Connect with Us

Basha paralajmëron Ramën/ “Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit”

Politikë

Basha paralajmëron Ramën/ “Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit”

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha është pyetur mbrëmjen e sotme nëse është gati opozita për të sjellë diçka të re, duke marrë shkas nga skeptikët të cilët nuk i besojnë opozitës.

Kryedemokrai tha se opozita po bën një betejë të drejtë dhe paralajmëroi se është i vendosur të vazhdojë këtë rrugë dhe të ndëshkojë kryeministrin Edi Rama dhe shkelësit e ligjit.

“Kjo ishte një betejë joelektorale por e drejtë për Shqipërinë. Sot janë autoritetet europiane që flasin me të njëjtin zë si ne. Sot është Donad Tusk që po falenderon PD dhe po e inkurajon. Padiskutim që monumentet e shkatërruara mund të rindërtohen.

LEXO EDHE:  Vizita e Ramës në Gjermani/ Paloka: Rama gënjeu. Ja cilat janë parakushtet që kërkon Berlini

Përmasat e sfidës janë shumë të mëdhaja. Unë jam i vendosur që bashkë me opozitën dhe qytetarët të vazhdojmë këtë rrugë. Dhe jam i sigurt që askush nuk do të shpëtojë, askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit”, deklaroi Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tryeza për Reformën Zgjedhore/ Rudina Hajdari zbulon çfarë ka propozuar SHBA

Publikuar

-

Nga

Anëtarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari thotë se, Ambasada Amerikane në Tiranë ka sugjeruar ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend dhe implementimin e një sistemi që zbatohet aktualisht në Danimarkë.

“Ne duhet të gjejmë një konsensus lidhur me këtë pikë. Të zgjidhim çështjen e listave të hapura apo të mbyllura. Ambasada në email-in e saj ka cituar sistemin danez. Është njëlloj sugjerimi i një sistemi hibrid dhe duket një sugjerim i duhur për të arritur një konsensus në tryezë”, deklaroi znj. Hajdari.

“Shqiptarët e duan ndryshimin e sistemit dhe tani shohin një qëndrim të qartë të ambasadës amerikane. Duhet ta marrin shumë, shumë seriozisht këtë çështje. Është një rekomandim për të cilin duhet ë gjejmë vullnet politik për ta ndryshuar sistemin zgjedhor”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Basha irritohet keq me Ramën/ Nuk të bren ndërgjegja për braktisjen e vendit!

LEXO EDHE:  A është Edi Rama piktor eksibicionist !?

Sipas deputetes, deri tani të tri palët në tryezë, PS, PD dhe LSI kanë treguar se nuk kanë vullnet për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Sistemi i propozuar është proporcional rajonal me korrektim kombëtar me lista të hapura, Me këtë sistem nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin.

“Është njëlloj mënyre për të kapërcyer listën nga fundi. Bëhet përpjesëtimi i kandidatëve në momentin që një individ merr më shumë vota se sa lisa përcaktuese e kryetarit atëherë ti je në gjendje të marrësh atë vend që ta takon. Motivon përfaqësuesit dhe kandidatët dhe të punojnë sa më fort që të marrin vota”, u shpreh znj. Hajdari në Euronews.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rudina Hajdari e vendosur/ “Nëse nuk gjendet konsensus për ndryshimin e sistemit, nuk e votoj reformën”

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se synimet e saj për të ndikuar në reformën zgjedhore është që të arrihet edhe ndryshimi i sistemit, pasi në të kundërtën, nëse nuk do të ketë ndryshim ajo do ta braktisë tryezën e dialogut.

Hajdari tha se sistemi danez, i propozuar së fundmi nga SHBA-të dhe që është një sistem miks ku një pjesë e përfaqësuesve zgjidhen me proporcional kombëtar dhe një pjesë me proporcional zonal, mund të ishte një zgjidhje për vendin, pasi do ta çlironte sadopak nga ndikimi i kryetarëve të partive.

Ajo e pranoi se ky sistem nuk ishte perfekti, por e justifikoi me faktin se nevojitet konsensusi.

“Për mua nuk është zgjidhje perfekte, unë dua proporcional kombëtar me lista të hapura, por këtë kam në dorë, dua një konsensus për këtë çështje, që të ndryshohet cilësia e përfaqësimit, kjo është lufta ime,” – tha Hajdari duke këmbëngulur për ndryshimin e sistemit e duke shtuar se sistemi danez do t’i korrektonte listat e partive.

LEXO EDHE:  Parashikimi i frikshëm i ish-zv.kryeministrit të Berishës/Çfarë do ndodhë pas 22 korrikut

“Duhet medoemos një imponim ndaj partive që t’i demokratizojnë radhët e tyre, sepse nuk mund t’ia lësh në dorë atyre këtë gjë, me sistemin danez në zgjedhje kandidohen dhe fitojnë ata që kanë më shumë influencë,” – u shpreh Hajdari.

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik tha se do ta vazhdojë betejën e saj politike deri sa gjërat të ndryshojnë, në të kundërtën nëse nuk preket sistemi reforma nuk do të votohet.

“Nuk mund të hiqet nga tavolina sistemi zgjedhor, në rast se nuk gjendet konsensus për këtë, atëherë unë nuk e votoj reformën zgjedhore, jo vetëm nuk e votoj, por dal nga ajo tryezë” – theksoi Hajdari pwr Euro news.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta nga Shkodra/ “Çështja e Teatrit është e shenjtë”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta dha një prononcim për mediat, pas një takimi me myftiun e Shkodrës.

Teksa u pyet për shembjen e Teatrit Kombëtar, Meta nuk pranoi të flasë, ndonëse theksoi se çështja e Teatrit është e shenjtë.

“Tani këtu jam me myftiun dhe jam përpara një vendi të shenjtë kështu që nuk dua të flas për çështje të tjera, megjithëse edhe çështja e Teatrit është e shenjtë se është kombëtare”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Vizita e Ramës në Gjermani/ Paloka: Rama gënjeu. Ja cilat janë parakushtet që kërkon Berlini

Kujtojmë se Kreu i Shtetit është një ndër personat që ka kundërshtuar më fort këtë çështje, madje është i pari President që shkoi vetë në Gjykatën Kushtetuese dhe depozitoi kërkesën për shfuqizimin e vendimit të shembjes së Teatrit Kombëtar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE