaj, u dënua me 3.4 vjet burg për shpërdorim detyre, në dosjen ku u dënua dhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Përpara se të vetëdorëzohej në polici, Jaeld Çela shpërndau një letër përmes avokatit të tij ku shpjegon arsyet e dorëzimit dhe fshehjes për më shumë se dy vite nga drejtësia.
Çela shkruante se është i bindur për pafajësinë e tij dhe se drejt kësaj gjëje duhet të shkojë dhe drejtësia në shkallët e tjera të gjyqësorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE