Connect with Us

11 mijë teste të reja/ Manastirliu në laboratorin e ISHP: Intensifikim testimesh për gjurmimin aktiv të rasteve

Politikë

11 mijë teste të reja/ Manastirliu në laboratorin e ISHP: Intensifikim testimesh për gjurmimin aktiv të rasteve

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vizituar nga afër Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i cili ka vijuar punën pa u ndalur që nga dita e parë e epidemisë për diagnostikimin e Covid-19.

“Puna nuk ka ndalur për asnjë orë të ditës dhe të natës për të patur rezultatet në kohë reale, për të analizuar të gjithë territorin e vendit, për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet e shëndetësisë. Ne sot jemi në rreth 190 raste aktive, të cilat janë të shpërndara në 4 qarqe kryesore, por nga ana tjetër ajo çfarë nevojitet është vijimi i testimit dhe vijimi i gjurmimit të kontakteve të rrethit të parë, të rrethit të dytë, ashtu siç tashmë edhe në strategjinë e miratuar nga Komiteti i Ekspertëve është përcaktuar dhe është ndjekur”, tha Manastirliu.

Duke falenderuar stafin për punën dhe skarificën gjatë kësaj periudhe, Manastirliu u shpreh se, në fazën e rihapjes, do të intensifikohet testimi për gjurmimin aktiv të rasteve, ndaj edhe janë marrë të gjitha masat për forcimin e kapacieteve në Laboratorin e Referencës  në ISHP. 11 mijë teste të tjera kanë mbërritur në këtë laborator, financim i qeverisë shqiptare.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është se ky laborator do të vijojë të ofrojë të njëjtin standard dhe do të jetë edhe në vijim i furnizuar, pasi çfarë kemi bërë deri sot është që kemi qenë në një linjë me strategjinë e miratuar edhe me të gjithë rekomandimet e strukturave ndërkombëtare. Çfarë duhet tashmë nga ky moment dhe në vijim është forcimi i kapaciteteve të laboratorit të Insitutit të Shëndetit Publik për të vijuar dhe për të patur testime, për të gjurmuar dhe për të izoluar çdo rast të dyshuar”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Duke u ndalur tek testimet serologjike, Ministrja Manastirliu deklaroi se edhe në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT janë kryer deri tani mbi 1 mijë testime tek personeli shendetesor, duke vlerësuar si të suksesshme strategjinë e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

“Nga ana tjetër kemi vijuar me testimet e serologjisë për evidentimin e krijimit të antitrupave tek grupet e riskut.  Janë më shumë se 1 mijë personel shëndetësor të cilët kanë kryer analizën serologjike. Rreth 8% e tyre kanë krijuar antitrupa, pra rezultojnë 8% që kanë IGG positive”, tha Manastirliu.

Drejtuesja e ISHP, Albana Fico tha se po vijon furnizimi në vijim me testet e nevojshme, ndërsa drejtuesja e deparamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino deklaroi se po zgjerohen qendrat sentinel dhe po vijojnë trajnimet në të gjithë vendin për gjurmimin e rasteve të dyshuara.

Manastirliu bëri apel që në këtë fazë të rihapjes të rritet vigjilenca e strukturave dhe të përmirësohet sistemin i informacionit përsa i përket sistemit parësor në raport me qendrat sentinel, në raport me servejancën active dhe me të gjithë spitalet e vendit, për të mundësuar që në kohë reale testimin e rasteve, gjurmimin dhe izolimin në mënyrë që ne të kemi parandalim dhe kufizim të përhapjes së virusit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qytetarët i “tregojnë vendin” Ramës/ Lufta u bë për kullat, mos luani teatër me njerëzit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë postimin e Çun Lajçit, i cili shkruan se nuk e kuptonte se pse protestohej për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Rama shkruan se uron që së bashku me poetin ta inaugurojnë të dy Teatrin e ri.

Por, pas këtij postimi të kreut të qeverisë, qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke e akuzuar se qëllimi i shembjes së Teatrit është ndërtimi i kullave.

“Ore se te tha mire ai aktivisti ty . Vertet mendon ti se e hane njerezit qe e bet gjith kete per ceshtje estetike? Te gjithe e dime qe gjith kjo lufte midis qeverise dhe artisteve u be per te ndertuar kullat mbrapa Teatrit . Mos beni teater me njerezit te pakten .”-shkruan një qytetar.

Gjithashtu një tjetër qytetar citon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërtimit të kullave.

“E degjove mbreme Veliajn,tha që ai nuk e di cfare do behet mbrapa Teatrit.
Sebepi ishte prishja per të marre truallin,nuk u ka plasur ndonjehere ketyre per artin, as atyre që kane qënë me perpara në pushtet”-shkruan një tjetër qytetar.

LEXO EDHE:  Për punë në shtet tani do aplikohet online/ Gati rekrutimet, DAP udhëzues për testimet dhe intervistat

LEXO EDHE:  Manastirliu me ekipin e urgjencës së Spitalit të Traumës/ Përforcim shërbimit mjekësor gjatë ditëve të festave

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Nuk thotë apo kërkon njeri që ai të ishte akoma teatër kombëtar ku të zhvillohen shfaqje. Siç ke lënë një bunker aty 200 m me tutje pa pikë lidhje për të treguar historinë komuniste, ashtu të qëndronte edhe ajo karakatine për të treguar historinë e epokes së vet. Mund të ishte një muze (që Tiranës i mungojnë aq shumë). Kishe vende plot ku mund të ndërtohej një teatër pa prishur arkitekturën e qendrës. E njëjta gjë edhe me qendrën Toptani. Një strukturë pa lidhje. Po ashtu stadiumi juaj.”

Ndërsa një qytetar shkruan se gjithë bota i ruan “gërmadhet” dhe i restauron, nuk i shemb.

“Nje gje nuk kuptoj une. Si ka mundesi qe ne cdo vend ku kam levizur kam pare “germadha “te restauruara dhe te rregulluara per te mos ju prishur identitetin??Ndersa ne Shqiperi del gjithcka teper.”-shkruan qytetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasada e SHBA zbardh takimin e Yuri Kim me Ramën

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA ka zbardhur detaje të takimit që ka zhvilluar sot ambasadorja Yuri Kim, me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në faqen zyrtare, ambasada e SHBA shkruan se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.”-shkruan ambasada e SHBA.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e mirë/ Hapet shtëpia e pushimit për fëmijët e qendrave të përkujdesit social

Gjithashtu mësohet se ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha videokonferencë me kryeministrin grek/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, ka zhvilluar një videokonferencë me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis për të diskutuar situatën e krijuar nga pandemia por dhe masat e ndërmarra për përballimin e saj.

Basha bën me dije se gjatë bisedës e falenderoi kryeministrin grek për mundësitë e krijuara për punonjësit sezonalë nga Shqipëria në këto kohë të vështira.

“Sa më shumë mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë aq më mirë është për ekonominë tonë në këtë kohë krize. Shqiptarët në Greqi dhe komuniteti grek në Shqipëri janë ura të rëndësishme lidhëse mes dy popujve tanë.
Në këtë drejtim diskutuam edhe mundësinë e ndihmës për sektorin e turizmit shqiptar për të cilin kryeministri Mitsotakis u shpreh i gatshëm të na vërë në dispozicion strategjinë e tyre të menaxhimit të turizmit në këtë kohë pandemie.
Në emër të PD e falenderova kryeministrin grek për vullnetin e shprehur për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen si kryetar i Nea Demokracia, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane, për mbështetjen e dhënë nga PPE në promovimin e reformave të domosdoshme dhe përmbushjen sa më parë të 15 kushteve për integrimin europian të Shqipërisë”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Manastirliu në urgjencën e QSUT/ Spitalet në gadishmëri për festat e fundvitit

Më tej ai bën me dije se kryeministri Mitsotakis e siguroi se Greqia dëshiron dhe do të ndihmojë për një Shqipëri europiane, demokratike dhe me një ekonomi të zhvilluar./CNA.al

LEXO TE PLOTE