Connect with Us

Emrat/ KLP zgjedh tre prokurorët që do të shkojnë në SPAK

Vetingu

Emrat/ KLP zgjedh tre prokurorët që do të shkojnë në SPAK

Publikuar

-

Këshili i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot intervistat me kandidatët për në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur si SPAK.

Kështu mësohet se pas përfundimit të intervistave, prokurorët e zgjedhur për në SPAK janë: Sotir Kllapi, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

KLP bën të ditur se nga katër kandidatët në garë, Sotir Kllapi mori 174 pikë, Dritan Prençi 171 pikë, Vladimir Mara 168 pikë dhe Dorina Bejko 158 pikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Një tjetër prokurore i shtohet SPAK

Publikuar

-

Nga

Një tjetër prokurore i shtohet SPAK

Një tjetër prokurore do të jetë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Mësohet se bëhet fjalë për Manjola Kajana, e cila u rikonfirmua në detyrë nga KPA, duke e çuar kështu në 13 numrin e prokurorëve.

Në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se u shqyrtua ankimimi i Komisionerit Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë një vit më parë.

“Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore. Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Në seancën e dytë dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu vu në dukje një denoncim që ngrinte dyshime për njëanshmëri në dy vendime të prishura nga Gjykata e Lartë dhe dyshimet për konflikt interesi. Gazidede mohoi akuzat, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Nga Vladimir Karaj

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidede u përball në një seancë të dytë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një denoncim që ngrinte dyshime për konflikt interesi dhe gjykim të çështjeve të njëjta në dy shkallë të gjyqësorit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Firdes Shuli anëtare, bëri me dije se çështja ishte shtyrë, pikërisht për shkak të denoncimit të marrë në ditën e seancës dëgjimore të 10 janarit 2020.

Sipas denoncuesit, Gazidede kishte shqyrtuar si gjyqtare e Shkallës së Parë dhe më pas si gjyqtare e Apelit dy çështje të njëjta, duke dëmtuar paanshmërinë e procesit. Sipas denoncimit, Gjykata e Lartë që kishte shqyrtuar ankimin e palëve, e kishte përdorur këtë si argument për prishjen e vendimeve të Apelit. Po ashtu, denoncuesi pretendonte se Gazidede ishte në konflikt interesi dhe se kishte gjykuar çështje me palë kompaninë Albtelekom, në të cilën kishte aksione. Gazidede i kundërshtoi akuzat. Ajo tha se për një nga çështjet, gjykimi i saj kishte qenë i arshivuar dhe edhe pse palët ishin të njëjta dhe objekti i saj i ngjashëm.

Gazidede tha se në rastin e dytë, ajo nuk kishte gjykuar çështjen siç përmendej në denoncim, por kishte zhvilluar vetëm një seancë paraprake. Gjyqtarja tha se kjo seancë kishte dështuar, pasi palët nuk kishin qenë të pranishme dhe pas kësaj ajo kishte kaluar në dhomën penale dhe çështja ishte rishortuar. E pyetur nga relatorja se pse Gjykata e Lartë kishte vendosur të prishte vendimet e Apelit Administrativ, nisur edhe nga prania e saj në këto çështje më herët, Gazidede tha se “Gjykata e Lartë nuk kishte pasur arsye ta shikonte kaq thellë rastin”. Ajo vuri në dukje se vendimet kishin qenë unanime dhe se prania e saj nuk kishte ndikuar në proces. Gazidede po ashtu mohoi akuzat për konflikt interesi për shkak të aksioneve në kompaninë Albtelekom. Ajo tha se aksionet, prej të cilave ishte hequr dorë, ishin të papërfillshme.

“Janë vetëm 0.000333 për qind,” tha ajo, duke theksuar se ishin përfituar nga bashkëshorti si punonjës i kompanisë kur ajo ishte shtetërore. Ajo shtoi se vlera e tyre ishte e vogël dhe se asnjëherë nuk kishin përfituar dividentë nga kompania. “Nëse de jure vlerësohet si shkelje, de fakto s’ka pasur pasoja,” shtoi jo, duke theksuar se vlera e aksioneve kishte qenë vetëm në letër. Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Në janar të këtij viti ajo u përball në seancë dëgjimore me një raport negativ nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Konfliktit të Interesit, ILDKPKI dhe me barrën e provës për disa prej pasurive. KPK vuri në dukje disa mosdeklarime dhe mungesë burimesh. Gjyqtarja pretendoi se mosdeklarimet ishin “gabim njerëzor”, ndërsa kërkoi të merreshin parasysh punë dhe të ardhura që nuk ishin parë nga Komsioni.

Edhe në këtë seancë, asaj iu vu në dukje si konflikt interesi pasja e askioneve, ndërsa u tha se i ishte kaluar barra e provës edhe për një sërë gjetjesh në kriterin e profesionalizmit. Gazidede ka kërkuar në të dy seancat konfirmimin në detyrë. Vendimi pritet të njoftohet më 10 korrik 12.00.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Dokumenti-Skandali në Gjykatën e Rrethit Tiranë/ Gjyqtarja shkel ligjin

Publikuar

-

Nga

Në vendin tonë shpesh, institucionet të cilat duhet të bëjnë drejtësi për qytetarët, duket se janë ato që bëjnë padrejtësi ndaj tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me një padi të bërë nga një shtetas shqiptar.

Në datë 15.01.2020, shtetasi me inicialet G.L. vendos të hapë padi civile ndaj shtetasit me iniciale Z.Z , pronar dhe administrator i një firme ndërtimi në Tiranë, për blerjen e tokës në zonën e Saukut, ku i padituri nuk ka realizuar aktin e shitjes së kësaj toke pas përfitimit të shumës 22,500 Euro nga paditësi në vitin 2013, shumë e cila përbente të gjitha kursimet familjare të këtij qytetari dhe familjes së tij.

Në datën 09.06.2020 gjyqtarja e rrethit gjyqësor Tiranë, Fida Osmani, pasi ka shqyrtuar padinë dhe aktet VENDOS: KTHIMIN E PADISË DHE AKTEVE PA VEPRIME, si padi me të meta.

Arsyetimi që e nderuara ka bërë për klasifikimin e padisë me të meta janë adresat e pasakta të të paditurve (të gjithë bashkëpronarëve të truallit), të cilin e bazon ne nenin 145/a.

E nderuara ama ka harruar të vërtetojë këtë fakt, pasi i vetmi burim i saktë i gjeneraliteteve dhe adresave të shtetasve është Gjendja Civile e Republikës së Shqipërisë. Ajo e ka cilësuar padinë me të meta duke SUPOZUAR që adresat janë të pasakta.

Për të vijuar më tej, Neni 130 i Kodit të Procedurës Civile, thotë se: “Njoftimi shkresor i njoftohet personit të thirrur KUDO KU AI GJENDET, Neni 131 thotë se: Kur nuk është i mundur njoftimi sipas dispozitave të nenit 130, ai bëhet në zyrën e tij apo në vendin ku ushtron veprimtarinë tregtare”.

Neni 133 thotë se: “Kur nuk dihet vendbanimi, njoftimi bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në Gjykatë dhe në vendin e afishimit, ku ai ka patur banesën e fundit, gjithashtu në faqen elektronike zyrtare të Gjykatës”.

Të gjitha këto nene të Kodit të Procedurës Civile, janë anashkaluar dhe trajtuar si joekzistente nga gjyqtarja.

Nga të gjitha këto duket qartë që qëllimi në vetvete i gjyqtares ka qënë të mbrojë të paditurin.

Me vendimin KTHIM TË PADISË PA VEPRIME, gjyqtarja FIDA OSMANI ka vendosur: Hajduti milioner Z.Z të mbajë token dhe 22.500 Euro, ndërsa i dëmtuari të jetojë me faktin që i janë vjedhur 22.500 Euro ose të kërkojë mënyra të tjera për vendojsen e drejtësisë.

Edhe pse ka kaluar një muaj nga zbardhja e vendimit, paditësi nuk ka marrë në dorë këtë vendim nga Gjykata, për ta ankimuar atë në Gjykatën e Apelit. Përpjeket e tij për të marrë në dorezim personalisht vendimin në gjykatë kanë rezultuar të pasukseshme deri më sot./ CNA.al

LEXO TE PLOTE