Connect with Us

E BUJSHME/ Futbollisti i Lacios i bashkohet në stërvitje Skënderbeut, ja lista e lojtarëve të pranishëm në seancën e parë

Politikë

E BUJSHME/ Futbollisti i Lacios i bashkohet në stërvitje Skënderbeut, ja lista e lojtarëve të pranishëm në seancën e parë

Publikuar

-

Nën urdhrat e Ilir Dajës, Skënderbeu ka filluar zyrtarisht përgatitjet, por me një seancë të lehtë fillimisht në rezidencën e klubit në “Tropikal”. Mesfushorët Shqiprim Taipi dhe Beli Lukaj janë ende në Zvicër dhe sot ose nesër mund të ketë një përgjigje zyrtare për rikthimin e tyre.

Duke parë shkëputjen e gjatë nga futbolli i luajtur, në seancën e parë stërvitore të ditës së djeshme trajneri nuk ka dashur ta ngarkojë ekipin fizikisht dhe është limituar me një seancë të thjeshtë fizike. Prej ditës së sotme gjithçka do të fillojë më intensivisht.

Skenderbeu grumbullimi

Trajneri ka vendosur që të zhvillojë nga dy seanca të plota në ditë, fillimisht paradite me ushtrime fizike dhe më pas gjatë pasdites më specifikisht. Kjo do të thotë se duke parë edhe ditët e pakta që ka në dispozicion, trajneri Daja do të nxitojë për ta bërë gati ekipin për në 3 qershor, kur kalendari i rezervon ndeshjen ndaj Partizanit në kryeqytet.

Skenderbeu tropikal

Vlen për t’u theksuar se me skuadrën e Skënderbeut ditën e djeshme u stërvit edhe Dean Liço, djali i zv.trajnerit të skuadrës korçare, i cili është pjesë e moshave të Lacios. Liço prej disa javësh ndodhet në Shqipëri, ku më herët u stërvit me trajner individual në Vlorë.

lista

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

 “Të pabesë e të pa Zot”/  Sandër Lleshaj “justifikon” dhunën e policisë tek Teatri

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar ashpër pas akuzave të forta të opozitës, artisëve dhe shoqërisë civile ndaj Policisë së Shtetit, për dhunën tek Teatri Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj, vlerëson maksimalisht punën e policisë, e cila sipas tij, punon pa urdhra nga politika, por vetëm përmes ligjit.

Lleshaj jep edhe një mesazh të fortë për opozitën, ndërsa shkruan se “Ka pasur këto ditë disa “skifterë” të shkretë, që e kanë kërkuar tek policia shënjestrën e tyre, duke harruar se ajo nuk vendos, as për ndërtimin dhe as për shkatërrimin e ndërtesave. Ka pasur disa syresh që nuk e kanë kursyer as dorën frikacake për të goditur ndaj vajzave dhe djemve të policisë.

Dhe pasi hedhin gurin, pasi mbarojnë me kapitullin e thirrjeve për revolucion e gjak, kalojnë paturpësisht tek ai i të drejtave të njeriut. Bërtasin si shpirtra të këqij për të drejtat e veta edhe përballë policëve, a thua se këta të fundit nuk janë njerëz, nuk janë qytetarë dhe nuk kanë të drejta. Bërtasin pikërisht ata që nuk kanë pasur asnjë grimë turp e asnjë grimë humanizëm, kur kanë përshëndetur derdhjen e gjakut nga armët e shtetit në 2011. Pikërisht ata skutha, të pabesë e të pa Zot”, shkruan Lleshaj mes të tjerash.

Gjithashtu ai “justifikon” dhunën e policisë, ndërsa shkruan se “Policia sot nuk merr urdhra për veprimet e saj operacionale. Jo. Ministri i Brendshëm nuk jep urdhra për veprimet operacionale.

“Urdhri” i saj i vetëm është ligji, përballë të cilit ajo duhet të jetë thjesht e verbër, për të mos bërë interpretime të tipit: ky është me rëndësi, ky është përtej ligjit, ky është mbi ligjin, ky është vetë ligji, ky është antiligji.”.

Mesazhi i plotë i Lleshajt:

Po. Tek policët qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm.

Oficerët e policisë mbajnë në uniformë simbolet e Republikës, kanë atributet e zbatuesit të ligjit, kanë përgjegjësi dhe mbrojtje të veçantë ligjore. Për këtë arsye, tek ata duhet ta shohim Ministrin, madje edhe më shumë duhet të shohim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuesit e tjerë të saj. Edhe shoqëria jonë mund të shohë tek polici diçka nga vetja. A nuk janë ata, në fund të fundit, një pjesë e saj? A nuk edukohen ata në familjet tona, në shkollat tona, në forumet tona publike?

Unë për vete e kam pranuar këtë sfidë të identifikimit edhe me policët e Shqipërisë. Dhe nuk jam zhgënjyer prej saj.

Përgjatë një viti tektonikash politike dhe gjeologjike, por edhe gjatë muajve të një flame që gjunjëzoi planetin, ata kanë qëndruar në këmbë, në shërbim. Të heshtur, profesionistë, patriotë, trima, humanë, plot privacione dhe probleme, modestisht të trajtuar ata kanë mbajtur barrë të mëdha për të gjithë ne.

Kur të gjithë sistemoheshin në këndet e shtëpive të tyre, për të ndjekur nga TV “ndeshjen” e radhës të politikës së rrugës, ata rreshtoheshin përballë batareve të molotovëve dhe kapsollave, kur të gjithë interesoheshin për më të dashurit e tyre gjatë tërmetit, ata kujdeseshin për të tjerët, kur të gjithë mbylleshin në shtëpi me familjen për t’iu shmangur valës së pandemisë, ata ishin në zemër të vorbullës së saj.

Ata e lënë përherë familjen, kur të tjerët rendin drejt familjeve të tyre në ditë të vështira.

Pavarësisht kushteve, ata kanë arritur të sigurojnë parametra të sigurisë dhe rendit publik, që janë më të mirat në historinë e vendit dhe shumë pranë mesatareve europiane; kanë arritur të fshijnë njolla të mëdha nga portreti i Shqipërisë; kanë kontribuar thelbësisht që vendi të bëjë hapa të rëndësishëm drejt Europës.

Dhe në fakt janë po ata që kanë qenë edhe dje edhe pardje.
Megjithatë diçka ka ndryshuar. Rrënjësisht. Dhe Policia e Shtetit ka funksionuar. Plotësisht.

Dhe një ndër arsyet themelore për këtë është fakti se ajo nuk vepron me urdhra, por vetëm me ligje.

Mjeranë udhëhumbur kujtojnë se ende Policia vepron me urdhra, sipas modeleve të mbrapshta që kanë në kokat e tyre të mallkuara nga totalitarizmi. Në fakt, policia sot nuk merr urdhra për veprimet e saj operacionale. Jo. Ministri i Brendshëm nuk jep urdhra për veprimet operacionale.

“Urdhri” i saj i vetëm është ligji, përballë të cilit ajo duhet të jetë thjesht e verbër, për të mos bërë interpretime të tipit: ky është me rëndësi, ky është përtej ligjit, ky është mbi ligjin, ky është vetë ligji, ky është antiligji. Atë ditë që ne do t’i kërkojmë policisë që të bëjë vetë interpretime të ligjit, atë ditë vendi nuk ka më ligj.

Nga ana e tij, Ministri kujdeset që, së pari të japë me shembullin e tij një model të mirë të ushtrimit të përgjegjësisë publike, së dyti që policia të udhëhiqet drejt një kursi transformimi dhe modernizmi dhe, së treti, që ajo të mbikqyret gjatë plotësimit të misionit të saj ligjor në përputhje me interesin publik, ligjet dhe Kushtetutën.

Ka pasur këto ditë disa “skifterë” të shkretë, që e kanë kërkuar tek policia shënjestrën e tyre, duke harruar se ajo nuk vendos, as për ndërtimin dhe as për shkatërrimin e ndërtesave. Ka pasur disa syresh që nuk e kanë kursyer as dorën frikacake për të goditur ndaj vajzave dhe djemve të policisë.

Dhe pasi hedhin gurin, pasi mbarojnë me kapitullin e thirrjeve për revolucion e gjak, kalojnë paturpësisht tek ai i të drejtave të njeriut. Bërtasin si shpirtra të këqij për të drejtat e veta edhe përballë policëve, a thua se këta të fundit nuk janë njerëz, nuk janë qytetarë dhe nuk kanë të drejta.

Bërtasin pikërisht ata që nuk kanë pasur asnjë grimë turp e asnjë grimë humanizëm, kur kanë përshëndetur derdhjen e gjakut nga armët e shtetit në 2011. Pikërisht ata skutha, të pabesë e të pa Zot.

Njëri prej këtyre shprehej edhe kundër Ambasadës së SHBA, kinse ajo nuk paska mbajtur qëndrimin e duhur për shembjen e teatrit dhe ankohej se Amerika interesohet për vijimësinë e Shtetit Shqiptar!!!

Po! Fatkeqësisht po! Shqetësimi i tij ishte vijueshmëria e Shtetit Shqiptar.

Në të vërtetë, shqiptarët i janë përjetësisht mirënjohës Amerikës, pikërisht për këtë qëndrim “të ngurtë” dhe që nuk ndryshon kurrë, në mbështetje të vijimësisë së Shtetit Shqiptar, tashmë pjesë edhe e NATO-s.

Përgjatë tri dekadave të fundit ka pasur shumë tentativa për ta ndërprerë këtë vijimësi shtetërore, për t’i rrëzuar institucionet në emër të demokracisë. Kjo lojë tinëzare, e veshur me një mantel të rremë sloganesh “demokratike”, për fat të keq, ka dhënë edhe rezultate katastrofike.

Vijueshmëria e Shtetit Shqiptar, që në terma konkrete është vijueshmëria e institucioneve të tij, është interesi kombëtar numër një i shqiptarëve. Kontributi maksimal e pa kushte për këtë është detyra e çdo shqiptari, polici, ministri, kryeministri a presidenti.

Policia e Shtetit e ka kryer këtë detyrë shumë mirë gjatë kësaj periudhe. Ajo nuk është tërhequr, dhe as nuk është stepur përballë tentativave të rrezikshme kundër institucioneve të Shqipërisë. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe më mirë, ndonëse ka po ata policë, që dikur edhe nuk kanë mundur ta bëjnë siç duhet detyrën e tyre.

Ka jo pak vetë që pyesin se si është e mundur kjo? Si është e mundur që të njëjtat struktura, me të njëjtit njerëz, që dikur shpërbeheshin, sapo të fillonin goditjet e para nga grupet e keqpërdorura, sot funksionojnë dhe bëjnë detyrën, pa tejkaluar kompetencat ligjore dhe pa derdhur gjak shqiptari?

Është e thjeshtë përgjigja.

Sot ata munden pikërisht sepse urdhrat nuk i marrin nga partia nëpërmjet ministrit, por nga Shqipëria nëpërmjet ligjit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Po përgatitet “dosja gjigante”/ Evidentohen policët që dhunuan protestuesit tek Teatri

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar sot se se janë evidentuar të gjitha fytyrat e policëve që kanë dhunuar qytetarët, protestuesit dhe artistët tek Teatri.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se po përgatitet një dosje gjigande që do dorëzohet në Prokurori pë të nxjerrë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Sipas Vasilit askush nuk i shpëton dot përgjegjësisë dhe fton të githë qytetarët të evidentojnë ata që dënojnë qytetarët.

“Secili prej tyre që ngre dorën, e ka ai llogarinë personale të hapur me qytetarët dhe drejtësinë e popullit. Asnjë drejtësi nga kjo drejtësi e kapur, të jeni të bindur që nuk i shpëton dot. Është një fakt i paracaktuar që kushdo që sillet në mënyrë kriminale me njerëzit për hir të bukës së qelbur të trafikantë që i paguajnë, nuk mundet dhe nuk do i shpëtojnë kurrë. Është një betejë sy më sy me tërë ata që janë vënë në shërbim të krimit kundër qytetarëve dhe kundra të drejtave dhe lirive të tyre. Evidentimi i tyre është bërë në mënyrë të shkëlqyer, teknologjia është një mrekulli e madhe që është në duart tona dhe që po e shfrytëzojmë si asnjëherë më parë. Do vazhdojmë ti evidentojmë deri më një dhe të jeni të bindur që askush nga ata nuk do të falet.

Po e përsëris edhe njëherë. Është një llogari dhe është një hesap që e kanë ballë përballë në mënyrë individuale, secili për fajin që ka bërë. Askërkush të mos ketë iluzionin që do mund të mbrohet me fjalën “më urdhëruan”. Do të përgjigjen një më një. Ky është më shumë se sa deklarim! Ky është një betim! Faleminderit të gjithëve.”-tha Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Veliaj del “zbuluar”/ Si gënjeu sërish për krimin me Teatrin Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka gënjyer sërish në lidhje me krimin, sikurse e cilëson ajo, tek Tteatri Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se Veliaj vazhdon gënjeshtrat dhe së asnjë inspektim i dytë nuk është bërë tek Teatri.

“Asnje inspektim i dyte nuk eshte bere, kryebetonieri Veliaj vazhdon genjeshtrat per krimin me Teatrin Kombetar!

Doli kudo bashke me Maznikun e hoteleve me Fushen, dhe thane qe ajo godine sipas nje inspektimi te dyte do binte nga dita ne dite dhe ndaj e prishen naten kunder cdo gjeje ligjore.

Vete drejtuesi i atij instituti politik Agron Hysenlliu e pranon ne lidhje telefonike me TVT qe eshte vetem raporti pacavure i 2018 kane bere me inspektimin. Por ky “raport” u hodh poshte nga termetet, edhe sidomos nga ai i 26 nentorit ku teatri nuk pesoi asgje!”-shkruan Ina Zhupa.

Po ashtu ajo shkruan se Teatri i prishte punë kullave dhe shembja e tij, jap sheshin e ndërtimit për kullat dhe pastrimin e parave të pista të bandave.

“Naten, me gaz, me polici, pa ligj po hapnin sheshin e ndertimit per kullat nga pas qe teatri i prishte pune BANDES se KULLAVE te PASTRIMIT te PARAVE te PISTA.”-përfundon postimin Ina Zhupa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE